Register
X









Log in
X

Company Name

Komuna e Gjilanit

Phone Number

Company Place

Gjilan

Doktorë të mjekësisë (2), Teknik të dhëmbëve (2), Infermier (1)

Doktorë të mjekësisë (2), Teknik të dhëmbëve (2), Infermier (1)

Information

Publish Date

09.08.2017

End Date

22.08.2017

Categories

Mjekësi

Job Places

Gjilan

Job Description

Në bazë të nenit: 7, 8, 10 paragrafi 1, nënparagrafi 2.1, nenit: 15, të Ligjit të Punës nr: 03/L-212, nenit 5 të Kontratës Kolektive Sektoriale të Shëndetësisë, dhe U.A. nr: 14/2011 për rregullimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik, Drejtorati për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale publikon:

K  O  N  K  U  R  S

-I- Titulli: /2/ dy doktorë të mjekësisë
Mbikqyrës: Drejtori i QKMF-së
Kushtet:
-Përgaditja superiore/ Fakulteti i Mjekësisë- drejtimi i përgjithshëm/
-Të jetë i licencuar
-Të njohë punën me kompjuter
Kontrata e punës: në kohë të pa caktuar
Koeficienti: 7.2o
Orari i plotë i punës: 40 orë në javë
Përshkrimi i shkurtër i punëve: Ofron shërbime shëndetësore nga kujdesi primar shëndetësor , kontrollon pacientët, cakton diagnozat, ndërmerr veprimet e mjekimit të pacientëve, propozon hulumtime dhe masa për trajtimin e sëmundjes, konsultohet me kolegët, punon në QMF në shërbimet përkatëse të mjekësisë familjare, bën implementimin e programit të Mjekësisë Familjare, jep këshilla dhe udhëzime pacientëve sugjeron propozon dhe përshkruan terapinë e nevojshme, për punën e vet i jep llogari shefit të shërbimit dhe Drejtorit të QKMF-së.

-II- Titulli: /2/ dy teknik të dhëmbëve
Mbikqyrës, shefi dhe drejtori
Kushtet:
-Shkolla e mesme e mjekësisë/ drejtimi teknik i dhëmbëve/
-Të ketë  një  (1) vit përvoj pune profesionale në fushën përkatëse
-Të jetë i/e licencuar
Kontrata e punës : në kohë të pacaktuar
Koeficienti: 4.80
Orari i punës: 40 orë në javë

Përshkrimi i shkurtër i punëve: Bënë shkrirjen e masës së marrë nga  mjeku stomatolog , bënë punimin e lugës  individuale, vendosjen bedemave të  kafshimit, radhitjen e dhëmbëve , bënë zierjen  dhe  përpunimin final të protezës, bënë reparaturën e  protezave të  dëmtuara  sipas  preferimit  të  mjekut. Bënë vendosjen  e  dhëmbëve që  mungojnë  në protezën  mobile, kryen  edhe  punë  të tjera  sipas  urdhërit  të  personit  përgjegjës.

-III- Titulli: /1/ një infermier
Mbikqyrës, shefi dhe drejtori
Kushtet:
-Shkolla e mesme e mjekësisë/ drejtimi i përgjithshëm
-Të ketë  një  (1) vit përvoj pune profesionale në fushën përkatëse
-Të jetë i/e licencuar
Kontrata e punës : në kohë të pacaktuar
Koeficienti: 4.80
Orari i punës: 40 orë në javë

Përshkrimi i shkurtër i punëve:  jep informata pacienteve lidhur me kujdesin i cili ofrohet në institucionin shëndetësor, administron dhe mbanë lloogari për terapinë e përshkruar nga doktori , ndërmerr masa për parandalimin e infeksioneve, kontribon rreth mbajtje së higjenës , mirëmban në mënyrë të duhur të gjitha pajisjet e nevojshme për punë, merr pjesë në trajnime të organizuara me qëllim të shkëmbimit të njohurive shëndetësore në mjekësinë familjare, kontribon në krijimin e raporteve të shëndoshta mes pacientit dhe personelit , kryen  edhe  punë  të tjera  sipas  urdhërit  të  personit  përgjegjës.

Çdo aplikues për pozitat e lartcekura duhet të plotësoi dhe dorëzoj dokumentacionin me sa vijon:
-Fletë aplikacionin e plotësuar
-Dokumentacionin mbi përgatitjen dhe kualifikimin profesional/ fotokopje/
-Licencën e punës
-Vërtetimin mbi përvojën e punës  ku kërkohet përvoja e punës
-Dëshmin  nga  gjykata kompetente që nuk është  nën hetime (e vlefshme  brenda afatit gjashtë mujor)
-Çertifikatën  mbi gjendjen  shëndetësore (e vlefshme  brenda afatit gjashtë mujor)

Kandidatët të cilët aplikojnë për dy apo më shumë pozita të shpallura janë të obliguar që për çdo pozitë të plotësojnë nga një aplikacion dhe të cekin se për cilën pozitë aplikojnë.

Të gjithë kandidatët të cilët hyjnë në listën e ngushtë , do të ftohen në intervistë dhe për datën dhe vendin e mbajtjes së intervistës do të njoftohen me kohë.

Aplikacionet merren dhe të plotësuara dorëzohen në Arkivin qendror të Komunës së Gjilanit, gjegjësisht në zyrën për marrdhënie me publikun-shërbimi me qytetarë.

Afati për aplikim është /15/ pesëmbëdhjetë ditë, nga dita e shpalljes publike në gazetë ditore, dhe mjete tjera të informimit,
Dokumentet e pa kompletuara dhe ato të cilat arrijnë pas afatit nuk do të shqyrtohen.

Advertising
Advertising
Facebook