Register
X









Log in
X

Company Name

Medical Group sh.p.k.

Phone Number

+381 38 713 333

Company Place

Prishtinë

Përfaqësues mjekësor(1) Përfaqësues mjekësor përgjegjës për pajisje mjekësore (1), Inxhinier për punë në shërbimin e servisimit të pajisjeve medicinale (1), Asistente administrative/recepcioniste (1), Teknik të Farmacisë (2), Distributor

Përfaqësues mjekësor(1) Përfaqësues mjekësor përgjegjës për pajisje mjekësore (1), Inxhinier për punë në shërbimin e servisimit të pajisjeve medicinale (1), Asistente administrative/recepcioniste (1), Teknik të Farmacisë (2), Distributor

Information

Publish Date

04.12.2017

End Date

15.12.2017

Categories

Mjekësi | Inxhinier | Administratë | Të tjera...

Job Places

Gjilan | Prishtinë

Job Description

Medical Group sh.p.k., në kontinuitet të zgjerimit të aktiviteteve dhe plotësimit të vendeve të lira të punës , shpallë konkurs:

  1. Përfaqësues mjekësor regjioni i Gjilanit (një pozitë)
  2. Përfaqësues mjekësor përgjegjës për pajisje mjekësore (një pozitë)
  3. Inxhinier për punë në shërbimin e servisimit të pajisjeve medicinale (një pozitë)
  4. Asistente administrative/recepcioniste (një pozitë)
  5. Teknik të Farmacisë (dy pozita) 
  6. Distributorë (një pozitë)
  7. Okulist (një pozitë)

Kërkesat  për pozitën  A dhe B:

      Diplomë bachelor në shkencat mjekësore, ose në shkencat ekonomike, (administrim biznesi, menaxhment, dhe marketing. Kandidatët duhet të kenë njohuri për teknikat e shitjes, marketingun dhe promovimin e produkteve, njohja e produkteve mjekësore si dhe eksperienca në fushën e marketingut farmaceutik është përparësi. Të njohin gjuhën angleze dhe të posedojnë patentë shofer të kategorisë B. 

Kërkesat për pozitën C:

      Diplomë bachelor në shkencat elektroteknike,  ose shkencat biomjekësore, njohuri për teknologjinë mjekësore, dhe riparimet e pajisjeve medicinale.

Kandidatët duhet të shprehin interesim për edukim në fushën e pajisjeve mjekësore, zotërojnë nivelin e mirë të gjuhës angleze, të kenë njohuri në përdorimin e programeve kompjuterike, të posedojnë patentë  shofer të kategorisë B.

Kërkesat  për pozitën D:

      Diplomë bachelor në ekonomi, juridik, administrim biznesi. Kandidatët duhet të kenë njohuri në funksionimin e administratës, të kenë  vetiniciativë, motivim të lartë për punë,  aftësi të larta komunikuese dhe njohje të mirë të programeve kompjuterike.

Kandidatët që do të ftohën për intervistë duhet të dëshmojnë se zotërojnë nivelin e lartë të gjuhës angleze, të kenë njohuri në përdorimin e programeve kompjuterike, të posedojnë  patentë shofer   si dhe të jenë nën moshën 35 vjeçare.

Kërkesat për pozitën E:

      Diplomën e shkollës se mesme: drejtimi farmaci, liçencën si teknik i farmacisë, të zotërojnë  njohuri për praktikat e mira të storimit dhe të distribuimit të produkteve farmaceutike, eksperienca  në njërën nga kompanitë farmaceutike lokale do të jetë një përparësi. 

Kërkesat për pozitën F:

      Edukim i lartë në drejtimin farmaci, mjekësi e përgjithshme ose ekonomi. Kandidatët duhet të kenë njohuri për teknikat e shitjes, marketingun dhe promovimin e produkteve farmaceutiko mjekësore, njohja e produkteve mjekësore si dhe  eksperienca  në njërën nga kompanitë farmaceutike lokale do të jetë një përparësi. 

Kërkesat për pozitën G:

      Shkollën profesionale për Okulistë, njohuri për të verifikuar dhe përshtatur lentet dhe kornizat e syzeve, njohuri për lente të kontaktit dhe pajisjeve të tjera oftalmologjike. Të jetë i/e trajnuar për leximin e reçetave nga oftalmologu ose optometristët, të njoh llojet e lenteve dhe të ketë njohuri për promovimin dhe shitjen e lenteve në treg.

Nga të gjithë kandidatët pritet të kenë  vetiniciativë, motivim të lartë për punë individuale dhe punë ekipore, aftësi të larta komunikuese, shfrytëzim efikasë të programeve kompjuterike dhe njohje të mirë të gjuhës angleze.

Nëse i plotësoni kushtet që kërkohen dhe bëni pjesë në njërën nga kategoritë dërgoni një letër  motivuese dhe CV-në  tuaj  në  e-mail adresën : hr@medicalgroup-ks.com , konkursi mbetet i hapur deri më : 15.12.2017. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e zgjedhur për intervistë.

Advertising
Advertising
Facebook