Register
X









Log in
X

Company Name

Ministria e Shëndetësisë

Phone Number

038 212 -276

Company Place

Prishtinë

Inspektor Shëndetësor

Inspektor Shëndetësor

Information

Publish Date

14.12.2017

End Date

27.12.2017

Categories

Mjekësi | Ministri

Job Places

Prishtinë

Job Description

Institucioni: Ministria e Shëndetësisë
Departamenti: Inspektorati Shëndetësor                                                         
Titulli i vendit të punës: Inspektor Shëndetësor
Koeficienti/grada: 8
Nr. i Referencës: MSH- 025/12/17                                                                                  

Detyrat dhe përgjegjësitë:
1.Inspekton institucionet shëndetësore të të gjitha niveleve me qëllim të mbikëqyrjes së zbatimit të akteve ligjore në fuqi që rregullojnë kujdesin shëndetësor, sigurinë e pacientëve dhe punëtorëve shëndetësor në hapësirat e institucioneve shëndetësore;
2.Siguron cilësinë e shërbimeve shëndetësore përmes inspektimeve. Kontrollon mënyrën e pranimit, trajtimit dhe lëshimin e pacientëve nga institucionet shëndetësore.
3.Inspekton evidentimin dhe raportimin e efekteve negative anësore të procedurave mjekësore, aksidentet eventuale si dhe mekanizmin e shqyrtimit të ankesave të pacientëve, nga ana e institucioneve shëndetësore;
4.Siguron informacione, jep ndihmë dhe promovon praktikën më të mirë mjekësore për institucionet shëndetësore.
5.Njofton Ministrinë e Shëndetësisë, institucionet dhe organet kompetente për punën e paligjshme në institucionet shëndetësore dhe merr masa ligjore në pajtim me autorizimet e dhëna.
6.Identifikon nevojat për përmirësim të dispozitave të ligjit dhe akteve tjera normative, me qëllim të dhënies së rekomandimeve Kryeinspektorit Shëndetësor, për të iniciuar veprime për plotësim, ndryshim apo nxjerrje të akteve tjera normative.
7.Informohet me të dhënat më të reja ndërkombëtare në lidhje me legjislacionin për kujdesin shëndetësor, sigurinë e pacientëve dhe punëtorëve shëndetësor në hapësirat e institucioneve shëndetësore; dhe në lidhje me përmirësimin e standardeve të përcaktuara nga aktet nënligjore të nxjerra nga MSH për veprimtaritë nga fusha e shëndetësisë;
8.Kryen detyra plotësuese që dalin nga MSH, lidhur me veprimtarinë e Inspektoratit Shëndetësor.

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Kualifikimet për këtë vend të punës:
•Fakulteti nga degët e mjekësisë: Mjekësi e  Përgjithshme, Stomatologji, ose Farmaci;

Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:
•Së paku 5 vite përvojë pune në sistemin shëndetësor;
•Mendim analitik, dëgjues i mirë, shkathtësi për kërkim të fakteve, aftësi të fotografimit të gjetjeve, shkathtësi komunikimi të qartë me shkrim dhe me gojë;
•Njohja e mirë e sistemit shëndetësor të Kosovës; njohja e legjislacionit ekzistues në shëndetësi; aftësi të interpretimit të ligjeve dhe akteve nënligjore në fuqi;
•Gatishmëria për të marrë vendime në mënyrë të pavarur dhe me pak mbikëqyrje; ndershmëri në prezantim të fakteve ;
•Patentë shoferi, kategoria “B”;
•Njohje e punës në kompjuter (MC Word dhe Excel) dhe të kërkimit në interne;
•Preferohet njohje e punës administrative (përgatitja e lëndëve, ruajta e dosjeve etj);
•Preferohen trajnimet paraprake në lëmin e inspektimit shëndetësor dhe njohja e metodave të kryerjes së tij.

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin:  Bazuar në Ligjin Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Kosovës si dhe Rregulloren Nr. 02/2010 Për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil.

Kohëzgjatja e emërimit: Nëpunës i karrierës,  pa afat të caktuar.

Data e hapjes dhe mbylljes së konkursit: 13.12.2017 deri 27.12.2017
Paraqitja e kërkesave:  Aplikacionet  merren në recepcion ose në faqen zyrtare të ministrisë, dhe dorëzohen në zyrën  nr. 23 të Ministrisë së Shëndetësisë, Lagja Arbëria,  rruga e Zagrebit p.n. (ish Spitali i mushkërive). Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës. Kontaktet me telefon mund ti bëni në 038  212 -276.

”Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës  dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike, qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.
Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Advertising
Advertising
Facebook