Register
X









Log in
X

Company Name

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Phone Number

038-200 36-578

Company Place

Prishtinë

Zyrtar për Marka Tregtare

Zyrtar për Marka Tregtare

Information

Publish Date

14.12.2017

End Date

18.12.2017

Categories

Ministri

Job Places

Prishtinë

Job Description

Në pajtim me dispozitat e Ligjit për shërbimin Civil të Republikës së Kosovës Ligji Nr. 03/ L -149, neni 12, paragrafi 4, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë shpall:

REKRUTIM                                                       

Institucioni: Ministria e Tregtisë dhe Industrisë
Agjencia: Agjencia për Pronësi Industriale
Titulli i vendit të punës: Zyrtar për Marka Tregtare
Paga: 380 € bruto
Numri i zyrtarëve: 5
Orët e punës në javë: 40
Lloji i kontratës: “Marrëveshje për shërbime të veçanta”
Kohëzgjatja e kontratës: 6 muaj
Datë: 13.12.2017
_______________________________________________________________________________
Detyrat dhe përgjegjësitë:
•Përgatitja e të dhënave të aplikimeve për Marka Tregtare që vendosen në regjistrin e markave tregtare;
•Shqyrtimi i kërkesave për regjistrim të Markave Tregtare sipas kritereve të përcaktuara me ligjet në fuqi;
•Verifikimi i pagesave të tarifave për regjistrim të Markave Tregtare sipas legjislacionit në fuqi, në shumën dhe afatin e caktuar;
•Vërteton nëse kërkesa për regjistrim të Markës Tregtare i plotëson kushtet për regjistrim, sipas kritereve të përcaktuara me ligjet në fuqi;
•Përgatitë të dhënat për publikimin e regjistrimit të Markave Tregtare;
•Përgatit njoftimet për palët për mangësitë e aplikimit për regjistrim të Markave Tregtare;
dhe përcjellja e procedurës së plotësimit të dokumenteve shtesë;
•Përgatitja e vendimeve për regjistrim të Markave Tregtare;
•Përgatitë certifikatat e Markave Tregtare
•Bën skanimin dhe indeksimin e dokumenteve dalëse dhe hyrëse
•Mirëmban arkivin e Agjencionit për Pronësi Industriale
•Shërbime dhe pune tjera administrative për nevojat të API-së
•Punë dhe detyra tjera të caktuara me kërkesë nga menaxhmenti i Agjencisë për Pronësi Industriale.

Kualifikimet për këtë vend të punës:
•Diplomë Universitare;
•Përvojë pune e deshirueshme;
•Aftësi të mira në komunikim dhe aftësi për të punuar në ekip;
•Njohuri të mirë të programeve kryesore të Microsoft Office;

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë Qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë shkollimin e lartë dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Procedurat e konkurrimit:
Konkurrimi është i hapur për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të interesuar.

Lloji i kontratës: “ Marrëveshje për shërbime  të veçanta”

Data e mbylljes së konkursit: 18.12.2017

Paraqitja e kërkesave
Formularët për aplikim mund të merren në recepcion të MTI-së, ose të tërhiqen nga web faqja e MTI-së, ku është bërë edhe shpallja e konkursit , në adresën www.mti-ks.org dhe dorëzohen në Divizionin e Burimeve Njerëzore, Adresa: Rr. “Muharrem Fejza “ p. n. 10000 Prishtinë, çdo ditë pune nga ora 8:00 -16:00 deri më 18.12.2017. Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr. tel. 038-200 36-578.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.
Për shkak te numrit te madh të kërkesave të pranuara,vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do  të kontaktohen.

Advertising
Advertising
Facebook