Register
X









Log in
X

Company Name

Ministria e Shëndetësisë

Phone Number

038 212 -276

Company Place

Prishtinë

Infermier/e ne Burgun e Dubravës

Infermier/e ne Burgun e Dubravës

Information

Publish Date

02.10.2017

End Date

14.10.2017

Categories

Mjekësi

Job Places

Istog

Job Description

Bazuar në nenin 8 të  Ligjit Nr. 03/L-212 i Punës si dhe në mbështetje të Udhëzimit Administrativ Nr. 14/2011 Për Rregullimin e Procedurave për Themelimin e Marrëdhënies së Punës në Sektorin Publik, Ministria e Shëndetësisë shpallë Konkurs Publik:

SHPALLJA E KONKURSIT

Institucioni: Ministria e Shëndetësisë  
Departamenti: Departamenti Shëndetësor i Burgjeve         
Titulli i punës: Infermier/e  ne Burgun e Dubravës
Kategoria funksionale/Grada: H – 453
Nëpunësi mbikëqyrës: Kryeinfermieri
Kohëzgjatja: Me kohë të pacaktuar
Orari i punës: 40 orë në javë (orar të plotë)
Nr. i Referencës: MSh-022/09/17___________________________________________

Detyrat dhe përgjegjësitë:
1.Të respektoj principet e humanitetit dhe profesionalizmit.
2.Të bashkëpunojë me stafin dhe menaxheret e  institucionit.
3.Të respektojë hierarkinë dhe specifikat e institucionit si; rregulloret e veçanta, orarin e punës, sigurinë dhe rutinën.
4.Mbikëqyret dhe i raporton Kryeinfermierit te burgut.
5.Të jetë e kujdesshme me evidencimin e çdo aktiviteti të zhvilluar në institucion gjatë ndërrimit të tij/saj. Dosjet ti ruaj  me kujdes dhe ti vendos  në vendin e vet.
6.Të lexojë me kujdes rekomandimet e mjekut dhe ti aplikojë me përpikëri.
7.Të bëjë triazhën e pacientëve në mënyrë të drejtë dhe profesionale pa dallime dhe sipas kritereve të njohura dhe të përshtatshme për institucion.
8.Të bëjë shpërndarjen e terapisë me kujdes dhe në mënyrë precize sipas përshkrimeve dhe vazhdimisht të mbajë evidencë për marrje ose mosmarrje të terapisë.
9.Të jetë syri dhe dora e mjekut në kontakt me pacientin ( të përcjell gjendjen shëndetësore dhe ndikimin e terapisë si dhe aspektin psikologjik dhe ndryshimet në këtë drejtim).
10.Të kryej të gjitha shërbimet e parapara me rutinë ose që i urdhërohen nga kryeinfermieri ose  mjeku përgjegjës i burgut si dhe të jetë në gjendje të reagojë në mënyrë profesionale gjatë sfidave të reja dhe të pa parapara.
11.Të informojë përgjegjësin e vetë për të gjitha aktivitetet rutinë dhe jo rutine  që ndodhin gjatë ndërrimit dhe atë me shkrim.
12.Asnjëherë mos të mungojë në punë për çfarëdo arsyeje pa e informuar përgjegjësin e vet për shkak të specifikës së punës si dhe çdo herë të jetë i mundur komunikimi me të në rast nevoje.
13.Të jetë në gjendje të aplikojë të gjitha të arriturat më bashkëkohore të mjekësisë në përputhje me shkallën e profesionale  njëjtë si në sistemin shëndetësor civil.
14.Vazhdimisht të aftësohet në aspektin profesional në raport me zhvillimet në mjekësi dhe të marrë pjesë në mënyrë të obliguar në trajnimet e organizuara në institucion dhe jashtë tij.
15.Të punoj në ndërrime, duke përfshirë edhe ndërrimin e natës, gjatë festave dhe vikendeve sipas orarit.
16.Të jetë i gatshëm që të punoj edhe jashtë orarit në rast të krizave dhe nevojave të jashtëzakonshme  të burgut.
17.Asnjëherë mos ta lëshoj vendin e punës para se ti vijë zëvendësimi adekuat.
18.Çdo mosmarrëveshje dhe raportim ta kryejë përmes kryeinfermierit dhe mjekut përgjegjës të burgut.

Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:
•E domosdoshme përgatitja shkollore për infermieri, licenca për pune.
•E preferuar  përvoja  profesionale.
•Te ketë aftësi komunikuese

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Data e mbylljes së konkursit: deri 14.10.2017
Paraqitja e kërkesave:  Aplikacionet  dorëzohen në zyrën  nr. 23 të Ministrisë së Shëndetësisë, Lagja Arbëria,  rruga e Zagrebit p.n. (ish Spitali i mushkërive). Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës dokumentet te  gjitha ne kopje  dhe nuk kthehen . Kontaktet me telefon mund ti bëni në 038  212 -276.

Aplikacionet e dërguara pas datës së mbylljes së konkursit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen

Expired

Advertising
Advertising
Facebook