Register
X









Log in
X

Company Name

Ministria e Shëndetësisë

Phone Number

038 212 -276

Company Place

Prishtinë

Psikolog në Burgun e Dubravës

Psikolog në Burgun e Dubravës

Information

Publish Date

02.10.2017

End Date

14.10.2017

Categories

Të tjera...

Job Places

Istog

Job Description

Bazuar në nenin 8 të  Ligjit Nr. 03/L-212 i Punës si dhe në mbështetje të Udhëzimit Administrativ Nr. 14/2011 Për Rregullimin e Procedurave për Themelimin e Marrëdhënies së Punës në Sektorin Publik, Ministria e Shëndetësisë shpallë Konkurs Publik:

PËRSERITJE E KONKURSIT

Titulli i punës: Psikolog (1 pozitë në Burgun e Dubravës)
Orari i punës: 40 orë në javë (orar të plotë)
Kategoria funksionale/Grada: H – 604
Nëpunësi mbikëqyrës: Mjekut përgjegjës te burgut
Kohëzgjatja: Me kohë të pacaktuar
Vendi:    Burgu i Dubravës
Nr. Ref. MSH-018/09/17

Detyrat dhe përgjegjësitë:
1.Te punoj ne bashkëpunim te ngushte me Mjekun Përgjegjës te Burgjeve dhe te jete nen mbikëqyrjen direkte administrative te tij;
2.Te bashkëpunoj ngushte dhe te jepe përgjegjësi te plote profesionale drejtpërdrejt te Psikologu Koordinues;
3.Te ketë bashkëpunim të afër me psikologët e tjerë të institucionit;
4.Te beje vizita te rregullta te të gjitha rasteve ne pranim dhe te jep vlerësimin psikologjik;
5.Te menaxhoj te gjitha rastet specifike ne mënyrë te drejtpërdrejte;
6.Te menaxhoj te gjitha rastet me probleme serioze si: çrregullime psikologjike, çrregullime te personalitetit, tentim te vetëvrasjes etj;
7.Te menaxhoj dhe te trajtoje te gjitha rastet qe janë përdorues te duhanit, alkoolit, drogave etj;
8.Te beje raporte psikologjike për Mjekun Përgjegjës te Burgut, Drejtorin e Burgut, Psikologun Koordinues, Drejtorin Shëndetësor, Drejtorin Korrektues, autoritetet gjyqësore etj;
9.Te beje raportet psikologjike për Komisionin për Lirim me Kusht;
10.Te beje raporte direkte, dhe te paraqes raste për Komisionin Multidisciplinar tek Mjeku Përgjegjës i Burgut, Psikologu Koordinator dhe Drejtori i Burgut ne bashkëpunim me konsulltantin psikiatër;
11.Te jepe këshilla psikologjike për te gjitha rastet specifike për udhëheqësit e institucioneve dhe Mjekun Përgjegjës te Burgut;
12.Te udhëheq ekipin multidisiplinor për menaxhimin e rasteve me rrezik për vetëvrasje;  
13.Te jetë i gatshëm për detyra tjera shtese në rrethana specifike dhe sipas nevojës.

Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale, bazuar në specifikat e institucionit:
1.E domosdoshme përgatitja shkollore post universitare në ndonjë nga fushat e psikologjisë klinike.
2.E domosdoshme avancimi profesional i nevojshëm dhe se paku 2 (dy) vite përvojë pune profesionale.
3.E domosdoshme përvojat dhe njohuritë profesionale në fushën e korrektimit, e dëshmuar.  
4.Te ketë aftësi menaxheriale dhe komunikuese.
5.Përparësi kanë personat me shkollim të avancuar akademike dhe me punime profesionale të publikuara.

Data e mbylljes së konkursit: deri 14.10.2017

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Expired

Advertising
Advertising
Facebook