Register
X









Log in
X

Company Name

Institucion Parashkollor “BOTANIKA”

Phone Number

038 258 252

Company Place

Prishtinë

Edukatore

Edukatore

Information

Publish Date

06.10.2017

End Date

19.10.2017

Categories

Arsim & Edukim

Job Places

Prishtinë

Job Description

Rr.IsaKastrati, pn  Mati, II
Republika e Kosovës
10000, Prishtinë,

                                                   Institucion Parashkollor “BOTANIKA”   

KONKURS PËR VEND TË LIRË TË PUNËS:

Një (1)  Edukatore për moshën 3-6 vjeç

Aplikacioni i kompletuar duhet të ketë këto dokumente:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar (merret në Institucion Parashkollor “Botanika” Rr.Isa Kastrati, pn, lagjia Mati II)
  • Rezymeja personale (CV).
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë).
  • Diplomat e kualifikimit (ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës duhet të jenë të noterizuara të noteri.
  • Diploma ose certifikata duhet te përcaktoj qartë notën mesatare.

Dëshmi shtesë për fazës paraseleksionuese :

  • Çertifikatat e trajnimeve të akredituara nga MASHT, gjegjësisht vetëm ato që konsiderohen relevante për nivelin e arsimit përkatës nga ana e institucionit.
  • Dëshmi të përvojës së punës vetëm në institucione arsimore (vetëm kontrata ose vërtetimi i ngaana e punëdhënësit që përcakton qartë kohëzgjatjen e marrëdhënies së punës do të merren parasysh).

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve:

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga DKA në përputhje

me Ligjet që e rregullojnë fushën e arsimit parauniversitar (Ligji Nr. 02/L-52, Ligji Nr. 03/L-068, Ligji Nr. 04/L-32 dhe Ligji Nr. 04/L-138) dhe në përputhje me Udhëzimin Administrativ përkatës .

  • Fakulteti i edukimit – programi parashkollorë
  • Shkolla e lartë pedagogjike, drejtimi për edukatorë
  • Fakulteti filozofik- dega e pedagogjisë
  • Fakulteti i shkencave sociale-programi përkujdesja dhe mirëqenia e fëmijëve(UA Nr. 09/2014)
  • Kandidatët me kualifikime jo përkatëse dhe ata të pakualifikuar sipas këtyre ligjeve dhe UA nuk do të merren në shqyrtim.

Sqarime shtesë:

  • Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.
  • Mosplotësimi i saktë dhe i qartë i formularit të aplikimit, aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.
  • Informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT.
  • Me rastin e marrjes së aplikacionit, kandidatët mund të marrin edhe dokumentin ku përshkruhet procedura e përzgjedhjes dhe dokumentin ku përshkruhen kriteret e paraseleksionimit.
  • Për intervistë do të ftohet 3-5 kandidatët që i plotësojnë më së miri kushtet në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi. Përzgjedhja për intervistë do të bëhet bazuar në kualifikimet formale adekuate, përvojën e punës relevante në arsim, trajnimet e përfunduara relevante të akredituara nga MASHT dhe notën mesatare gjatë studimeve.

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Konkursi është i hapur prej dates 06.10.2017 - 19.10.2017.  Aplikacionet mund të dorëzohen çdo ditë pune nga ora 09:00 - 15:00.

Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet në Institucion Parashkollor “Botanika".

Aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.

Advertising
Advertising
Facebook