Register
X









Log in
X

Company Name

Emerald Hotel

Phone Number

Company Place

Prishtinë

PUNËTORË NË SIGURIM

PUNËTORË NË SIGURIM

Information

Publish Date

06.10.2017

End Date

15.10.2017

Categories

Sigurim Fizik

Job Places

Prishtinë

Job Description

KONKURS

PËR PRANIMIN E 1 (NJË) PUNËTORI NË SIGURIM

Lloji i punësimit:       Me orar të plotë

Afati i konkurrimit:  Deri më 15.10.2017


Kandidati i interesuar për këtë pozitë duhet t’i plotësojë kushtet e mëposhtme:

• Të ketë të kryer shkollimin e lartë apo të mesëm të ndonjë drejtimi që lidhet me siguri;
• Të jetë i licensuar për trajnim themelor profesional në lëminë e sigurimit fizik;
• Të posedojë lejen e vozitjes për automjete të vogla të udhëtarëve;
• Të ketë mbushur moshën 21 vjeçare;
• Të posedojë aftësi për komunikim efikas dhe të besueshëm;
• Të ketë njohuri elemenatre të gjuhës angleze
• Të jetë në gjendje të përdorë në mënyrë efikase pajisjet elektronike.

Do të konsiderohen me përparësi kandidatët që kanë përvojë pune në sigurim fizik.

Nga kandidati për këtë pozitë do të kërkohet që:

• Të jetë në gjendje të punojë edhe jashtë orarit të rregullt të punës dhe me ndërrime, duke përfshirë fundjavën dhe festat.
• Të ketë aftësi për përpilimin e evidencave të sakta.
• Të zbatojë politikat, procedurat dhe konceptet që kërkohen nga ai në mënyrë që të reagojë me kohë dhe efikasitet në situata të ndryshme. 
• Të komunikojë në mënyrë efikase me të tjerët.
• Të punojë edhe në ambientin e jashtëm në kushte të ndryshme të motit.

PËRSHKRIMI I VENDIT TË PUNËS:

Nën mbikëqyrjen e Menaxherit të Sigurisë, punëtori i sigurimit duhet të kujdeset për mbrojtjen dhe sigurinë e klientëve, vizitorëve, të punësuarve tjerë dhe mjeteve e pasurisë tjetër të Hotel Emerald. Përgjegjësitë e punëtorit të sigurisë përfshijnë:

• Vëzhgimi dhe evitimi i parregullsive lidhur me sigurinë e hapësirave dhe dëmeve të mundshme si dhe të situatave emergjente, kontaktimi i institucioneve për emergjencë siç janë policia, brigada zjarrfikëse apo ambulanca;

• Identifikimi i prezencës së personave të paautorizuar si dhe thyerjes eventuale të kodeve të sigurisë, qasja tek personi i dyshimtë dhe njoftimi i policisë sipas nevojës; mundësia e konfrontimit me thyesit e sigurisë gjersa të arrij policia.

CV-të duhet duhet të dërgohen në email adresën:  albulena.varoshi@emeraldhotel.info

Preferohet që bashkë me CV-në të dërgohet edhe një fotografi elektronike e portretit.

Nuk pranohen forma tjera të konkurimit (përmes ardhjes personale apo komunikimit me telefon).

Vetëm kandidatet e përzgjedhur në rrethin e ngushtë do të kontaktohen.

Expired

Advertising
Advertising
Facebook