Register
X









Log in
X

Company Name

Ministria e Administratës Publike

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Zhvillues dhe Administrator i Sistemeve Softuerike

Zhvillues dhe Administrator i Sistemeve Softuerike

Information

Publish Date

09.10.2017

End Date

18.10.2017

Categories

IT & Dizajn | Ministri

Job Places

Prishtinë

Job Description

Duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës L. Nr. 03/L – 149 dhe Rregulloren Nr. 02/2011 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Agjencia e Shoqërisë së Informacionit shpall:

K O N K U R S

Drejtorati i Menaxhimit dhe Integrimit të Sistemeve
Titulli i punës: Zhvillues dhe Administrator i Sistemeve Softuerike (1 vend pune)
Nr.ref. Kategoria funksionale: Niveli Profesional Koeficienti: 7
Lloji i pozitës: JO karrierës Orët e punës: 40 orë në javë Kohëzgjatja e emërimit: Nëpunës JO karrierës (me afat të caktuar)
Vendi i punës: Prishtinë, Ndërtesa “ish Rilindja” Qëllimi i vendit të punës: Zhvillimi, Administrimi dhe mirëmbajtja e softuerëve (aplikacioneve, ueb faqeve, bazave te te dhënave) ne platformën me kod te hapur (Open Source).
Nëpunësi raporton te: Udhëheqësi i Sektorit

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
1. Bën analizimin, dizajnimin, zhvillimin dhe testimin e programeve të reja softuerike në platformën Open Source, për nevoja të IRK-ve si dhe bën zhvillime (upgrade) në sistemet ekzistuese duke analizuar dhe duke identifikuar kërkesat për modifikim.
2. Bën testimin e aplikacioneve (testimin njësi dhe testimin e aplikacionit ne tërësi), dhe te bazës se te dhënave, para lansimit te tyre ne ambient real si dhe ofron mbështetje profesionale për IRK-te ne lidhje me zhvillim te aplikacioneve dhe bazat e te dhënave.
3. Bën monitorimin, mirëmbajtjen dhe administrimin e performancës, efikasitetit dhe sigurisë së ueb serverit ku janë te vendosura ueb aplikacionet/ueb faqet si dhe kryen postimin ( ang. Hosting ) e ueb faqeve/ ueb aplikacioneve ne ueb server ( Apache Server).
4. Planifikon dhe përcakton resurset e nevojshme, versionet si dhe bënë instalim dhe konfigurim ueb serverit-Apache Serverit (LAMP, XAMPP dhe WAMP), ngritja e sistemit (upgrade), ngritja e performancës, ngritja e sigurisë etj. Si dhe planifikon dhe harton strategji me vendin e ruajtjes së softuerëve, krijon dhe mirëmban kopjen rezervë (backup) dhe përgatit procedurat për restaurimin e tyre (skenarët për backup dhe restore).
5. Propozon dhe merr pjesë në hartimin e politikave dhe standardeve për zhvillim, menaxhim dhe operim të bazës së të dhënave, aplikacioneve dhe të softuerëve ne përgjithësi.
6. Merr pjesë ne menaxhimin e projekteve softuerike, integrim dhe interoperabilitet te softuerit, përgatitjen e referencave, modelim, testim dhe dokumentim teknik të tyre.
7. Detyrat tjera që i caktohen nga mbikëqyrësi.

Shkathtësitë e kërkuara:
- Njohuri dhe përvojë substanciale në fushën profesionale si: ApacheServer(LAMP, XAMPP, WAMP,),JAVA, PHP, MySQL, WordPress, JSP, PhP, XML, AJAX, etj. (e nevojshme).
- Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme lidhur me shërbimin civil;
-Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
- Diplomë universitare në lëmine e TI,
-Minimum 2 vite përvojë pune profesionale.
- Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion,

Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve:
Ministria e Administratës Publike/ Zyra e Personelit, ish–ndërtesa e ,,Rilindja’’ kati III (tretë), zyra nr. 320, Prishtinë, Kosovë. Për informata të hollësishme mund të kontaktoni me Zyrën e Personelit në nr. e tel: 038 / 200-30-554 ose 038 - 200 -30 - 552, prej orës 08:00 – 16:00. Konkursi është i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në njërën nga gazetat ditore. Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim, nëse arrijnë brenda 4 katër ditësh, aplikacionet që arrijnë pas këtij afati, dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen fare.

“Shërbimi civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.”
“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtaret e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale siç specifikohet në Nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”.
“Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen”.
Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet e tjera të nevojshme, që kërkohen për atë vend pune për të cilin konkurroni.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listen e shkurtër do të kontakohen.

Advertising
Advertising
Facebook