Register
X









Log in
X

Company Name

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Phone Number

038 211 821

Company Place

Prishtinë

Inspektor i Tokës Bujqësore (5)

Inspektor i Tokës Bujqësore (5)

Information

Publish Date

09.10.2017

End Date

18.10.2017

Categories

Ministri

Job Places

Prishtinë

Job Description

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, mbështetur në Ligjin nr. 03/L-149, për “Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës”, dhe Rregullores nr. 02/2010, “Për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil”, me qëllim të realizimit të procedurave të rekrutimit shpall:

KONKURS

Titulli i pozitës: Inspektor i Tokës Bujqësore – 5 pozita

Ref: 07/04/01-324 /2017
Njësia Organizative: Drejtoria për Kontroll-AZHB
Vendi i punës: Prishtinë
Kategoria funksionale: Profesional
Koeficienti: 7

Qëllimi i vendit të punës:
Kontrolli në vendngjarje i projekteve të ZHR IPA dhe nacionale si dhe Pagesa Direkte. Të paraqet realitetin e investimit të bërë nga aplikuesi, analizon dhe argumenton rezultatet e kontrolleve të kryera, si dhe përgatitë raportet e kontrollit.

Detyrat kryesore:
1. Shqyrtimi dhe përgatitja e dokumentacionit të dosjeve që do të kontrollohen në terren, përgatitja e listave të kontrollit (check lista) dhe raportet e kontrollit 15%;
2. Kontrolli në terren i projekteve të ZHR-së sipas programit IPA dhe nacional (Para miratimit, pas kërkesës për pagesë dhe pas finalizimit të investimit ne afat prej 3 viteve ) 20 %;
3. Kontrolli në vendngjarje i aplikacioneve për Pagesa Direkte 20%;
4. Analizimi dhe argumentimi i rezultateve të kontrolleve dhe përgatitja e raportit të kontrollit 15%;
5. Zbatimi i procedurave të kontrollit në terren 10 %;
6. Pjesëmarrje në trajnime, seminare në kuadrin e implementimit të programit IPA-s, programit nacional për ZHR dhe PD 5 %;
7. Raporton për kontrollet e kryera 10 %;
8. Kryen detyra te tjera sipas urdhrave të eprorit 5%.

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:
- Diplomë Universitare-Fakulteti i Bujqësisë, Ekonomik, Juridik – 3 vite përvojë pune
- Njohuri dhe përvojë substanciale në kompjuter programe softverike;
- Njohuri për procedurat e inspektimit;
- Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve që kanë të bëjnë me mbështetjen në bujqësi dhe zhvillim rural;
- Shkathtësi në komunikim dhe punë ekipore;
- Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
Data e mbylljes së konkursit më: 18.10.2017

“Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret
aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës Aplikacionet e dorëzuara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Aplikacionet e pakompletuara refuzohen.
Për shkak të numrit të madh të aplikacioneve të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Procedura e Aplikimit: Formularët për aplikim mund të merren dhe dorëzohen në Sektorin e Personelit në Agjencionin për Zhvillimin e Bujqësisë - M B P Z H R, Ndërtesa e Bankës së Lublanës Kati i VII , Zyra nr. 23 ose të shkarkohen në adresën e internetit të AZHB-së www.azhb-ks.net.

Expired

Advertising
Advertising
Facebook