Register
X

Log in
X

Company Name

Komuna e Prishtinës

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Vende te lira Pune (27)

Vende te lira Pune (27)

Information

Publish Date

09.10.2017

End Date

23.10.2017

Categories

Të tjera...

Job Places

Prishtinë

Job Description

Në bazë të nenit 8 të Ligjit Nr. 03/L-212 të Punës të Republikës së Kosovës dhe nenit 3 paragrafi 1 të Udhëzimit Administrativ nr.14/2011 për Rregullimin e Procedurave për Themelimin e Marrëdhënies së Punës në Sektorin Publik, Komuna e Prishtinës shpallë:

K O N K U R S
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS
DREJTORIA E ARSIMIT
I. Pozita: Punëtor teknik – pastrues (ShML – ShFMU - IP)
Koeficienti: 4.0
Lloji i vendit të punës: me afat të pacaktuar, me orar të plotë
Numri i pozitave: trembëdhjetë (13) ekzekutues

Detyrat kryesore të punës:
- Të pastrojë dhe mirëmbajë të gjitha ambientet e shkollës, të mirëmbajë dhe pastrojë sipërfaqet e gjelbëruara të shkollës;
- Të ruajë mirë pasurinë e institucionit edukativo-arsimore dhe ta përdorë atё me kujdes;
- Tё identifikoj, tё evidentoj, tё llogarisë dhe të planifikoj në afate periodike, tё caktuara nga drejtori, shpenzimet qё krijohen me amortizimin ose harxhimin e mjeteve tё punës;
- Të mirëmbajë objektin, të kujdeset për shpenzimet e lёndёve djegëse, ruajtjen e pajisjeve pёr mirëmbajtje tё higjienës dhe, sipas nevojës, t’ia prezantojë drejtorit planifikimin e përgjithshëm tё shpenzimeve tё institucionit edukativo-arsimor për çështjen e higjienës.

Kushtet:
- Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
- Të kenë të kryer shkollimin bazik;
- Të kenë së paku 1 vjet përvojë pune.

II. POZITA: Roje (ShFMU-IP)
Koeficienti : 4.0
Lloji i vendit të punës: me afat të pacaktuar, me orar të plotë
Numri i pozitave: dy (2) ekzekutues

Detyrat kryesore të punës:
- Regjistrohet në ditarin e punës;
- Përkujdeset për sigurinë e ndërtesës së shkollës, përfshirë edhe oborrin;
- Mbikëqyrë hyrjen dhe daljen në objekt;
- Bën kontrollimin fizik të objektit dhe rreth ndërtesës;
- Kryen edhe detyra të tjera të caktuara nga drejtori i shkollës.

Kushtet:
- Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
- Të kenë të kryer arsimin e mesëm;
- Të kenë së paku 1 vjet përvojë pune përkatëse.

III. Pozita: Shtëpiak (ShFMU-ShML)
Koeficienti : 4.8
Lloji i vendit të punës: me afat të pacaktuar, me orar të plotë
Numri i pozitave: pesë (4) ekzekutues

Detyrat kryesore të punës:
- Përkujdeset për sanimin dhe mirëmbajtjen e inventarit të shkollës;
- Përkujdesjet për mirëmbajtjen e gjërave teknike të energjisë elektrike;
- Përkujdeset për sanimin e prishjeve teknike në objektin e shkollës;
- Kryen edhe detyra të tjera, të caktuara nga drejtori i shkollës.

Kushtet:
- Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
- Të kenë të kryer arsimin e mesëm;
- Të kenë së paku 1 vjet përvojë pune përkatëse.

IV. Pozita: Psikolog (ShFMU-ShML)
Koeficienti: 6
Lloji i vendit të punës: me afat të pacaktuar, me orar të plotë
Numri i pozitave: tre (3) ekzekutues

Detyrat kryesore të punës:
- Të vlerësojë dhe interpretojë çështjet që kanë të bëjnë me procesin e të nxënit dhe zhvillimin psikologjik, social dhe emocional të nxënësve;
- Të ofrojë ndihmë në tejkalimin e vështirësive të natyrës psikologjike me të gjithë akterët në shkollë;
- Të ofrojë ndihmë në identifikimin e nxënësve me vështirësi në të nxënë dhe nxënësve të talentuar;
- Të zhvillojë intervista me nxënës, mësimdhënës e prindër, vëzhgime e procedura të ndryshme, me qëllim të vlerësimit objektiv, dhe propozon e zbaton masa për intervenime psiko-edukative individuale dhe në grup;
- Të mbajë lidhjet me arsimtarët lidhur me nxënësit, të cilët kanë nevojë për ndihmë ose kanë probleme personale;
- T’i këshillojë nxënësit, të cilët kanë nevojë për ndihmë në mësim, punë vazhduese, këshillojë për zgjedhjen e profesionit ose të cilët kanë nevojë për këshilla për të tejkaluar problemet personale;
- Të përgatitë raporte mujore dhe vjetore për drejtorin e shkollës;
- Të angazhohet në dy e më tepër shkolla, sipas nevojës (aty ku numri i nxënësve është i vogël);
- Të angazhohet në komisionet profesionale;
- Të kryejë edhe detyra të tjera, të caktuara nga drejtori dhe ato të përcaktuara me akte të tjera normative.

Kushtet:
- Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
- Të kenë të kryer nivelin master në degën e psikologjisë-drejtimi; psikologji shkollore dhe këshillim, të fakultetit filozofik;
- Të kenë së paku 2 vjet përvojë pune përkatëse;
- Të kenë njohuri të punës me kompjuter (Microsoft Office)

V. Pozita: Sekretar i shkollës (ShFMU)
Koeficienti: 6.3
Lloji i vendit të punës: me afat të pacaktuar, me orar të plotë
Numri i Pozitave: Një (1) pozitë
Qëllimi i vendit të punës:
Menaxhimi i çështjeve administrative në institucionin edukativo-arsimor

Detyrat kryesore të punës:
- Bën përgatitjen e projekt-akteve normative të shkollës dhe kryen ndryshimet dhe plotësimet e tyre;
- Mban të gjitha shënimet (të dhënat) për nxënës;
- Mban librin amzë të nëpunësve dhe kujdeset për evidencën personale (dosjet) për të punësuarit në shkollë, për azhurimin e tyre për: përvojën e punës, pushimet e lehonisë, kohën e pensionimit, si dhe të gjitha punët tjera administrative, dhe përmes drejtorit të shkollës të lajmërojë DKA-në;
- Ndihmon drejtorin në administrim, drejtim dhe në të gjitha aktivitetet e shkollës;
- Ndihmon dhe këshillon drejtorin për zbatimin e ligjit dhe akteve të tjera juridike;
- Ndihmon drejtorin në mbledhjet me prindër, komunitetin, arsimtarët dhe drejtorët tjerë të shkollave, lidhur me profilin dhe aktivitetet e shkollës;
- Ndihmon drejtorin në zhvillimin dhe sigurimin e përfshirjes, paanësisë dhe programet e tolerancës;
- Kujdeset për mirëmbajtjen e plotë dhe të saktë të arkivit dhe administratës së shkollës;
- Ndihmon drejtorin në hartimin dhe monitorimin e statistikave dhe raporteve të shkollës;
- Mban procesverbal të shkruar për të gjitha çështjet administrative të shkollës;
- Protokollon çdo kërkesë/ankesë që i drejtohet shkollës dhe njofton drejtorin për respektimin e afateve zyrtare për përgjigje ndaj saj;
- Bën pranimin e postës;
- Përgatit shkresa juridike të shkollës (vendime, urdhëresa, njoftime, vërtetime, përgjigje etj.);
- Kryen edhe detyra të tjera, të caktuara nga drejtori i shkollës dhe DKA-ja.

Kushtet:
- Fakulteti juridik;
- Dy vite përvojë pune;
- Njohja e mirë e punës me kompjuter (microsoft office);
- Njohja e gjuhës angleze, e preferushme

VI. Pozita: Sekretar i shkollës (ShML)
Koeficienti: 6.6

VII. Pozita: Zyrtar administrativ (IP)
Koeficient:4.8
Lloji i vendit të punës: me afat të pacaktuar, me orar të plotë
Numri i Pozitave: dy (2) pozita
Qëllimi i vendit të punës:
Menaxhimi i çështjeve administrative në institucionin edukativo-arsimor

Detyrat kryesore të punës:
- Bënë përgatitjen e projekt-akteve normative të institucionit dhe kryen ndryshimet dhe plotësimet e tyre;
- Mban të gjitha shënimet (të dhënat) për fëmijë;
- Mban librin amëz të nëpunësve dhe kujdeset për evidencën personale (dosjet) për të punësuarit në institucion, për azhurnimin e tyre, përvojën e punës, pushimet e lehonisë, kohën e pensionimit, si dhe të gjitha punët e tjera administrative dhe përmes drejtorit të institucionit lajmëron DKA-në;
- Ndihmon drejtoreshën në administrim, drejtim dhe në të gjitha aktivitetet e I.P;
- Ndihmon dhe këshillon drejtoreshën për zbatimin e ligjit dhe akteve të tjera juridike;
- Ndihmon drejtoreshën në mbledhjet me prindër, komunitetin, edukatoret dhe drejtoreve te institucioneve tjera, lidhur me profilin dhe aktivitetet e I.P;
- Ndihmon drejtoreshën në zhvillimin dhe sigurimin e përfshirjes, paanësisë dhe programet e tolerancës;
- Kujdeset për mirëmbajtjen e plotë dhe të saktë të arkivit dhe administratës së I.P;
- Ndihmon drejtoreshën në hartimin dhe monitorimin e statistikave dhe raporteve të I.P,
- Mban procesverbal të shkruar për të gjitha çështjet administrative të institucionit
- Protokollon çdo kërkesë / ankesë që i drejtohet institucionit dhe njofton drejtoreshën për respektimin e afateve zyrtare për përgjigje ndaj saj;
- Bën pranimin e postës;
- Përgatitë shkresa juridike të institucionit (vendime, urdhëresa, njoftime, vërtetime përgjigje, etj.);
- Kryen edhe detyra të tjera, të caktuara nga drejtoresha e I.P dhe DKA-ja

Kushtet:
- Fakulteti ekonomik-juridik;
- Një vit përvojë pune;
- Njohja e mirë e punës me kompjuter (microsoft office);
- Njohja e gjuhës angleze, e preferushme

VIII. Pozita: Bibliotekist
Koeficient:4.8
Lloji i vendit të punës: me afat të pacaktuar, me orar të plotë
Numri i Pozitave: një (1) pozitë
Qëllimi i vendit të punës:
Menaxhimi i çështjeve administrative të bibliotekës së shkollës

Detyrat kryesore të punës:
- Përgjigjet për pasurinë e bibliotekës me titujt e mjaftueshëm dhe planifikimin e shfrytëzimit të fondit të librave nga ana e nxënësve;
- Të punojë me arsimtarët e klasave në motivimin e nxënësve për të lexuar në mënyrë të përhershme;
- Të sajojë strategjitë dhe programet për të motivuar nxënësit e dobët ose ngurrues që të lexojnë;
- Të përgatit planin mujor dhe vjetor të punës;
- Të kryejë edhe detyra të tjera, të caktuara nga drejtori i shkollës.

Kushtet:
- Fakulteti Filologjik- drejtimi gjuhë dhe letërsi shqipe;
- Një vjet përvojë pune;
- Njohja e mirë e punës me kompjuter (microsoft office);
- Njohja e gjuhës angleze, e preferushme

Data e shpalljes së Konkursit: 09.10.2017 deri me dt.23.10.2017
Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Qendrën për Shërbim me Qytetarë në objektin e vjetër të Komunës së Prishtinës.
Në aplikacion duhet te ceket qartë titulli i vendit te punës dhe dokumentet e bashkangjitura aplikacionit duhet te jenë kopje dhe nuk kthehen.
Konkursi duhet të jetë i barabartë për të gjithë kandidatët e synuar, pa asnjë lloj diskriminimi ashtu qysh parashihet me Ligjin nr.03/L-212 të Punës.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen.
Në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit, përcaktimi i shkollave do të bëhet pas përzgjedhjes së kandidatëve.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e shpalljes për pozitën e cekur më lart.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten:
- Dëshmi të kualifikimit shkollor;
- Dëshmi mbi përvojën e punës;
- Dokument të identifikimit;
- Dëshmi që nuk jeni i ndjekur penalisht.

Për çdo informatë plotësuese mund të kontaktoni me Sektorin e Burimeve Njerëzore të Komunës së Prishtinës, ne nr. të tel. 038- 230-900, lok.11-26.

Advertising
Advertising
Facebook