Register
X









Log in
X

Company Name

Komuna e Prizrenit

Phone Number

Company Place

Prizren

Mësimdhënës/e (13), Punëtor ndihmës (1), Edukatore (1)

Mësimdhënës/e (13), Punëtor ndihmës (1), Edukatore (1)

Information

Publish Date

09.10.2017

End Date

23.10.2017

Categories

Arsim & Edukim

Job Places

Prizren

Job Description

Në bazë të Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës nr. 04/L-032, nenit 8 të Ligjit mbi Punën në Republikën e Kosovës nr. 03/L-212, Udhëzimit Administrativ nr. 17/2009
të datës 28.08.2009, Udhëzimit Administrativ nr. 06/2015-normativi mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm, Udhëzimit Administrativ nr. 05/2015-normativi për mësimdhënësit e
arsimit profesional, Drejtoria Komunale e Arsimit dhe e Shkencës në Prizren, shpall:

K O N K U R S

Për këto vende të lira pune

ShFMU “Fatmir Berisha’’ - Prizren
- Një mësimdhënës të mësimit klasor me kohë të caktuar deri sa mësimdhënësja të kthehen
nga pushimi i lehonisë.

ShFMU “Bajram Curri’’ - Romajë
- Punëtor ndihmës.

ShFMU “Hasim Maliqaj’’ - Poslisht
- Një mësimdhënës të lëndës gjuhë angleze me kohë të caktuar deri sa mësimdhënësja të kthehet nga pushimi lehonis.

Gjimnazi “Remzi Ademaj’’ - Prizren
- Një mësimdhënës të gjuhës gjermane në paralelet e ndara fizike në Velezhë dhe Zhur për 12 orë mësimore.

ShFMU “Krushë e Vogël’’ – Krushë të Vogël
- Një mësimdhënës të mësimit klasor.

ShFMU “Pjetër Mazreku’’ – Mazrek
- Një mësimdhënës të mësimit klasor me kohë të caktuar deri sa mësimdhënësja të kthehen
nga pushimi i lehonisë deri me 30.04.2018
- Një mësimdhënës të mësimit klasor me kohë të caktuar deri sa mësimdhënësja të kthehen
nga pushimi i lehonisë deri me 22.12.2017

ShFMU “Dëshmorët e Zhurit’’ - Zhur
- Një mësimdhënës të lëndës gjeografi për 10 orë mësimore

ShFMU “Motrat Qiriazi’’ - Prizren
- Një mësimdhënës të historisë dhe edukatës qytetare mësim në gjuhën boshnjake

ShFMU “Luigj Gurakuqi’’ - Nashec
- Një edukatore.

ShFMU “Mid’hat Frashëri’’ - Krajk
- Një mësimdhënës të mësimit klasor.

ShMlM “Luciano Motroni’’ – Prizren
- Një mësimdhënës për praktik profesionale për 10 orë mësimore deri më 31.05.2017.
- Një mësimdhënës të matematikës për 10 orë mësimore mësim në gjuhën Turke

ShMlE “Ymer Prizreni’’ – Prizren
- Një mësimdhënës për gjuhë dhe letërsi shqipe deri sa mësimdhënësja të kthehet nga
pushimi i lehonisë.

ShMlM “Lorenc Antoni’’ – Prizren
- Një mësimdhënës për solfegjo deri sa mësimdhënësja të kthehet nga pushimi i lehonisë.

Kushtet:
- Për të gjitha vendet e punës kërkohet kualifikimi përkatës profesional, sipas Udhëzimit Administrativ nr. 06/2015-normativi mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm,
Udhëzimit Administrativ nr. 05/2015-normativi për mësimdhënësit e arsimit profesional, në të kundërtën dokumentet pa kualifikim përkatës nuk pranohen nga kandidatët.
- Kopjen e vërtetuar të diplomës
- Nostifikimin nëse kandidati e ka të kryer shkollimin jashtë Kosovës.
- Dëshminë mbi përvojën e punës.
- Referencë për rezultatet në punë.
- Trajnimet profesionale.
- Certifikatën e lindjes.
- Kopjen e letërnjoftimit.
- Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion publik shëndetësor me të cilën dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore, kandidati e sjell pasi të pranohet në mardhënie pune.

Vërtetimin nga Policia e Kosovës se kandidati nuk ka qenë i dënuar për krim, dhunë ose vepra të padenja që përfshijnë fëmijët.
Për vendet e punës punëtor ndihmës kërkohet kualifikimi me shkollë të mesme, në mungesë të shkollës së mesme edhe me shkollë fillore.
Aplikacionet merren në DKA dhe dorëzohen të plotësuara së bashku me dokumentacionin e kërkuar në DKA.
Dokumentet e pakompletuar nuk pranohen.
Konkursi mbetet i hapur deri më datë 23.10.2017.
Dokumentacioni i kompletuar për konkurrim nuk iu kthehet kandidatëve.

Advertising
Advertising
Facebook