Register
X









Log in
X

Company Name

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Asistent/e Administrativ

Asistent/e Administrativ

Information

Publish Date

10.10.2017

End Date

20.10.2017

Categories

Administratë

Job Places

Prishtinë

Job Description

Bazuar në Ligjin Nr. 03/L - 149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës neni 18, Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale shpallë:

K  O  N  K  U  R  S   

Titulli i vendit të punës: Asistent/e Administrativ
Referenca: AD/140
Kategoria funksionele: Niveli teknik-administrativ
Koeficienti: 5.5
Akt Emërimi: Sipas Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës
I përgjigjet: Drejtorit të Departamentit  të Punës dhe Punësimit
Vendi: Prishtinë
Qëllimi i vendit të punës: Ofrimi i përkrahjes administrative dhe teknike për stafin profesional dhe drejtues të një departamenti/drejtorie në fushat kryesore të punës.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Siguron mbështetje të përgjithshme administrative dhe teknike përfshirë postën zyrtare, telefonatat, skanimin, faksimi dhe kopjimin e dokumenteve, plotësimin e raporteve të shpenzimeve , si dhe hartimin e dokumente vepërtakime të ndryshme;
Përgatitë dhe modifikon dokumentet duke përfshirë korrespondencën, raportet, memorandumet dhe e-malitpërmbikëqyrësin;
Pranon dhe shpërndan korrespondencën  për mbikëqyrësin dhe kujdeset për mbarëvajtjen e saj;
Ruan dhe mirëmban sistemi ne lektronik dhe kopjet fizike të dokumenteve dhe dosjeve të zyrëssë mbi këqyrësit;
Menaxhon kalendarin e takimeve dhe ngjarjeve tjera përmbikëqyrësin si dhe ndihmon në zgjidhjen e ndonjë problemi administrativ dhe teknik;
Udhëheqë librin e protokolit për hyrjet dhe daljet e dokumentacionit të DPP
Kryene dhe detyrat jetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Kualifikimi, përvoja e punës, aftësitë dhe shkathtësitë tjera:
Arsimim bachelor në ekonomi, drejtësi,shkencat tjera sociala edhe së paku katër (4) vite përvojë pune në fushën përkatëse teknike ose administrative.
Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të njohur teknike ose administrative.
Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara.
Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të interpretuarinformata, dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët.
Aftësi koordinimi dhe mbikëqyrje të punës së personelit në nivelin administrativ dhe teknik.
Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point,Access).

Konkursi mbetet i hapur 15(pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e publikimit në shtypin ditor dhe në Sistemin Informativ për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore (SIMBNJ), nga data 06.10.2017 deri më 20.10.2017.
Formularët për aplikim merren në divizionin për burime njerzore/MPMS  dhe të plotësuara dorëzohen, çdo ditë pune nga ora 08:00 – 16:00, adresa: Objekti i ri afër sheshit „Zahir Pajaziti“ kati i dytë zyra nr.201, Prishtinë.
Aplikacionet e dërguara me postë te cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën ditën e fundit të afatit për aplikim do të konsiderohen të vlefshme nëse arrijnë brenda 4 (katër) ditësh. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të shqyrtohen.
Aplikacionit i bashkangjiten kopje të dokumentacionit mbi kualifikimin, për përvojen e punës, dokumente tjera të  nevojshme që kërkon vendi i punës për të cilën konkurrojnë kandidatët.
Kandidatët që ftohen në intervistë janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale për verifikim para komisionit intervistues.
Kandidatët që hyjnë në përzgjedhje të ngushtë, do të informohen lidhur me intervistën nëpërmjet telefonit ose me shkrim në afat ligjor nga zyra e personelit.

Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundesi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovësdhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femrore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Advertising
Advertising
Facebook