Register
X









Log in
X

Company Name

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës

Phone Number

.

Company Place

Prishtinë

Zyrtar i lartë ligjor

Zyrtar i lartë ligjor

Information

Publish Date

11.10.2017

End Date

19.10.2017

Categories

Bankë

Job Places

Prishtinë

Job Description

Titulli: Zyrtar i lartë ligjor
Departamenti: Juridik
Niveli i gradës: 5
I raporton: Drejtorit të Departamentit Juridik

Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Asiston në përmbushjen e detyrave të përgjithshme të Departamentit Juridik;
- Merr pjesë në hartimin, plotësimin dhe ndryshimin e instrumenteve rregullatore, brenda përgjegjësive të Bankës Qendrore;
- Siguron që korniza rregullative e Bankës Qendrore është në pajtim me ligjet, rregulloret, rregullat dhe politikat e procedurat relevante si dhe me standardet më të mira ndërkombëtare dhe direktivat Bashkimit Evropian;
- Sipas autorizimit, përfaqëson dhe mbron interesat e Bankës Qendrore para gjykatave dhe institucioneve tjera përkatëse;
- Përgatitë opinione dhe shkresa;
- Ofron ndihmë profesionale në procesin e integrimit evropian në fushat që janë nën përgjegjësi të Bankës Qendrore dhe që ndërlidhen me sferën juridike;
- Përgatit kontrata, marrëveshje dhe dokumente tjera ligjore me të cilat sigurohet administrim efektiv dhe efikas i Bankës Qendrore;
- Ndërmerr veprime ligjore brenda autorizimeve dhe përgjegjësive të deleguara;
- Bashkëpunon ngushtë me departamentet dhe divizionet tjera të Bankës Qendrore në çështje ligjore me qëllim të sigurimit të konsistencës ligjore e rregullative midis njësive
organizative si dhe pajtueshmërinë me legjislacionin në fuqi;
- Sipas autorizimit, merr pjesë në komisione dhe grupe përkatëse punuese brenda dhe jashtë Bankës Qendrore;
- Përgatitë raporte dhe evidenca lidhur me kryerjen e punëve brenda përgjegjësive të Departamentit Juridik;
- Detyra tjera siç përcaktohen nga mbikëqyrësi.

Kriteret e kërkuara:
- Diplomë universitare në fushën e drejtësisë;
- Njohje e ligjeve të aplikueshme në Republikën e Kosovës me theks të veçantë të legjislacionit që zbatohet ndaj institucioneve financiare;
- Njohje e mirë e legjislacionit të Bashkimit Evropian në fushat e lartcekura;
- Njohja e gjuhës angleze e preferueshme;
- Njohje e punës me kompjuter;
- Vëmendje në detaje, në formulime të qarta dhe saktësi;
- Aftësi komunikuese në të shkruar si dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve sipas prioriteteve;
- Vetiniciativë dhe gatishmëri për punë ekipore;
- Ruajtja e fshehtësisë afariste.

Përvoja e kërkuar:
- Minimum 5 vite përvojë pune profesionale në fushën juridike. Përvoja e kërkuar në sektorin financiar është përparësi.

Të gjithë kandidatët duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme:
- Formularin zyrtar të BQK-së për aplikim;
- Letrën përcjellëse (motivuese) ku theksohet interesimi për këtë pozitë;
- Kopjet e diplomave, ndërsa diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës duhet të jenë të njohura/nostrifikuara zyrtarisht nga ana e MASHT-it;
- Dëshmi mbi identitetin dhe vendbanimin e përhershëm në Kosovë.

Procedura e aplikimit:
- Afati i fundit për aplikim është 19 tetor 2017.
- Aplikimi mund të bëhet on-line (https://hris.bqk-kos.org) përmes faqes zyrtare të BQK-së ose përmes arkivit të BQK-së, nr:8. Asnjë formë tjetër e aplikimit nuk do të merret parasysh.
- Formën e aplikacionit mund ta shkarkoni përmes faqes zyrtare : www.bqk-kos.org
- Dokumentacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.

Advertising
Advertising
Facebook