Register
X









Log in
X

Company Name

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës

Phone Number

.

Company Place

Prishtinë

Administrues i bazave të të dhënave

Administrues i bazave të të dhënave

Information

Publish Date

11.10.2017

End Date

24.10.2017

Categories

Bankë

Job Places

Prishtinë

Job Description

Pozita: Administrues i bazave të të dhënave
Departamenti: Teknologjia Informative
Divizioni: i Teknologjisë Informative dhe Sistemeve
Grada: 5
Raporton tek: Udhëheqësi i Divizionit të Teknologjisë Informative dhe Sistemeve
Administruesi i bazave të të dhënave krijon, instalon, konfiguron dhe administron bazat e të dhënave të bazuara në Oracle dhe MS SQL Server, dhe ofron shërbime shfrytëzuesve që përdorin aplikacione bankare dhe jobankare.

Përgjegjësitë dhe detyrat e punës:
- Administron bazat e të dhënave për aplikacionet që zhvillohen në Departamentin e Teknologjisë Informative;
- Planifikon krijimin dhe mirëmbajtjen e bazave të të dhënave. Punon ngushtë me administratorët e sistemeve gjatë instalimit të aplikacioneve të cilat lidhen me bazat e të dhënave;
- Instalon versione të reja të databazave dhe veglave të saj, si dhe veglave të tjera të nevojshme për qasje në baza të të dhënave;
- Vlerëson versionet e databazave, veglave ndihmëse, në mënyrë që të sigurojë se baza e të dhënave punon sipas standardeve. Në bashkëpunim me administratorët e tjerë dhe zhvilluesit e aplikacioneve, planifikon përditësime me ndikim minimal në punën e sistemeve;
- Administruesi i bazave të të dhënave është edhe pikë kontakti me Oracle dhe Microsoft Support, si dhe kompanitë e tjera që kanë aplikacione dhe baza të të dhënave në BQK;
- Shkruan procedura (Ang. “stored procedures”) të cilat përdoren për nxjerrjen e raporteve nga bazat e të dhënave në MS SQL Server dhe Oracle;
- Shkruan dokumentin udhëzues për përdorim të databazave;
- Rregullon problemet e ndryshme në bazat e të dhënave, aplikacioneve dhe veglave të tjera të cilat raportohen nga shfrytëzuesit;
- Konfiguron bazat e të të dhënave për “high availability”;
- Planifikon, implementon dhe teston në mënyrë të vazhdueshme procedurat për backup dhe restore të bazave së të dhënave;
- Kryen proceset e EOD (End of Day) pas mbylljes se orarit;
- Kryen edhe detyra të tjera të caktuara nga udhëheqës-i/ja.

Njohuritë e kërkuara:
- Njohuri të shkëlqyeshme në administrimin e bazave të të dhënave të bazuara në Oracle dhe MS SQL Server;
- Njohuri të shkëlqyeshme në dizajnimin logjik dhe fizik të bazave të të dhënave;
- Aftësi të kryej rregullime në performancën e bazave të të dhënave;
- Të jetë i aftë të ofrojë strategji gjatë zhvillimit të bazave të të dhënave;
- Shkathtësi të shkëlqyeshme në shkrimin e query të ndryshëm sipas nevojave dhe natyrës së punës;
- Njohuri të mirë të menaxhimit të të drejtave të shfrytëzuesve të bazave të të dhënave;
- Përvojë të mirë në migrime të bazave të të dhënave;
- Njohuri në performancë tunning të bazave të të dhënave;
- Përvojë në T-SQL.

Kualifikimet dhe përvoja e kërkuar:
- Shkallë universitare (bachelor) në fushën e shkencave kompjuterike, elektroteknike apo matematikës, ose certifikime profesionale për Microsoft SQL Database, Microsoft Certified Database Administration (MCDBA), Microsoft Certified Solution Associate – Database Administration (MCSA), Oracle Certified Associate (OCA), Oracle Certified Professional (OCP);
- Përvojë 3 vjeçare në zhvillimin dhe administrimin e bazave të të dhënave;
- Gjuha angleze e preferuar;

Të gjithë kandidatët duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme:
- Formularin zyrtar të BQK-së për aplikim;
- Letrën përcjellëse (motivuese) ku theksohet interesimi për këtë pozitë;
- Kopjet e diplomave, ndërsa diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës duhet të jenë të njohura/nostrifikuara zyrtarisht nga ana e MASHT-it;
- Dëshmi mbi identitetin dhe vendbanimin e përhershëm në Kosovë;

Procedura e aplikimit:
- Afati i fundit për aplikim është 24 tetor 2017.
- Aplikimi mund të bëhet on-line (https://hris.bqk-kos.org) përmes faqes zyrtare të BQK-së ose përmes arkivit të BQK-së, nr:8. Asnjë formë tjetër e aplikimit nuk do të merret parasysh.
- Formën e aplikacionit mund ta shkarkoni përmes faqes zyrtare: www.bqk-kos.org
- Dokumentacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.

Advertising
Advertising
Facebook