Log in
X

Company Name

Mercurius Consulting

Phone Number

Company Place

Prishtinë

INXHINIER / TEKNIK

INXHINIER / TEKNIK

Information

Publish Date

07.02.2018

End Date

20.02.2018

Categories

Inxhinier

Job Places

Prishtinë

Job Description

POZITA:               NXHINIER / TEKNIK

REFERENCA:         MC-001-18

QYTETI:                Prishtinë

Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e avancimit të lidershipitdhe menaxhmentit, HR outsorcing, trajnimit / motivimit, rekrutimit dhe përzgjedhjen e stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën e Inxhinier/Teknik, i cili do të projektoj, montoj, instaloj dhe konfiguroj sistemet elektronike që i ofron klienti.                                    

PËRGJEGJËSITË:

  • Të bëj dizajnimin e projekteve për instalimin e centraleve telefonike apo sistem radio-lidhjeve.
  • Të bëj montimin dhe konfigurimin e centraleve telefonike, radio-sistemeve, sistemeve të zërimit dhe përkthimit simultan, sistemevete video vëzhgimit, linqevemikrovalore, sistemeve të sigurisë dhe mbrojtjes kundër vjedhjes, sistemeve të alarmit kundër zjarrit, instalime të rrjeteve telefonike dhe LAN.
  • Të jetë në gjendje të kuptojë sistemet e thjeshta softuerike për konfigurimin e sistemeve që oferton kompania.
  • Të organizojë dhe menaxhojë operacionet e përditshme dhe tëpërgatitë raporte rutinore për punët dhe shërbimet e përfunduara te klienti.
  • Me kohë duke u zhvilluar mund të bëjë analiza të produkteve të caktuara të konkurrencës në treg për ta përkrahur stafin e shitjes me informacionet e nevojshme për ofrimin e produkteve dhe shërbimeve të reja.
  • Të kuptoj, analizoj dhe hulumtoj problemet e natyrës komplekse me klientë dhe të sjellë rekomandime dhe vendime për zgjidhjen e tyre.
  • Përgjegjës për edukimin e vazhdueshëm lidhur me produktet e prodhuesve të caktuar.

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Diplomë e nivelit bachelor në Inxhinieri, Informatikë apo ekuivalente.
  • Përvoja e punës në fusha relevante.
  • Certifikata për trajnime profesione si Cisco, Panasonic, Motorola, Ceragon, Brahler apo ekuivalent do të kenë përparësi.
  • Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze.
  • Njohuri në përdorimin e sistemit operativ Microsoft Windows dhe paketës Microsoft Office.
  • Patentë shoferi valide dhe së paku 1 vit përvojë.
  • Aftësi për të kryer dy apo më shumë detyra në të njëjtën kohë.
  • Aftësi të shkëlqyeshme organizative për të punuar i pavarur dhe në grup, si dhe për t’u përgjigjur shpejtë në situata urgjente.

OFERTA:

  • Pagë atraktive.
  • Pagesë në bazë të performancës.
  • Kompensimi i shpenzimit të ushqimit në punë.
  • Sigurim shëndetësor.
  • Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal.

APLIKIMI:

Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën20.02.2018.Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Expired

Advertising
Advertising
Facebook