Log in
X

Company Name

Luna Marketing

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Marketing Specialist (2)

Marketing Specialist (2)

Information

Publish Date

09.02.2018

End Date

15.02.2018

Categories

Marketing

Job Places

Prishtinë

Job Description

Kompania LUNA Marketingshpall konkurs për Marketing Specialist (2 Pozita):

Përgjegjësitë për pozitën:

  • Marketing Specialist angazhohet në bashkëpunim me Menaxherin e Marketingut gjatë hartimit, përpilimit, dhe zbatimit të strategjive të marketingut, për të tërhequr audiencën e përcaktuar (ATL DHE BTL)
  • Menaxhimi dhe zhvillimi i strategjive për rrjetet sociale në promovimin e kompanisë /brendit
  • Përgatit materialet e marketingut, si broshura, fletë informuese, dosje promocionale, dhe të tjera, si dhe administron shpërndarjen e tyre në përputhje me programet marketing për llojet e brendit të cilat i mbulon;
  • Përgatitja dhe raportimi i buxheteve për implementimin e fushatave të reklamimit;
  • Përcjellja e konkurrencës;
  • Propozon pako të ndryshme promovuese që do të nxisin rritjen e shitjeve te brendi;
  • Të realizoj imazhin marketing (informacion dhe publicitet) të projekteve të cilat do të mbulohen me marketing;
  • Si dhe detyra tjera sipas kërkesës se mbikëqyrësit.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të ketë diplomë universitare në fushën relevante;
  • Minimum dy (2) vite përvojë pune në fushën e marketingut dhe shitjes;
  • Aftësi të mira organizative dhe planifikuese;
  • Njohuri të shkëlqyera të marketingut si dhe njohja e terrenit të Kosovës;
  • Kandidatët duhet të jenë të gatshëm të punojnë jashtë orarit nëse është e nevojshme;
  • Të posedojnë aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe e domosdoshme njohja e gjuhës angleze;
  • Të kenë njohuri të shkëlqyera kompjuterike;
  • Aftësi dhe njohuri menaxhuese të punës në grup;
  • Aftësi për të mbajtur nivel të lartë të konfidencialitetit;
  • Posedimi i patentë shoferit është i domosdoshëm.

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CVpërmes e-mail adresës elektronike në: hr@luna-ks.comapo CV mund të dërgohet edhe fizikisht tek zyrat e Kompanis Luna Marketing në adresën: Magjistralja Prishtinë-Shkup, km 10 p.n.Lipjan.

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Konkursi do të jetë i hapur nga data sot 08 Shkurt 2018 – 15 Shkurt 2018

Expired

Advertising
Advertising
Facebook