Log in
X

Company Name

Millennium DPI Partners (MDPI)

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Interpret (e)/Përkthyes (e) nga gjuha serbe në gjuhën shqipe dhe anasjelltas

Interpret (e)/Përkthyes (e) nga gjuha serbe në gjuhën shqipe dhe anasjelltas

Information

Publish Date

09.02.2018

End Date

16.02.2018

Categories

Përkthyes

Job Places

Prishtinë

Job Description

FUSHËVEPRIMI

Interpret (e)/Përkthyes (e) nga gjuha serbe në gjuhën shqipe dhe anasjelltas

Programi i USAID për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë (JSSP) është nismë katërvjeçare për sundim të ligjit. Periudha e performancës së projektit është nëntor 2015 – nëntor 2019. Qëllimi kryesor i PFSD-së është të sigurojë që sundimi i ligjit të zë rrënjë në Kosovë duke e përmirësuar cilësinë e sistemit të drejtësisë. Programi mbështetet në përpjekjet e mëparshme të USAID-it për avancimin e sundimit të ligjit për të siguruar që sistemi i drejtësisë të funksionojë në mënyrë profesionale, efikase dhe të përgjegjshme.

Qëllimi i detyrës

Akademia e Drejtësisë e Kosovës (ADK-ja) është institucioni kryesor përgjegjës për organizimin e trajnimeve për gjyqtarët, prokurorët dhe stafin administrativ tëgjyqësorit. Pas integrimit të strukturave gjyqësore në veri, një numër i konsiderueshëm i gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit mbështetës serbë janë emëruar/rekrutuar në vitin 2017 dhe tani janë pjesë e sistemit gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës. Gjyqtarët, prokurorët dhe stafi mbështetës i rekrutuar do të kalojë nëpër trajnime të ndryshme të organizuara nga ADK-ja. Kjo e shtondukshëm nevojën për kapacitet të përkthimit/interpretimit nga gjuha serbe në gjuhën shqipe dhe anasjelltas brenda ADK-së.

Kjo pozitë do t’indihmojëADK-së që të sigurohet sematerialet e trajnimit dhe dokumentet relevante përkthehen nga gjuha shqipe në gjuhën serbe dhe anasjelltas dhe qëofrohet interpretim gjatë seancave të trajnimit.

Detyrat/aktivitetet

  • Nëpunësi do të veprojë si përkthyes nga gjuha shqipe në atë serbe dhe anasjelltas për Akademinë e Drejtësisë në Kosovë (ADK-në).
  • Përkthen materialet me shkrim, modulet e trajnimit, raportet dhe dokumentet nga gjuha shqipe në gjuhën serbe dhe anasjelltas.
  • Përkthen çdo material tjetër të shkruar siç kërkohet nga ADK-ja dhe PFSD-ja.
  • Ofrojë shërbime të përkthimit për PFSD-në sipas kërkesës.

Kohëzgjatja e detyrës:

Kohëzgjatja e detyrës është nga 6 muaj me mundësi vazhdimi.

Kualifikimet minimale

  • Përvojë e dëshmuar në përkthim dhe interpretim nga gjuha shqipe në gjuhën serbe dhe anasjelltas.
  • Njohuritëe shkëlqyeshme të gjuhës shqipe dhe asaj serbe.
  • Përvoja prejsë paku pesë (5) vitesh e punës si përkthyes (e)/interpret (e).
  • Shkathtësi të larta organizative, vëmendja rigoroze ndaj detajeve dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve.

Kandidatët e interesuar duhet të aplikojnë duke e dërguar një CV dhe tri referenca nëpërmjet postës elektronike, me fjalët "Interpret (e)/ Përkthyes (e)" si titull i lëndës, nëjobs@jssp-ks.org deri më datën 16 shkurt 2018, në orën 16:00. Aplikacionet e dorëzuara me vonesë nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. Asnjë telefonatë nuk do të pranohet. Çdo përpjekje për të kontaktuar ndryshe me USAID-inapoJSSP-në në lidhje me këtë konkurs do të rezultojë në diskualifikim të menjëhershëm.

Expired

Advertising
Advertising
Facebook