Log in
X

Company Name

Kompania e Sigurimeve EUROSIG Sh.A.

Phone Number

038 244 080

Company Place

Prishtinë

Përfaqësues ligjor pranë gjykatave

Përfaqësues ligjor pranë gjykatave

Information

Publish Date

09.02.2018

End Date

16.02.2018

Contact Person

Ardita Ramaxhiku

Categories

Jurista

Job Places

Prishtinë

Job Description

                                                                              K O N K U R S   P U N E

Nëse jeni në kërkim të një pune dinamike dhe interaktive, në një ekip të personave të suksesshëm, në një mjedis stimulues të punës i cili është i lidhur me menaxhimin dhe zhvillimin e profesionit tuaj, Kompania e Sigurimeve “Eurosig” Sh.a., fton të gjithë të interesuarit që të aplikojnë në vendin e punës:   

                                                            Përfaqësues ligjor pranë gjykatave

 Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përfaqësimin e kompanisë pranë gjykatave
  • Përpilimin e ankesave kundër aktgjykimeve dhe vendimeve gjyqësore
  • Sipas autorizimit, negocimi me palët për arritjen e marrëveshjeve gjyqësore dhe jashtëgjyqësore për lëndët në proces gjyqësor
  • Përgjigjet në padi dhe përpilimin e të gjitha shkresave tjera drejtuar gjykatave apo institucioneve tjera,
  • Përgatitjen e lëndëve me marrëveshje për pagesë (vendimet e komisioneve, relacionet, vleresimin,  urdherpagesat)
  • Përpilimin e marrëveshjeve jashtëgjyqësore për lëndet në proces gjyqësor.
  • Kryerjen e të gjitha punëve tjera me urdhër të menaxherit të drejtpërdrejtë.

 Kualifikimi dhe përvoja:

  • Diplomë universitare nga fusha e drejtësisë;
  • Preferohet të ketë të kryer provimin e Jurisprudencës;
  • Të mos jetë i dënuar për vepër penale;
  • Të ketë së paku tre (3) vite përvojë pune në fushën juridike
  • Të ketë njohuri të mira lidhur me kornizën ligjore dhe rregulluese të sektorit të sigurimeve në Kosovë;
  • Përvoja e punës në lëminë e sigurimeve është përparësi;
  • Njohje e ligjeve të aplikueshme në Republikën e Kosovës me theks të veçantë të legjislacionit që zbatohet ndaj institucioneve financiare;
  • Të ketë reputacion të lartë profesional dhe integritet personal;
  • Vetinicues, i gatshëm për të marrë përgjegjësi;
  • Shkathtësi të shkëlqyera komunikuese, organizative dhe analitike;
  • Shkathtësi për menaxhimin e punës nën presion;
  • Njohja e gjuhës angleze e preferueshme;
  • Njohja e punës në kompjuter.

Mënyra e konkurimit:

Kërkesës së shkruar për punë duhet bashkëngjitur dokumentacionin si në vijim:

  • Biografinë (CV-në) tuaj me foto
  • Dokumente të tjera mbështetëse mbi kualifikimin profesional
  • Së paku dy (2) Letra reference
  • Letër motivuese

Personat e interesuar duhet të dërgojnë e-mail në adresën Ardita.Ramaxhiku@eurosig-ks.com, deri me datë 16.02.2018.

Vetëm kandidatët që do të hyjnë në rrethin e ngushtë ftohen në intervistë ndërsa kandidatët që dorëzojnë dokumentet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.

Expired

Advertising
Advertising
Facebook