Log in
X

Company Name

Banka Ekonomike SH.A.

Phone Number

+381 (0) 38 500 500

Company Place

Prishtinë

Zyrtar i Kontabilitetit (2)

Zyrtar i Kontabilitetit (2)

Information

Publish Date

10.02.2018

End Date

14.02.2018

Categories

Kontabilitet

Job Places

Prishtinë

Job Description

KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE

Banka Ekonomike, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendeve të punës:

Zyrtar i Kontabilitetit (2 vende pune)

Departamenti i Financave dhe Kontrollit

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Pranon dokumentacionin financiar të Bankës nga  koordinatori i Njësisë dhe pastaj  bënë kontimin ;
  • Kujdeset për saktësinë e kontimit, ndryshimet eventuale të paraqitura në planin – manualin kontabël të bankës;
  • Përcjell dhe kontrollon gjendjen dhe saktësinë e urdhëresave të kontuara gjatë orarit dhe nxjerr ditarët e regjistrimit;
  • Kryen veprimet : trezor Bankë – trezor Degë  dhe trezor Degë – trezor  Degë;
  • Llogaritë shpenzimet e udhëtimit dhe likuidimin e tyre;
  • Bën kontimin e  faturave për mjete themelore, inventar dhe material;
  • Regjistron mjetet themelore në program të kontabilitetit dhe i vendos numrat për mjetet e furnizuara të reja, përgatit fletëngarkesat si dhe e bënë barazimin e tyre me librin kryesor të Bankës;
  • Përllogarit amortizimin e mjeteve themelore për çdo muaj;
  • Përllogarit shpenzimet/amortizimin e parapagimeve për çdo muaj;
  • Kujdeset për pagesën në afat të tatimeve dhe kontributeve  në paga dhe bënë barazimin e tyre me ATK dhe TKPK dhe për çdo reklamim eventual  duhet të njoftojnë koordinatorin e Njësisë;
  • Për të gjitha këto punë përgatitë urdhëresën për regjistrim në BEST;
  • Lajmëron punëtorët në ATK dhe TKPK;
  • Përgatit raportet mujore, tremujore dhe vjetore për tatime dhe kontribute nga pagat e të punësuarve të Bankës;
  • Përpilon raporte të ndryshme për periudha të ndryshme;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe në detyra tjera të     kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt.

 Kualifikimet ;

  • Fakulteti Ekonomik
  • Mbi 2 vite përvojë pune, preferohet përvojë bankare në financa
  • Kontabilist/e e/i certifikuar
  • Njohja e Gjuhës Angleze
  • Njohja e punës me kompjuter
  • Te jetë në gjendje të punojë nën presion

Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes emailit; hrd@bekonomike.com 

Afati i aplikimit është deri më datë 14 Shkurt 2018 ora 16:00.

Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.

Expired

Advertising
Advertising
Facebook