Log in
X

Company Name

ZYRA E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Zyrtar i Lartë për Marrëdhënie Ndërkombëtare

Zyrtar i Lartë për Marrëdhënie Ndërkombëtare

Information

Publish Date

11.02.2018

End Date

15.02.2018

Categories

Qeveri

Job Places

Prishtinë

Job Description

ZYRA E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS shpall konkurs për plotësimin e vendit të lirë të punës:

DEPARTAMENTI PËR ÇËSHTJE JURIDIKE DHE MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE
Një (1) Zyrtar i Lartë për Marrëdhënie Ndërkombëtare – Divizioni për Marrëdhënie Ndërkombëtare
Numri i referencës: RP00058724
Koeficienti: 8

Detyrat dhe përgjegjësitë: Nën mbikëqyrjen e Udhëheqësit të Divizionit për Marrëdhënie
Ndërkombëtare, kryen detyrat dhe përgjegjësitë si në vijim:
- Analizon dhe shqyrton paraprakisht propozimet e Qeverisë për emërimin, tërheqjen apo shkarkimin e shefave të misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës, për t’u siguruar se ato janë bërë në përputhje dhe në respektim të kritereve dhe procedurave ligjore, për emërimin apo shkarkimin e tyre nga ana e Presidentit, si dhe kujdeset që të gjitha veprimet të jenë në përputhje me legjislacionin në fuqi, dhe konventave ndërkombëtare mbi marrëdhëniet diplomatike dhe konsullore;
- Në bashkëpunim me Udhëheqësin e Divizionit shqyrton lëndët për formimin e misioneve diplomatike e konsullore, të zyrave përkatëse të Republikës së Kosovës, në vendet e tjera ose
organizatat ndërkombëtare, dhe në relacionin shpjegues, ofron arsyet dhe nevojën e formimit të tyre, për t’u siguruar miratimin e formimit të këtyre misioneve nga ana e Presidentit, me qëllim të
përfaqësimit të interesave të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj;
- Analizon dhe shqyrton paraprakisht traktatet, konventat obligative ndërkombëtare dhe instrumentet e aderimit në konventat ndërkombëtare, për t’u siguruar se ato janë bërë në përputhje me Kushtetutën, procedurat ligjore dhe Konventën e Vjenës për të Drejtat e Traktateve, përpara nënshkrimit apo ratifikimit nga ana e Presidentit;
- Harton Propozim Dekretet e ratifikimit të marrëveshjeve nga Presidentit i Republikës së Kosovës, në përputhje me dispozitat përkatëse të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në bazë të të
cilave marrëveshja ndërkombëtare duhet të ratifikohet;
- Në bashkëpunim me Udhëheqësin e Divizionit dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme, monitoron zbatimin e marrëveshjeve bilaterale dhe multilaterale, për t’u siguruar se mekanizmat e
implementimit të tyre janë efikas dhe funksionojnë;
- Asiston Udhëheqësin e Divizionit në evidentimin e aspekteve të caktuara të zbatimit të politikave të veprimit të ZPRK-së, në raport me vendet e rajonit si dhe të këtyre vendeve në raport me
vendin tonë, duke informuar drejtorin e DÇJMN-së, përmes dhënies së rekomandimeve përkatëse,
- Krijon dhe përditëson arkivin e vendosjes së marrëdhënieve dypalëshe dhe shumëpalëshe me vendet e tjera të botës;
- Raporton në baza të rregullta lidhur me përfundimin e detyrave të përcaktuara, për tu siguruar nëse janë zhvilluar të gjitha aktivitetet dhe veprimet e planifikuara dhe arrit objektivat e divizionit;
- Kryen detyra tjera – në përputhje me ligjet dhe rregulloret momentale – të cilat mund të kërkohen kohë pas kohe.

Kualifikimi, përvoja e kërkuar, njohuritë dhe shkathtësitë:
• Diplomë universitare në shkencat juridike.
• Së paku tri (3) vite përvojë pune të dëshmuar në fushën relevante.

Kandidati duhet të ketë:
- Njohuri specifike lidhur me dispozitat kushtetuese, ligjore, konventat ndërkombëtare mbi marrëdhëniet diplomatike dhe konsullore, si dhe legjislacionin në fuqi që përcaktojnë kompetencat e
Presidentit;
- Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
- Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese, negociuese dhe bindëse në menaxhim;
- Qasje fleksibile për zgjidhjen e problemeve profesionale dhe organizative të rëndësishme për Divizionit;
- Vlerësimin për një varg çështjesh, ku nuk ekzistojnë politika të qarta;
- Përgjegjësi për vendimmarrje, hartimin e politikave, arritjen e rezultateve në bazë të objektivave të përcaktuara;
- Njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit;
- Njohuri të mira të gjuhës shqipe dhe /ose serbe, preferohet njohja e gjuhës angleze dhe gjuhëve tjera.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURIMIT
Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
Komunitetet jo shumicë kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil siç specifikohet në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:
Në Shërbimin Civil kanë të drejtë të punësohen shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore, të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave ekzekutive, drejtuese ose zbatimin e funksioneve administrative dhe të cilët kanë aftësitë fizike, që kërkohen për pozitën përkatëse.

Aktet ligjore dhe nënligjore që zbatohen gjatë procedurave të rekrutimit: Procedurat e rekrutimit në Zyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës zhvillohen në pajtim me
Ligjin Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës (GZ, Nr. 72, 25 qershor 2010) si dhe Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil.

Kohëzgjatja e emërimit:
Kohëzgjatja e emërimit është me kohë të pacaktuar sipas Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, duke përfshirë periudhën e punës provuese një (1) vjeçare.

Afati i dorëzimit të kërkesave për aplikim:
Konkursi do te jetë i hapur për dorëzimin e kërkesave 15 ditë nga dita e publikimit.
Deri me datë 15.02.2018, në orën 16:00.
Kërkesat e dërguara pas datës së fundit të konkurrimit nuk do të pranohen.

Paraqitja e kërkesave për aplikim:
Aplikacionet mund të merren në Njësinë e Personelit të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, e cila gjendet në adresën: Ndërtesa e Kuvendit p.n. në Prishtinë apo mund të shkarkohen në ueb – faqen e Presidencës: http://www.president-ksgov.net/
Aplikacionet e plotësuara së bashku me kopje të dëshmive të kërkuara sipas Shpalljes për rekrutim dorëzohen në Njësinë e Personelit të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës,
Aplikacionit duhet bashkëngjitur të dhënat biografike për përvojën paraprake dhe të gjitha kopjet e kualifikimeve (diplomave, certifikatave të trajnimeve, dëshmi të njohjes së gjuhëve të huaja dhe përdorimit të kompjuterit).
Vetëm aplikacionet zyrtare të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, do të pranohen.
Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe ai i pakompletuar me të dhënat e kërkuara do të konsiderohet i pavlefshëm.

Aplikacionet mund t’i dorëzoni personalisht në recepcionin e Ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në Prishtinë (rruga Nëna Terezë p .n.) apo përmes postës.
Për informata të tjera plotësuese mund të drejtoheni në telefonin 038/211-662.

Expired

Advertising
Advertising
Facebook