Log in
X

Company Name

Zyra e Kryeministrit

Phone Number

038/ 20014400

Company Place

Prishtinë

Zyrtar për Arkiv

Zyrtar për Arkiv

Information

Publish Date

11.02.2018

End Date

23.02.2018

Categories

Qeveri

Job Places

Prishtinë

Job Description

ZYRA E KRYEMINISTRIT shpallë të lirë këtë vend të punës:
            
I. ARKIVI I QEVERISË  SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Një (1) Zyrtar për Arkiv 3
Numri i referencës: ZKM-SP-007
Koeficienti: 6
    
Detyrat dhe përgjegjësitë: Nën mbikëqyrjen e Udhëheqësit të Arkivit  kryen detyrat dhe përgjegjësitë si në  vijim:
•Pranimi, hapja, regjistrimi i shkresave në evidencën themelore dhe evidencat ndihmese, klasifikimi sipas shenjave te identifikimit, krijimi i lendeve vendosja ne mbështjellës,
•Pranimi, regjistrimi i te dhënave ne data bazë, klasifikimi dhe arkivimi i të dhënave në databazë sipas skemës së klasifikimit dhe afateve te ruajtjes, komunikimi elektronik , krijimi I kopjeve te dokumenteve;
•Mban regjistrimin e dokumenteve hyrëse dhe dalëse në ZKM , ne librin amëz dhe mënyre elektronike;
•Ruan memot, letrat, raportet, e-mailat, shënimet dha artikujt tjerë dhe do tu ofroj shërbime informative nëse kërkohet nga personeli I ZKM-së
•Mban arkiv të zyrës dhe skeda referenciale të lëndëve të ndryshme;
•Fotokopjon dokumente dhe forma tjera për nevojat e Arkivit.
•Siguron përkrahje administrative dhe teknike.
•Kryen edhe punë tjera sipas kërkesës së Shefit te sektorit për regjistrim dhe Arkivim

Kualifikimi, përvoja e punës dhe aftësitë:
•Kërkohet shkolla  e mesme.  
•Së paku 3  vite  përvojë profesionale në pune fushën e arkivës ose administratës.
•Kërkohet aftësi e punës me kompjuter: MS-Word, Excel, Access, Databasë etj.
•Është e nevojshme njohuria e rrjedhshme e gjuhës shqipe dhe/ose e serbishte, njohuria e gjuhëve të tjera si angleze është përparësi.
• Kandidati duhet të jetë energjik, të ketë shkathtësi të mira ndërnjerëzore dhe të jetë i gatshëm ose e gatshme të punojë me orar fleksibil të punës


INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURIMIT

Zyra e Kryeministrit ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës  dhe mirëpret aplikacionet  nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
Komunitetet jo shumicë kanë të drejtë  për përfaqësim të drejtë dhe proporcional  ne organet e shërbimit civil siç specifikohet  në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-149  për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Aplikacionit duhet ti bashkëngjiten  dokumentet përcjellëse  si vijon: Formulari i plotësuar i aplikimit, dëshminë për kualifikimet arsimore dhe profesionale ( diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHT-i), dëshminë e përvojës se punës, dy referenca.

Kërkesa për punësim dhe përshkrimi i punës mund të merret në recepcionin e  ndërtesës së  Qeverisë së Republikës së Kosovës (rruga Nëna Terezë p.n.). Formularin zyrtar për aplikim, mund ta gjeni edhe në Web faqen : http://www.rks- gov.net/pm/http://www.kryeministri-ks.net/zck/.

Dokumentacioni duhet të dorëzohen në Zyrën e burimeve njerëzore, Ndërtesa e Qeverisë, kati i IV, zyra nr. 406.
Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe ai i pakompletuar me të dhënat e kërkuara do të konsiderohet i pavlefshëm.

Për  shkak të  numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Kandidatet e përzgjedhur në listën e ngushtë do ti nënshtrohen testimit me shkrim dhe intervistimit.
Kohëzgjatja e emërimit sipas LSHC, duke përfshirë periudhën e punës provuese  1 vjeçare.

Afati i konkurrimit është prej datës  09 / 02/ 2018 deri me datë   23/ 02 /2018, deri në orën 16:00.
Kërkesat e dërguara  pas datës së fundit të  konkurrimit nuk do të pranohen.
Për informata shtesë, ju lutemi telefononi në numrat: 038 200 14 818 dhe 038 200 14 817

Expired

Advertising
Advertising
Facebook