Log in
X

Company Name

Zyra e Kryeministrit

Phone Number

038/ 20014400

Company Place

Prishtinë

Zyrtarë i Lartë Ligjor

Zyrtarë i Lartë Ligjor

Information

Publish Date

11.02.2018

End Date

20.02.2018

Categories

Qeveri

Job Places

Prishtinë

Job Description

ZYRA E KRYEMINISTRIT  shpallë të lirë këtë vend të punës:
    
I.  ZYRA LIGJORE
Një (1) Zyrtarë i Lartë Ligjor
Numri i referencës: ZKM-ZL-004
Koeficienti : 8

Detyrat dhe përgjegjësitë: Nën mbikëqyrjen e Drejtorit të Zyrës Ligjore  kryen detyrat dhe përgjegjësitë si  në vijim:
-Harton dhe merr pjesë aktive në hartimin e ligjeve dhe akteve nënligjore ( akteve normative);
-Siguron dhe është përgjegjës  për pajtueshmërinë e projektakteve  normative  që dorëzohen per shqyrtim  dhe miratim në Qeveri  me Kushtetutën e Republikës se Kosovës  dhe legjislacionin në fuqi në Kosovë;
-Kryen revidimet ligjore  dhe gjuhësore  me qëllim që përmbajtja ligjore  dhe kuptimi i projektaktit normativ të jetë teknikisht i saktë;
-Siguron shfrytëzimin e duhur  të standardeve për hartimin e akteve normative  nga institucionet e Republikës së Kosovës  të paraqitura në procedura te hartimit dhe shqyrtimit te projekt akteve normative  të Qeverisë  duke përfshirë edhe tabelat  e Acquis  së BE-së.
-Në bashkëpunim me njësitë përkatëse  në kuadër të ZKM-së, njësit apo personat përgjegjës  per hartimin e projektakteve normative, ndihmon  në përputhshmërinë  e akteve normative  të propozuara nga ZKM me legjislacionin e aplikueshëm në Republikën e Kosovës si dhe legjislacionin e Bashkimit Evropian – Acquis të BE-së, duke përfshirë  përgatitjen e Deklaratës së Përputhshmërisë( DeP) dhe Tabelat e Përputhshmërisë (TeP).
-Përcjellë menaxhimin e procedurave për hartimin dhe  dorëzimin  e projektligjeve për miratim ne Qeveri;
-Bashkërendon dhe ndërlidh  punët  sipas nevojës me zyrtaret e tjerë  të Zyrës Ligjore
-Ofron udhëzime juridike  dhe shërbime këshilluese;
-Ofron këshilla rreth projektligjeve  që Qeveria duhet t’ia dorëzoj Kuvendit;
-Ofron  shqyrtimin e projektakteve normative  që Qeveria duhet t’ia dorëzojë  Kuvendit për të siguruar  përputhshmërinë  me Kushtetutën, legjislacionin  në fuqi si dhe me instrumentet  e së drejtës ndërkombëtare;
-Ofron këshilla të veçanta  juridike përkitazi me ministrinë /ministritë  për të cilat caktohet  dhe ka njohuri profesionale  dhe ndërlidhet me  homologun  e tij /saj në ministri;
-Ndihmon zyrën e Kryeministrit  rreth përgatitjes  së detyrimeve kontraktuese  dhe kërkesave që zyra e Kryeministrit parashtron  dhe merr përsipër  kryerjen e detyrave  dhe përgjegjësive të saj;
-Kryen detyra tjera sipas kërkesës së drejtorit të zyrës.

Kualifikimi, përvoja e punës dhe aftësitë:
•Diplomë universitare të fakultetit juridik;  
•Së paku tri (3) vite përvojë pune profesionale;  
•Kandidati duhet të jetë i/e shkathët të analizojë  dhe përpilojë  projektligje  dhe akte tjera  nënligjore, shkresa;
•Shkathtësitë themelore kompjuterike janë të nevojshme ( Windows, Outlook, Excel, Internet Microsoft Work /Office) duke përfshirë programin  e përpunimit të tekstit dhe pasqyrave tabelore , bazën e shënimeve  dhe përgatitjen e shënimeve ;
•Kërkohet njohja e gjuhës shqipe dhe / ose serbe, Njohja e gjuhëve tjera  si angleze gjermane, frënge etj është përparësi;
•Duhet të jetë në gjendje të punojë nën presion  dhe të ketë etikë të punës  dhe nivel të lartë të integritetit;
•Shkathtësi  në komunikim, organizim, punë në presion , iniciativë etj.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURIMIT
Zyra e Kryeministrit ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës  dhe mirëpret aplikacionet  nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
Komunitetet jo shumicë kanë të drejtë  për përfaqësim të drejtë dhe proporcional  ne organet e shërbimit civil siç specifikohet  në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-149  për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.
Aplikacionit duhet ti bashkëngjiten  dokumentet përcjellëse  si vijon: Formulari i plotësuar i aplikimit, dëshminë për kualifikimet arsimore dhe profesionale ( diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHT-i), dëshminë e përvojës se punës, dy referenca.
Kërkesa për punësim dhe përshkrimi i punës mund të merret në recepcionin e  ndërtesës së  Qeverisë së Republikës së Kosovës (rruga Nëna Terezë p.n.). Formularin zyrtar për aplikim, mund ta gjeni edhe në Web faqen : http://www.kryeministri-ks.net/; http://www.kryeministri-ks.net/zck/.
Dokumentacioni duhet të dorëzohen në Divizionin e burimeve njerëzore, Ndërtesa e Qeverisë, kati i IV, zyra nr. 406.
Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe ai i pakompletuar me të dhënat e kërkuara do të konsiderohet i pavlefshëm.
Për  shkak të  numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Kandidatet e përzgjedhur në listën e ngushtë do ti nënshtrohen testimit me shkrim dhe intervistimit.
Kohëzgjatja e emërimit sipas LSHC, duke përfshirë periudhën e punës provuese një (1) vjeçare.
Afati i konkurrimit është deri me datë  20 / 02 /2018, deri në orën 16:00.
Kërkesat e dërguara  pas datës së fundit të  konkurrimit nuk do të pranohen.
Për informata shtesë, ju lutemi telefononi në numrat: 038 200 14 818 dhe 038 200 14 817.

Expired

Advertising
Advertising
Facebook