Log in
X

Company Name

Zyra e Kryeministrit

Phone Number

038/ 20014400

Company Place

Prishtinë

Zyrtar i lartë për përkthim (shqip-turqisht)

Zyrtar i lartë për përkthim (shqip-turqisht)

Information

Publish Date

11.02.2018

End Date

20.02.2018

Categories

Qeveri

Job Places

Prishtinë

Job Description

ZYRA E KRYEMINISTRIT  SHPALL të lirë këtë vend të punës:

I.  ZYRA PËR PUBLIKIMIN E GAZETËS  ZYRTARE
Një(1) Zyrtar i lartë për përkthim (shqip-turqisht)
Numri i referencës: ZKM-GZK-006
Koeficienti: 8

Detyrat dhe përgjegjësitë: Nën mbikëqyrjen e  Drejtorit të zyrës për publikimin e gazetës zyrtare kryen detyrat dhe përgjegjësitë si në vijim:
1.Bënë përkthimin e të gjitha akteve juridike, dokumenteve dhe shkresave të ndryshme që publikohen nga Zyra për Publikim, nga gjuha shqipe në gjuhën turke dhe anasjelltas;  
2.Bënë lekturimin e të gjitha akteve juridike, dokumenteve dhe shkresave të ndryshme që dalin nga Zyra për Publikim, nga gjuha shqipe në gjuhën turke dhe anasjelltas;  
3.Në rast nevoje përkthen si simultane për nevoja të zyrës për publikim dhe ZKM-së dhe interpretojnë tekstet e shkruara nga gjuha shqipe në atë turke dhe anasjelltas;
4.Bënë përkthimin e dokumenteve dhe shkresave të ndryshme që janë në kompetencë të Zyrës për Publikim, sidomos të teksteve juridike, korrespodencën e shkruar nga gjuha shqipe në atë turke dhe anasjelltas;  
5.Sipas kërkesës të Drejtorit përgatitë planin e vet vjetor të punës;   
6.Përgatitë raporte javore, mujore dhe vjetore për punën e vet të kryer;   
7.Kryen edhe punë tjera për ZPGZ që i caktohen nga Drejtori i Zyrës.   

Kualifikimi, përvoja e punës dhe aftësitë:
•Fakulteti i gjuhës dhe letersisë shqipe, turke ;
•Tri (3) vite  përvojë pune profesionale në lekturim, përkthim.
•Kerkohet njohja e gjuhes turke ( në të folur dhe shkruar);
•Njohës i mirë i gjuhës shqipe dhe /ose serbe. Njohja e gjuhëve të tjera si  anglishtja etj  është përparësi.
•Të jetë në gjendje të perkthej  simulant nga gjuha shqipe-turke dhe anasjelltas.
•Shkathtësitë kompjuterike, përfshirë njohuritë Windows , Outlook, Microsoft Works/Office, Excel, Internet dhe të krijimit të prezantimeve.
•Aftësi në të shkruar.
•Të jetë energjik, të ketë shkathtësi të mira ndër njerëzore dhe të jetë i /e gatshëm  të punojë me orar fleksibil të punës dhe trysni kohe.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURIMIT
Zyra e Kryeministrit ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës  dhe mirëpret aplikacionet  nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
Komunitetet jo shumicë kanë të drejtë  për përfaqësim të drejtë dhe proporcional  ne organet e shërbimit civil siç specifikohet  në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-149  për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.
Aplikacionit duhet ti bashkëngjiten  dokumentet përcjellëse  si vijon: Formulari i plotësuar i aplikimit, dëshminë për kualifikimet arsimore dhe profesionale ( diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHT-i), dëshminë e përvojës se punës, dy referenca.
Kërkesa për punësim dhe përshkrimi i punës mund të merret në recepcionin e  ndërtesës së  Qeverisë së Republikës së Kosovës (rruga Nëna Terezë p.n.). Formularin zyrtar për aplikim, mund ta gjeni edhe në Web faqen : http://www.kryeministri-ks.net/; http://www.kryeministri-ks.net/zck/.
Dokumentacioni duhet të dorëzohen në Divizionin e burimeve njerëzore, Ndërtesa e Qeverisë, kati i IV, zyra nr. 406.
Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe ai i pakompletuar me të dhënat e kërkuara do të konsiderohet i pavlefshëm.
Për  shkak të  numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Kandidatet e përzgjedhur në listën e ngushtë do ti nënshtrohen testimit me shkrim dhe intervistimit.
Kohëzgjatja e emërimit sipas LSHC, duke përfshirë periudhën e punës provuese një (1) vjeçare.

Afati i konkurrimit është deri me datë  20/02/2018, deri në orën 16:00.
Kërkesat e dërguara  pas datës së fundit të  konkurrimit nuk do të pranohen.

Për informata shtesë, ju lutemi telefononi në numrat: 038 200 14 818 dhe 038 200 14 817.

Expired

Advertising
Advertising
Facebook