Log in
X

Company Name

Zyra e Kryeministrit

Phone Number

038/ 20014400

Company Place

Prishtinë

Zyrtar i Lartë për Komunikim me publikun

Zyrtar i Lartë për Komunikim me publikun

Information

Publish Date

11.02.2018

End Date

20.02.2018

Categories

Qeveri

Job Places

Prishtinë

Job Description

ZYRA E KRYEMINISTRIT  shpallë të lirë këtë vend të punës:
 
I. Një( 1)  Zyrtar i Lartë  për Komunikim me publikun
Numri i referencës: ZKM-ZIP-005
Koeficienti : 8

Detyrat dhe përgjegjësitë: Nën mbikëqyrjen dhe përgjegjësinë e  Drejtorit të Zyrës për  Komunikim Publik  kryen detyrat dhe përgjegjësitë e mëposhtme:
•Të pranojë kërkesat për qasje në dokumente publike nga personat fizik dhe juridik të Republikës së Kosovës, dhe të njëjtat pas shqyrtimit fillestar, t’i dërgojë në sektorin  përkatës;
•Të sigurojë dokumentin e kërkuar dhe të sigurojë përgjigje për kërkuesin e dokumentit brenda afatit ligjor;
•Mban evidencë  të saktë për numrin e kërkesave për qasje ne dokumente publike  si dhe për numrin e lejuar apo refuzuar te këtyre kërkesave.
•Të mbledh raportet nga institucionet publike dhe përgatitë  raportin  gjithëpërfshirës  vjetor ;
•Të përgatisë  planin e veprimit për masat që duhet ndërmarrin  nga institucionet në zbatimin e Ligjit.
•Kryen edhe punët tjera që dalin nga mandati i Zyrës për Komunikim Publik, në monitorimin e mediave, përgatitjen dhe shpërndarjen e njoftimeve dhe komunikatave për media, përcjelljen e aktiviteteve të Kryeministrit dhe  të zyrës së Kryeministrit.
• Kryen edhe punë tjera nga mandati i Zyrës për Komunikim Publik, sipas kërkesës  së udhëheqësit të drejtpërdrejtë;

Kualifikimi, përvoja e punës dhe aftësitë:
•Diplomë universitare në shkenca shoqërore.
•Tri vite përvojë pune  profesionale, përparësi përvoja në media.
•Njohja e gjuhëve zyrtare. Njohja e gjuhës angleze përparësi.
•Njohja e punës me kompjuter, Word, Excel, përpunimi i tekstit, Databasë, Internet etj.
•Shkathtësi në hartimin e shkresave, komunikatave për media, raporteve të ndryshme etj. Shkathtësi të mira prezantuese  dhe komunikimi.
•Trajnimet e ndryshme në fushën e komunikimit dhe medias është përparësi.
•Të jetë energjik, të ketë shkathtësi të mira ndërnjerëzore dhe të jetë i /e gatshëm  të punojë me orar fleksibil të punës dhe trysni kohe.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURIMIT
Zyra e Kryeministrit ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës  dhe mirëpret aplikacionet  nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
Komunitetet jo shumicë kanë të drejtë  për përfaqësim të drejtë dhe proporcional  ne organet e shërbimit civil siç specifikohet  në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-149  për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.
Aplikacionit duhet ti bashkëngjiten  dokumentet përcjellëse  si vijon: Formulari i plotësuar i aplikimit, dëshminë për kualifikimet arsimore dhe profesionale ( diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHT-i), dëshminë e përvojës se punës, dy referenca.
Kërkesa për punësim dhe përshkrimi i punës mund të merret në recepcionin e  ndërtesës së  Qeverisë së Republikës së Kosovës (rruga Nëna Terezë p.n.). Formularin zyrtar për aplikim, mund ta gjeni edhe në Web faqen: http://www.kryeministri-ks.net/; http://www.kryeministri-ks.net/zck/.
Dokumentacioni duhet të dorëzohen në Divizionin e burimeve njerëzore, Ndërtesa e Qeverisë, kati i IV, zyra nr. 406.
Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe ai i pakompletuar me të dhënat e kërkuara do të konsiderohet i pavlefshëm.
Për  shkak të  numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Kandidatet e përzgjedhur në listën e ngushtë do ti nënshtrohen testimit me shkrim dhe intervistimit.
Kohëzgjatja e emërimit sipas LSHC, duke përfshirë periudhën e punës provuese një (1) vjeçare.
Afati i konkurrimit është deri me datë  20 /02/2018, deri në orën 16:00.
Kërkesat e dërguara  pas datës së fundit të  konkurrimit nuk do të pranohen.

Për informata shtesë, ju lutemi telefononi në numrat: 038 200 14 818 dhe 038 200 14 817

Expired

Advertising
Advertising
Facebook