Log in
X

Company Name

Zyra e Kryeministrit

Phone Number

038/ 20014400

Company Place

Prishtinë

Drejtor dhe Zëvendësdrejtor të Sekretarisë Ekzekutive të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës

Drejtor dhe Zëvendësdrejtor të Sekretarisë Ekzekutive të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës

Information

Publish Date

11.02.2018

End Date

20.02.2018

Categories

Qeveri

Job Places

Prishtinë

Job Description

Në mbështetje të nenit 7  pika 1 dhe 5 e  Ligjit nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasimin dhe Verifikimin e Pronës, të nenit 6, 7 dhe 8 të Rregullores nr.10/2017 për Detyrat, Përgjegjësit dhe Organizimin e Sekretarisë Ekzekutive  të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, Zyra e Kryeministrit shpall:

KONKURS

Për Drejtor dhe Zëvendësdrejtor të Sekretarisë Ekzekutive të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Kriteret  që duhet ti plotësojnë kandidatët për  përzgjedhjen e  Drejtorit dhe Zëvendësdrejtorit janë:
-Letër motivimi me shpjegime të qarta dhe shembuj nga provoja profesionale që tregojnë se si provoja dhe aftësitë përputhen me kërkesat e vendit të punës,
-Diplomë Universitare  në fushën relevante,
-Së paku tetë (8) vjet përvojë pune  profesionale të cilat së paku pesë(5) vjet përvojë në pozitën udhëheqëse,
-Të ketë aftësi të larta organizative  dhe drejtuese,
-Të ketë aftësi të larta të komunikimit dhe negocimit,
-Të jetë njohës i fushës së të drejtës pronësore.  

Drejtori dhe Zëvendësdrejtori emërohen nga Kuvendi i Republikës se Kosovës pas propozimit nga Kryeministri me mandat pesë (5) vjeçar pa të drejtë rizgjedhje.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURIMIT

Kandidatët për Drejtor dhe Zëvendësdrejtor të Sekretarisë Ekzekutive të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, duhet të dorëzojnë këto dokumente.
CV-në e cila ofron shembuj të arritjeve në punë
Letër motivimin
Dokumentacionet e parapara në kushtet e punësimit (dëshmitë e kualifikimit profesional, përvojës së punës)
Certifikatën (dëshminë) që dëshmon se nuk është nën hetime
Shtetas i  Republikës së Kosovës (kopje të pasaportës ose të letërnjoftimit).

Dokumentacioni duhet të jetë në pliko (zarf) të mbyllur ku shkruhet emri dhe mbiemri si dhe emri i pozitës në të cilën konkurron kandidati dhe të dorëzohen në Zyrën e Sekretariatit  Koordinues të Qeverisë  në  Zyrën e  Kryeministrit, Ndërtesa e Qeverisë, kati i I-rë, zyra nr. 100.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk kthehet, origjinalet mund të kërkohen nga komisioni përzgjedhës.

Për informata shtesë mund të njoftoheni përmes telefonit 038/ 200 14 400.

Afati i konkursit është i hapur deri me 20 shkurt 2018

Expired

Advertising
Advertising
Facebook