Log in
X

Company Name

Ministria e Zhvillimit Rajonal

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Koordinator për hartim dhe zhvillim të projekteve kapitale

Koordinator për hartim dhe zhvillim të projekteve kapitale

Information

Publish Date

11.02.2018

End Date

13.02.2018

Categories

Qeveri

Job Places

Prishtinë

Job Description

Bazuar në nenin 12 (paragrafi 4) të Ligjit Nr. 03/ L -149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, me qëllim të ofrimit të shërbimeve të veçanta, bënë:

Shpallje të Konkursit  për Marrëveshje për Shërbime të Veçanta

Emri i Institucionit: Ministria e Zhvillimit Rajonal
Njësia Organizative: Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme
Titulli i punës: Koordinator për hartim dhe zhvillim të projekteve kapitale
Numri i referencës: 01/2018/DFSHP/MZHR
Niveli i pagës:    Koeficienti (7)
Raporton te: Drejtori i Departamentit
Lloji i kontratës: Marrëveshje për shërbime të veçanta
Kohëzgjatja e kontratës: Tre (3) muaj
Orari i punës:    I plotë /40 orë në javë
Numri i zyrtarëve: Një (1)
Vendi: Prishtinë/Ndërtesa e dytë qeveritare “Ish Pallati i Rilindjes” kati i 10


1.Koordinatori për hartim dhe zhvillim të projekteve kapitale:

Për angazhimin dhe punët e kryera, koordinatori përgatitë raport mujor me shkrim për Drejtorin e Departamentit dhe Sekretarin e Përgjithshëm të MZHR-së.

Detyrat kryesore janë:
-Përgjegjës për hartimin dhe zhvillimin e projekteve ne përputhje me legjislacionin e zbatueshëm;
-Vlerëson, përcjell dhe identifikon nevojat kyçe të MZHR-së për kontratat, përfshirë specifikën, përvetësimin, mirëmbajtjen dhe kërkesat e mbështetjes;
-Përgatita e projekteve për investime publike te MZHR-se;
-Punon me furnizuesit dhe shërbyesit, si dhe siguron mbarëvajtjen e marrëdhënieve dhe shërben si pikë kontaktuese e autorizuar për të gjitha çështjet e kontratës;
-Përgatitja e raporteve periodike te punës;
-Detyra tjera siç kërkohen nga Drejtori i Departamentit.

Shkathtësitë e kërkuara: (Kualifikimet, përvojat si dhe aftësitë dhe shkathtësitë tjera
që kërkohen për ketë vend të punës)
•Kualifikimi universitar (Drejtimi i shkencave teknike);
•Përvoja e punës e preferueshme;
•Të jetë i aftë të përballojë dhe të organizojë punën;
•Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve;
•Aftësi në menaxhimin dhe vlerësimin e projekteve kapitale;                                                                     
•Aftësi në mbikëqyrjen e projekteve të komunave;
•Të ketë aftësi të mira komunikimi ( të shkrimit dhe atij gojor)
•Të jetë kreativ dhe me vëmendje në detaje;                                           
•Të jetë komunikativ, i vetëpërmbajtur dhe të jetë i aftë që të menaxhoj me kohën dhe punët;                                                                                                                         
•Përveç gjuhëve zyrtare të Kosovës është përparësi njohja e gjuhës angleze.
•Të ketë njohuri në Microsoft Office package, dhe programet qe kane të bëjnë me CAD/CAM.

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë Qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, janë në posedim të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave që kërkohen për pozitën përkatëse.

Aktet ligjore që e rregullojnë rekrutimin:
Përzgjedhja bëhet në pajtim me nenin 12 (paragrafi 4) të Ligjit Nr. 03/L-149 të Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës. Në këtë konkurs zbatohet një procedurë e thjeshtësuar e rekrutimit.

Procedurat e konkurrimit:
Procedura e konkurrimit është e hapur për kandidatët e jashtëm.

Paraqitja e kërkesave:
Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve: Ministria e Zhvillimit Rajonal - Divizioni për Burime Njerëzore, zyra nr. 1017 kati X, ndërtesa e dytë qeveritare,” Ish Pallati i Rilindjes”, Prishtinë, ose mund të shkarkohen në ueb-faqen zyrtare të MZHR-së. Konkursi mbetet i hapur 5 ditë kalendarike, nga dita e publikimit. Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda 2 ditësh; aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.
Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit për kualifikimin arsimor, letërnjoftimin dhe dokumentacionet e tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës, për të cilin konkurrohet.
Aplikacionet e dorëzuara nuk kthehen! Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen. MZHR-ja mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore, nga të gjitha komunitetet.

Për informata më të hollësishme mund ta kontaktoni Divizionin e Burimeve Njerëzore.

Tel. 038 200 35538, prej orës 8:00 – 16:00.

Expired

Advertising
Advertising
Facebook