Log in
X

Company Name

Agjencia Kosovare e Privatizimit

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Pastrues/e

Pastrues/e

Information

Publish Date

11.02.2018

End Date

14.02.2018

Categories

Pastrues

Job Places

Gjilan

Job Description

Në mbështetje të Ligjit të Punës nr. 03/L-212, Agjencia Kosovare e Privatizimit shpall konkurs:

PASTRUES/E

(Procedurë e konkurrimit e hapur për kandidatë të brendshëm dhe të jashtëm)
Numri i Referencës: 02 / 2018
Lloji i Pozitës: Zëvendësim (6 muaj)
Orari: I plotë
Grada - Hapi: 6-15
Njësia: Zyra Rajonale Gjilan
Departamenti: Departamenti i Koordinimit Rajonal
Vendi i Punës: Zyra Rajonale Gjilan
Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë : Menaxher i Rajonale Gjilan

QËLLIMI DHE FUSHËVEPRIMI I POZITËS
Fushëveprimi i kësaj pozite është:
Pastrimi i objekteve
Aktivitetet e amvisërisë

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
Pastrimi i objekteve:
Pastrimi i zyrave, korridoreve, sallave për konferenca, magazinave, arkivave dhe tualeteve që përfshin: pastrimin e dyshemeve me makinë thithëse, lustrimin e dyshemesë, larjen dhe dezinfektimin e tualeteve si dhe pastrim gjeneral të objektit një herë në muaj.

Aktivitet e amvisërisë
· Pastrimi i pluhurit nga të gjitha sipërfaqet e pajisjeve nëpër zyre, korridore dhe hapësirave tjera;
· Zbrazja e rregullt e shportave të plehut nëpër zyre, korridore dhe tualete;
· Pastrimi i tualetit qe përfshin: larjen dhe dezinfektimin e guacave, lavamanëve dhe dyshemesë;
· Rimbushja e rregullt e aparateve me letra të tualetit si dhe ato të duarve;
· Rimbushja e aparateve për pastrimin e duarve;
· Mirëmbajtja dhe pastrimi i të gjitha pajisjeve të shfrytëzuara të pastrimit;
· Kryerja e detyrave tjera sipas udhëzimit të mbikëqyrësit.

PËRGATITJET PROFESIONALE / KUALIFIKIMET
· Diplomë e Shkollës së mesme;
· Përvojë pune paraprake relevante minimum 1 vit;
· Shkathtësitë personale: gjendje të mirë fizike, i /e motivuar, një planifikues i /e avancuar dhe i mirë nën presion;
· Të jetë një entuziast dhe i /e aftë për të punuar;
· Të ketë aftësi për të punuar në mënyrë efektive në një ambient multi-etnik dhe multi-kulturor;

Përshkrimi i detajuar i vendit të punës së bashku me aplikacionin për punë mund të gjenden në: www.pak-ks.org

Të gjithë kandidatët duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme:
Aplikacionin e plotësuar dhe të firmosur;
Letrën përcjellëse;
Dëshmi të kualifikimeve shkollore;
Dëshmi mbi përvojën e punës;
Dëshmi që nuk jeni nën hetime;
Letër rekomandimet;
Dokumentin e identifikimit.
Dokumentet e kërkuara i dërgoni në e-mail adresën: recruitment@pak-ks.org
Titulli i e-mailit tuaj duhet të përmbajë pozitën për të cilën ju aplikoni.

“Agjencia Kosovare e Privatizimit ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”
“Komuniteti jo- shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e administratës publike qendrore dhe lokale.
Data e fundit për aplikim është: 14 Shkurt 2018 ora 16:00
Dokumentet e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Aplikacioni dhe dokumentacioni i pakompletuar do të refuzohet.
Ne i falënderojmë të gjithë kandidatët për aplikim, por vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Expired

Advertising
Advertising
Facebook