Log in
X

Company Name

Ministria e Shëndetësisë

Phone Number

038 212 -276

Company Place

Prishtinë

Drejtor i Spitalit të Përgjithshëm (2)

Drejtor i Spitalit të Përgjithshëm (2)

Information

Publish Date

11.02.2018

End Date

20.02.2018

Categories

Mjekësi

Job Places

Ferizaj | Gjilan

Job Description

Në bazë të nenit 8, parag. 1 e 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212, nenit 4, të Udhëzimit Administrativ (MPMS) nr. 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit Publik, nenit 10 dhe 18 të Statutit të Shërbimit Spitalor dhe Qendra Klinike Universitar e Kosovës, (SHSKUK), si dhe nenit 62 paragrafi 6 të Ligjit Nr. 04/L-125, për Shëndetësi, nenit 5 të Rregullores mbi Marrëdhënien e Punës nr. 1003 datë 21.07.2016, Vendimit nr. 47 dt: 12.01.2018 dhe Propozimit nr. 116 datë 26.01.2018 të Bordit Drejtues të SHSKUK-së, dhe Emailit datë 31.01.2018, U. D Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së publikon:

K O N K U R S

Institucioni: Shërbimi  Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK)
Titulli i vendit të punës:  Drejtor i nivelit dytësor të kujdesit shëndetësor, si në vijim:

1.Drejtor i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan;
2.Drejtor i Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj;

Kohëzgjatja e kontratës: 3 vjeçare më mundësi të ri-zgjedhjës edhe një mandat tjetër
Koeficienti i pagës: 12.0
Raporton: Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së
Orari  i punës: 40 ore ne javë
Nr. i Referencës: DP-SHSKUK - 05/2018-2/2
__________________________________________________________________________________
Kërkesat e përgjithshme për detyrën:
1.Udhëheq me punët operative dhe administrative të institucionit shëndetsor të nivelit dytësor të SHSKUK;
2.Koordinon aktivitetet e gjithmbarshme shëndetësore, financiare dhe administrative  te njësisë organizative të SHSKUK;
3.Monitoron performancën profesionale dhe afarizmin financiar të njësisë organizative  të SHSKUK;
4.Mbikëqyr zbatimin e përzgjedhjes së shefave dhe stafit tjetër menaxhues të njesisë organizative të SHSKUK në bazë të Konkursit të shpallur ne pajtim me ligjin;
5.Siguron transparencën ligjore të punës dhe veprimtarisë te nivelit dytësor te SHSKUK;
6.Përgatitë për Drejtorin e Përgjithshëm të SHSKUK raporte të rregullta pune (javore, mujore, tre dhe 6 mujore si dhe raportin vjetor);
7. Përgatitë për Drejtorin e Përgjithshëm raportet periodike mujore me deklaratën përcjellëse financiare;
8.Merr pjesë në mënyrë obligative në takimet me Drejtorin e Përgjithshëm të SHSKUK-së;
9.Përgatitë raporte plotësuese mbi aktivitetet e njesisë organizative te SHSKUK më kërkesë të Drejtorit te Përgjithshëm;
10.Përgatitë raporte të tjera analitike me rendësi, në pajtim me ligjin;
11.Ushtron veprimtarinë e tij në bazë të Ligjit për Shëndetësi,  dhe tjera të SHSKUK-së si dhe të Rregulloreve të  Brendshme;
12.Bën vlerësimin e performancës individuale të të  gjithë stafit menaxherial të njësisë organizative të SHSKUK;
13.Përgatitë raporte specifike sipas kërkesave për Drejtorin e Përgjithshëm të SHSKUK-së dhe Bordin Drejtues të SHSKUK-së;

Detyrat kryesore
1.Siguron udhëheqje efektive dhe efikase të njesisë organizative të SHSKUK te cilën e menaxhon;
2.Zbaton politikat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe SHSKUK-së përkitazi njësin organizative të cilën e menaxhon;
3.Ofron alternativa, udhëzime dhe orientime strategjike të zhvillimit të nivelit dytëor të SHSKUK të cilën e menaxhon;
4.Siguron funksionimin e strukturës efikase menaxhuese brenda institucionit dhe në mënyrë të qartë identifikon nivelet e përgjegjësisë dhe obligimet brenda institucionit;
5.Siguron zhvillimin e të gjitha procedurave dhe politikave të domosdoshme administrative për menaxhimin efikas dhe efektiv në institucion;
6.Siguron sistemin e rishikimit të brendshëm efektiv duke përfshirë ankesat dhe çështjet legale të bazuara në procedura ligjore, si dhe mundëson raportimin zyrtar të rezultateve;
7.Siguron implementimin dhe mbikëqyrjen e veprimeve përmirësuese nga raportet e pranuara nga mbikëqyrja e jashtme dhe e brendshme;
8.Është nën përgjegjësin e drejtpërdrejtë të drejtorit dhe stafit nën menaxhimin e tij, implementimi i dokumenteve strategjike të miratuara nga Qeveria e Republikës se Kosovës, Ministria e Shëndetësisë dhe Bordi Drejtues i SHSKUK si dhe raportimi përkitazi me to;
9.Siguron procesin e revizionit efektiv në institucion dhe revizione periodike në mënyrë të vazhdueshme, ndan rezultatet, zbaton dhe mbikëqyr veprimet përmirësuese;
10.Siguron përgatitjen e planit vjetor të biznesit, diskutimin e tij si dhe harmonizimin me Drejtorin  e Përgjithshëm dhe përmes tij me Bordin Drejtues të SHSKUK;
11.Siguron zhvillimin, zbatimin dhe monitorimin e planit të biznesit të institucionit;
12.Siguron se institucioni ka përgatitë strategjinë e shërbimit që pasqyron direktivat e strategjisë së përgjithshme shëndetësore të SHSKUK;
13.Siguron zhvillimin e imazhit pozitiv të brendshëm dhe të jashtëm te institucionit dhe ndërton raporte të mira me publikun dhe mediat;
14.Siguron transparencë të funksionimit të institucionit, përgatit, publikon dhe ndan me palët e interesuara raportet vjetore të punës së institucionit në përputhje me kornizën ligjore në fuqi;
15.Krijon kushte optimale për punë për stafin e institucionit dhe zhvillon programe konkrete për zhvillimin dhe avancimin profesional të tyre;

Shkollimi i kërkuar:
•Të ketë arsimim të lartë  universitar,  thirrje akademike, ose të kenë titullin e doktorit të shkencave, magjistër i Mjekësisë apo specialist në njërën nga degët e Mjekësisë;
• Të ketë titullin e doktorit të shkencave, magjistër i shkencave juridike, Jurist i diplomuar;
•Të ketë titullin e doktorit të shkencave magjistër i shkencave ekonomike, Ekonomist i diplomuar;
•Përparësi me rastin e përzgjedhjës do të kenë kandidatët me kualifikime të  veçanta në lëmin e menaxhmentit shëndetësor;

Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:
•Pesë (5) vjet përvojë pune menaxheriale,
•Shkathtësi në përcaktimin dhe arritjen e objektivave strategjike;
•Njohja e mirë e sistemit shëndetësor dhe organizimit të punës së institucioneve të kujdesit shëndetësor;
•Njohuri e legjislacionit në përgjithësi dhe të atij të fushës së shëndetësisë në veçanti;
•Njohuri në fushën e  menaxhimit të financave publike;
•Aftësi te mira komunikuese në të folur dhe në të shkruar,  
•Aftësi për pune ekipore;
•Njohja e punës me kompjuter (Word, Excel etj);
•Njohja e gjuhëve të huaja dhe përvoja menaxheriale paraqesin përparësi;
•Drejtorët  e institucionit  shëndetësor të njësisë organizative të SHSKUK-së duhet të jenë të punësuar me orar të plotë të punës,
•Leternjoftim - fotokopje
•Certifikatë të lindjes.

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat të kërkuar me konkurs si dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar, sipas këtij konkursi.

Data e mbylljes së konkursit: 15 ditë nga data e publikimit në njërën nga mjetet e informimit publik.
Paraqitja e kërkesave:  Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Sektorin e Personelit të QKUK-së.
Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës. Të gjitha  dokumentet dhe dëshmitë  profesionale  t'i  bashkëngjiten aplikacionit.

Aplikacionet e dërguara pas datës së mbylljes së konkursit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.
Kandidatët të cilët aplikojnë të ofrojnë dëshmitë sipas konkursit të shpallur, për ndryshe kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e konkursit nuk do të thirren për intervistim.

Expired

Advertising
Advertising
Facebook