Log in
X

Company Name

Komuna e Fushë – Kosovës

Phone Number

Company Place

Fushë Kosovë

Mjek i përgjithshëm, Farmacist i diplomuar-Magjistër i Farmacisë, Higjienist/e, Mirëmbajtës i objektit

Mjek i përgjithshëm, Farmacist i diplomuar-Magjistër i Farmacisë, Higjienist/e, Mirëmbajtës i objektit

Information

Publish Date

11.02.2018

End Date

20.02.2018

Categories

| Mjekësi

Job Places

Fushë Kosovë

Job Description

Bazuar në nenin  8. të Ligjit të Punës nr.03/L-21 2,Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare Fushë Kosovë, shpall:

KONKURS    

Për themelimin  e marrëdhënies së punës me afat të përhershëm        

Titulli i vendit të punës: 1 (një) Farmacist i diplomuar-Magjistër i Farmacisë
Koeficienti: Gr./St.H-543 /1    
Orari i plotë i punës,
Vendi i punës: QKMF ,, Dr. Fatmir Krasniqi” Fushë Kosovë,
Mbikëqyrës: Drejtori i QKMF-ës.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Organizimi dhe menaxhimi i aktiviteteve në Barnatoren dhe Depon qendrore në QKMF,
- Përpilimi dhe realizimi i buxhetit vjetor për medikamente dhe material shpenzues,
- Përgatitja dhe kontrolli i barërave dhe preparateve që ndodhen në Depo,
- Mbikëqyrë punën e infermierëve farmaceutik,
- Kontrollon rregullisht afatin e vlefshmërisë së barërave që gjinden në Depon e QKMF.
- Kryen porosinë e barërave të nevojshme,
- Përgatit Raporte të punës,
- Kryen edhe punë të tjera nga lëmi i tij/saj dhe
- për punën e vet i përgjigjet Drejtorit të QKMF-së.

Kushtet dhe kriteret:
Diplomë Universitare, Farmacist i diplomuar-Magjistër i Farmacisë,  Licencën  për punë, Dëshmia për dokumentacionin identifikues, Certifikatën mbi gjendjen shëndetësore  dhe  të mos ketë pengesa Ligjore.

Përvoja e punës: 5 (pesë) vite në profesion.

Titulli i vendit të punës: 1 (një) Mjek i përgjithshëm
Koeficienti: Gr./st. H- 634/1
Orari i plotë i punës,
Vendi i punës: QKMF Fushë Kosovë
Mbikëqyrës: Drejtori i QKMF-ës.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Sipas përshkrimit të detyrave të punës në Qarkoren Informative Nr.02/2017 (M.SH. dt.24/07/20170.
Ofron shërbime me standard të lartë bazuar në mjekësinë e bazuar në dëshmi,
Ofron shërbime gjithëpërfshirëse për individin/pacientin,
Harton dhe zhvillon planin e trajtimit të sëmundjeve,
Përcakton diagnozë diferenciale dhe diagnozën e punës në përputhje me simptomatologjinë,
Ofron kujdes për rastet urgjente dhe i referon ato me kohë dhe në mënyrë adekuate,
Komunikon dhe konsultohet me Specialist të Mjekësisë Familjare sipas nevojës etj.

Kushtet dhe kriteret:
- Mjek i përgjithshëm, Licenca e punës, dëshmia për dokumentin identifikues, Certifikatën mbi gjendjen shëndetësore dhe të mos ketë pengesa ligjore.

Titulli i vendit të punës: 1 (një) Mirëmbajtës i objektit
Koeficienti: Gr./St. H-362/1
Orari i plotë i punës,
Vendi i punës: QKMF Fushë  Kosovë,
Mbikëqyrës: Drejtori i QKMF-ës.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
Kryen të gjitha punët elektrike  brenda QKMF-ës jashtë objektit, në QMF dhe në AMF, bën mirëmbajtjen e instalimeve të ndryshme elektrike dhe aparaturave elektrike të shëndetësisë në të gjitha objektet që janë në kuadër të QKMF-ës.
Kryen mirëmbajtjen e instalimeve të ujit brenda dhe jashtë objektit të QKMF-ës si dhe në QMF dhe AMF tjera. Mirëmban rrjetin e kanalizimit në objekt, jashtë tij dhe në QMF dhe AMF tjera në kuadër të QKMF-ës. Kryen edhe punë dhe detyra tjera të punës nga lëmia e tij përkatëse dhe sipas udhëzimit të Shefit të shërbimit.

Kushtet dhe kriteret:
Shkolla e mesme elektrike ,punëtor i kualifikuar ose shkolla e mesme.
Dëshmi për dokumentacionin identifikues, Certifikatë mbi gjendjen shëndetësore dhe të mos ketë pengesa Ligjore.

Titulli i vendit të  punës: 1 (një) Higjienist/e
Koeficienti: Gr./St.H-302/1
Orari i plotë i punës
Vendi i punës: QKMF Fushë Kosovë
Mbikëqyrës: Drejtori i QKMF-ës Fushë Kosovë

Detyrat dhe përgjegjësitë:
Kryen pastrimin e  Objektit, oborrit dhe hapësirës përreth objektit.
Pastron: Dyshemetë, dyert, dritaret, muret si dhe pjesët tjera të Objektit.
Pastron inventarin dhe pajisjet tjera (përveç atyre për të cilat përkujdesen infermierët/et).
Kryen pastrimin, tharjen dhe hekurosjen e ndërresave.
Kujdeset për furnizimin e rregullt me mjete higjieniko-sanitare.
Kryen edhe punë të tjera në  kuadër të profesionit.

Kushtet dhe kriteret:
Shkolla fillore
Dëshmi për dokumentacionin identifikues, Certifikatën mbi gjendjen shëndetësore dhe të mos ketë pengesa Ligjore.

INFORMATË E PËRGJITHËSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT
Afati për aplikim është 15 /pesëmbëdhjetë/ ditë nga dita e shpalljes publike të Konkursit në mjetet e informimit publik.
Aplikacionet merren në Shërbimin Administrativ-Arkiv  të QKMF  Fushë Kosovë.
Dokumentet e kompletuara dorëzohen në Shërbimin Administrativ-Arkiv të QKMF Fushë Kosovë.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, ndërsa aplikacionet e mangëta refuzohen.

Expired

Advertising
Advertising
Facebook