Log in
X

Company Name

Komuna e Gjilanit

Phone Number

Company Place

Gjilan

Drejtor i Teatrit të Qytetit

Drejtor i Teatrit të Qytetit

Information

Publish Date

11.02.2018

End Date

20.02.2018

Categories

Të tjera...

Job Places

Gjilan

Job Description

Në bazë të nenit 11 paragrafi 1, nenit 18 paragrafi 1 dhe 3 të Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës nr. 03/L-149, dhe nenit 13 paragrafi 2 të Ligjit për Teatrot, nr. 04/L-106, Komuna e Gjilanit  shpall;  

KONKURS PUBLIK

Titulli i punës: Drejtor i Teatrit të Qytetit KRS/330
Lloji i pozitës:  E mandatuar
Koeficienti: 9.5
Kategoria funksionale: Niveli drejtues
Orari i punës: 40 orë në javë
Nr. i ref. RN00002657

Qëllimi i vendit të punës-angazhimit: Menaxhimi dhe promovimi i teatrit:    
Detyrat dhe përgjegjësitë :
•bën menaxhimin financiar,administrativ,teknik dhe promovues të teatrit;
•zbaton vendimet e Këshillit drejtues të teatrit;
•propozon organizimin e brendshëm të teatrit tek Këshilli drejtues;
•përfaqëson teatrin brenda dhe jashtë vendit;
•propozon buxhetin vjetor para Këshillit drejtues;
•kërkon, aplikon dhe negocion për marrjen e donacioneve;
•mbikëqyrë të hyrat dhe shpenzimet buxhetore si dhe të donacioneve;
•negocion dhe nënshkruan kontratat dhe marrëveshjet me artistë të pavarur dhe me palë tjera;
•menaxhon mirëmbajtjen dhe sigurimin e ndërtesës së teatrit;
•menaxhon bashkëpunimin në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar;;
•për punën e tij i përgjigjet Këshillit drejtues të teatrit;
•kryen edhe punë tjera të përcaktuara me ligj dhe statut të teatrit;

KUSHTET:
•diplomë universiteti nga fusha e teatrit ose lëmi të përafërta të kulturës;
•të ketë 5 vite përvojë pune profesionale;
•njohuri të punës me kompjuter, Word, Excel;
•të ketë shkathtësi të mira menaxhuese, komunikuese dhe ndër njerëzore dhe të jetë i gatshëm të punoj me orar fleksibil të punës dhe në grupe;
•të ketë aftësi të mira për ruajtjen dhe zhvillimin e kontakteve brenda dhe jashtë teatrit.

Rregullimi i mandatit: bazuar në nenin 13 paragrafi 3 të Ligjit për Teatrot nr. 04/L-106, mandati i Drejtorit të përgjithshëm të teatrit është 4 (katër) vite me mundësi rizgjedhjeje edhe për një mandat.

Çdo kandidat (aplikues) për pozitën e lartcekur duhet t’i kompletoj dhe dorëzoj dokumentacionin e domosdoshëm (foto kopje) si vijon :
1.dëshmi të kualifikimit shkollorë në fotokopje e noterizuar, e nëse kandidati e ka kryer shkollimin jashtë Republikës së Kosovës diploma duhet të jetë e nostrifikuar në MASHT.
2.dëshmi mbi përvojën e punës dhe trajnimet e kryera
3.dokumentin e identifikimit;
4.certifikata që nuk është nën hetime

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar dhe i plotësojnë kushtet në aspektin e kualifikimit dhe shkathtësive të kërkuara me konkurs
Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe i mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë drejtë përfaqësim proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike si në nivel qendror njashtu edhe atë lokal
Aplikacionet merren dhe të plotësuara dorëzohen në arkivin qendror të Komunës së Gjilanit, përkatësisht në Qendrën për Shërbim të Qytetarëve

Afati i aplikimit është 15 ditë, nga dita e shpalljes publike të konkursit në gazetën ditore,  Ueb faqen komunale dhe tabelën e shpalljeve publike edhe atë nga 06.02.2018 e deri më 20.02.2018 ora 16.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë ligjor nuk shqyrtohen, kurse ato të mangëta refuzohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen përmes tel ose email të cilin duhet shënuar në aplikacion

Expired

Advertising
Advertising
Facebook