Log in
X

Company Name

Komuna e Suharekës

Phone Number

Company Place

Suharekë

Përfaqësues Ligjor i Komunës

Përfaqësues Ligjor i Komunës

Information

Publish Date

11.02.2018

End Date

21.02.2018

Categories

| Të tjera...

Job Places

Suharekë

Job Description

KRYETARI I KOMUNËS

Duke u bazuar në Nenit 11 paragrafi 1 dhe 18 paragrafi 1 të Ligjit Nr- 03 / L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës si dhe sipas Rregullores 02 Nr/2010 për procedurat e Rekrutimit , Zyra e Personelit shpallë këtë:

K O N K U R S

Vendi i punës: Përfaqësues Ligjor i Komunës  LI  / 120
Përgatitja Profesionale: Fakulteti Juridik dhe Provimin e Jurisprudencës
Zyra e Kryetarit: Zyra e Kryetarit
Paga Mujore: Koeficienti  9.5 Poenë
Lloji i emërimit: I Karrierës me orar të plotë
Kontrata: Dymbëdhjetë muaj punë provuese me mundësi vazhdimi
Numri i Referencës: RN00002731

Detyrat  dhe përgjegjësit :
-Bën padi në emër dhe llogari të Komunës;
-Përfaqëson Komunën dhe të gjitha subjektet publike që janë në kuadër të Komunës pran organeve gjyqësore në Kosovë;
-Mbron interesin e përgjithshëm publik në emër të Komunës dhe në rend të parë pronën Komunale;
-Në bazë të kompetencave, ka autorizime që për keqpërdorime që bëhen nga ana e punëtorëve të Komunës ku dëmtohet interesi publik i Komunës, bën kallëzim penal pranë prokurorisë që vepron në territorin e Komunës;
-Në bazë të kërkesës së Departamenteve brenda Komunës e fillon dhe e mbaron procedurën e eksproprijimit në raste ku Komuna shpall interes të përgjithshëm publik për ndërtim;
-Jep vlerësime Juridike lidhur me ndarjen e planeve ndërtimore , kontratave që në emër të Komunës i nënshkruan Kryetari, dhënien e banesave në shfrytëzim, lokaleve afariste që janë të regjistruara në emër të Komunës;
-Jep vlerësime juridike dhe në rastet kur organizatat bujqësore shprehin gatishmëri që të bëhet arundimi i tokës bujqësore;
-Ndihmon nëse kërkohet, në formulimin dhe hartimin e rregulloreve përkatëse, vendimeve, për drejtuesit e departamenteve;
-Përgatit raporte javore, mujore, dhe vjetore si dhe kryen detyra të tjera të caktuara nga ana e mbikëqyrësit;

Kushtet:
-Të ketë Diplomë Universitare – Fakultetin Juridik dhe Provimin e Jurisprudencës
-Të ketë tri vite përvojë pune profesionale pas diplomimit
-Te këtë aftësi për te bartur përgjegjësitë e pozitës me orar te plote pa kufizime dhe pengesa ligjore
-Te ketë referenca lidhur me programet
–Njohuri të kompjuterit.

Shkathtësitë: Të ketë aftësi Psiko Fizike Dokumentacioni i kërkuar:
-Fotokopja e vërtetuar e Diplomës se fakultetit dhe Provimin e Jurisprudencës
-Dëshmi për përvojën e punës
-Dëshmi lidhur me programet trajnuese
-Certifikatën e Lindjes
-Fotokopjen e Letërnjoftimit
-Certifikatën që ndaj tij / asaj nuk zbatohen

Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit  e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Aplikacionet e pa kompletuara sipas kushteve të konkursit si dhe ato qe arrin pas afatit nuk do të merren në shqyrtim.

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t’i nënshtrohen testimit dhe intervistës. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.

Aplikacionet do të merren zyrën e Personelit Nr-16 dhe dorëzohen ne Zyrën Pritëse.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë pas publikimit në mjetet e informimit

Expired

Advertising
Advertising
Facebook