Log in
X

Company Name

IPKO

Phone Number

+ 381 38 700 700

Company Place

Prishtinë

Inxhinier/e i/e Monitorimit të Rrjetit

Inxhinier/e i/e Monitorimit të Rrjetit

Information

Publish Date

11.02.2018

End Date

15.02.2018

Categories

Inxhinier

Job Places

Fushë Kosovë

Job Description

Inxhinier/e i/e Monitorimit të Rrjetit i Raporton Mbikëqyrësit të Qendrës së Monitorimit dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:

-Monitoron të gjitha elementet e rrjetit, platformat e sistemit dhe raporton alarmet dhe aksidentet.
-Është përgjegjës/e për restaurimin e elementeve dhe/ose shërbimeve të rrjetit.
-Jep mbështetje të drejtpërdrejt për klientë të biznesit dhe të korporatave.
-Është përgjegjës/e për mbikëqyrjen e rrjetit dhe shërbimit.
-Është përgjegjës/e për mirëmbajtjen e rutinës bazike parandaluese, menaxhimin e defekteve në rrjet dhe atë të trafikut.
-Aktivizon/de aktivizon funksionet dhe veçoritë standarde.
-Përcjell, menaxhon dhe ekzekuton kërkesat për konfigurime bazike sipas të drejtave për qasje.
-Bën kopje rezervë të nyjeve të rrjetit dhe shërbimeve, në bazë ditore dhe periodike.
-Kryen çdo / të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.

Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:
-Duhet te ketë diplomën universitare në Inxhinieri Elektrike, Inxhinieri Telekomunikacioni ose Shkenca Kompjuterike. Certifikimi në CCNA apo CCNP (si zëvendësim për diplomë të fakultetit)
-Përvojë në operimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit – 3 vite
-Njohuri të shkëlqyeshme të rrjeteve kompjuterike dhe atyre mobile, sistemit për furnizim me energji elektrike, përdorimit të sistemeve të ndryshme operative, operacioneve të menaxhimit të defekteve në SO.
-Njohuri të shkëlqyera të gjuhës shqipe dhe angleze.
-Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim.
-Aftësi për të marrë vendime të qëndrueshme duke përdorur informacionet në dispozicion si dhe duke ruajtur konfidencialitetin.
-Aftësi për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
-Aftësi për të punuar nën presion të vazhdueshëm.
-Aftësi për të punuar në ekip dhe për të dëgjuar
-Shkathtësi të fuqishme ndërpersonale.

Kandidati/ja i/e suksesshëm do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Vendi i punës: Zona Industriale, Fushë Kosovë

Ju lutemi dergoni CV-te tuaja ne hr@ipko.com dhe te cekni poziten për të cilën jeni duke aplikuar. Afati i fundit për aplikim është data 15.02.2018

Expired

Advertising
Advertising
Facebook