Log in
X

Company Name

KONAK INVESTMENTS

Phone Number

038526660

Company Place

Prishtinë

MENAXHER/E I-E SHITJES

MENAXHER/E I-E SHITJES

Information

Publish Date

13.02.2018

End Date

20.02.2018

Categories

Menaxher | Shitje

Job Places

Prishtinë

Job Description

MENAXHER/E I-E SHITJES

PËRSHKRIMI I PUNËS:

Konak është duke kërkuar një kandidat/e të përshtatshëm për pozicionin “Menaxher/e i-e Shitjes”. Kandidati-ja duhet të jetë i gatshëm dhe të ketë eksperiencën e mjaftueshme për të përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e pozicionit si në vijim;

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:

  • Hartimi dhe implementimi i strategjisë së përgjithshme të shitjes në përputhje me planin, strategjinë, dhe objektivat e biznesit duke e detajuar atë në plane mujore veprimi;
  • Hartimi dhe monitorimi i një plani vjetor shitjesh, i cili detajon aktivitetet e vitit që përkojnë me objektivat e miratuara të biznesit;
  • Hartimi i buxhetit vjetor të shitjeve, ndjekja dhe realizimit të tij;
  • Drejton grupin e shitjes në realizimin e objektivave;
  • Përgatit analiza të tregut, të konkurrencës, të çmimeve, të kënaqësisë së klientit dhe ia prezanton ato kompanisë;
  • Rishikimi i ekzekutimit të planit të aktivitetit për veprime proaktive dhe korrigjuese të mundshme;
  • Krijon shërbime dhe paketa të reja në bashkëpunim me departamentin e marketingut;
  • Udhëheq kërkime në treg për të identifikuar kërkesat e tregut aktual dhe në të ardhmen;
  • Përgatit politikën e çmimeve në përputhje me zhvillimin e tregut, projektit dhe kërkesave të kompanisë;
  • Informon klientët potencialë në lidhje me shërbimet, produktet, ofertat;
  • Propozon oferta të personalizuara për klientët;
  • Komunikon kërkesat e klientëve tek kompania para finalizimit të kontratës;
  • Përgatit plane veprimi dhe tabela për të identifikuar klientë të rinj dhe planifikon mënyrën për qasje në kontakte të reja. Paraprakisht analizon potencialin e tyre blerës;
  • Negocion me klientin për termat dhe kushtet, mbyll kontratën dhe informon atë për të drejtat edhe detyrimet që lindin me nënshkrimin e kontratës. Siguron zbatimin me korrektësi të kontratës me klientin;
  • Ndan detyrat dhe përgjegjesitë për stafin e shitjes edhe kontrollon zbatimin e detyrave në afat shkurtër dhe afat vjetor;
  • Bashkëpunon me kryeshitësat për të gjeneruar ide dhe iniciativë konkuruese dhe motivuese për shitesat;
  • Bashkëpunon me departamentet ndërlidhëse për të motivuar iniciativën e shitjes;
  • Bën vlerësimin e performancës për stafin e shitjes dhe benefitet për ta;
  • Bën takime të rregullta periodike, për ecurinë dhe problematikat e shitjeve;
  • Raporton tek eprorët periodikisht, potencialet për produkte dhe shërbime të reja, zhvillime specifike, informacione të mbledhura në terren, aktivitetet e konkurencës etj;
  • Rifreskimi i databazave për klientë;
  • Respekton etikën dhe rregullat e caktuara të brandit dhe mishëron kulturën e kompanisë;
  • Mbron vlerat e organizatës duke e mbajtur informacion konfidencial;
  • Zbaton detyra të tjera që i caktohen;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Diplomë në fushën përkatëse;

Eksperiencë Pune: Preferohen kandidatë me mbi 5 vjet përvojë profesionale në shitje, përparësi do të kenë kandidatët që kanë përvojë në biznes;

AFTËSITË:

  • Njohje të mira në fushën e shitjes, duke përfshirë, rritjen e ofertës së produkteve, përfitimet nga shitjet;
  • Aftësi të mira ndërveprimi në biznes dhe shitje: ai/ajo duhet të ketë aftësi të shkëlqyera në komunikim si gojarisht dhe nëpërmjet telefonit, me palët e interesuara dhe me të gjithë operatorët e tjerë;
  • I/E aftë që të jetë i suksesshëm dhe të shfaq përvojën e vetë në menaxhim lidhur me klientët dhe kontratat e rëndësishme;
  • Aftësi të mira negociuese në mbyllje kontratash;
  • Punëtor/e, këmbëngulës-e, dhe i/e besueshëm-e;
  • Pozitiv-e dhe entuziast-e;
  • I/E matur, i/e besueshëm-e dhe professional-e në marrëdhëniet me ekzekutivët e kompanisë;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të dijë të bëhet pjesë e grupit;
  • Njohuri të gjuhës angleze;
  • Të ketë leje drejtimi;
  • Njohuri shumë të mira të programeve të paketës Office;                             

Mirëpresim të gjithë kandidatët-et e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe cv) në adresën: info@konak.investments 
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 20 Shkurt 2018

JU MIRËPRESIM! 

 

Expired

Advertising
Advertising
Facebook