Log in
X

Company Name

KONAK INVESTMENTS

Phone Number

038526660

Company Place

Prishtinë

MENAXHER/E I-E MARKETINGUT

MENAXHER/E I-E MARKETINGUT

Information

Publish Date

13.02.2018

End Date

20.02.2018

Categories

Menaxher | Marketing

Job Places

Prishtinë

Job Description

MENAXHER/E I-E MARKETINGUT

PËRSHKRIMI I PUNËS:

Konak është duke kërkuar një kandidat/e të përshtatshme për pozicionin “Menaxher/e i-e Marketingut”. Kandidati-ja duhet të jetë i gatshëm dhe të ketë eksperiencën e mjaftueshme për të përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e pozicionit si në vijim;

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:

  • Hartimi dhe implementimi i strategjisë së marketingut, përfshirë kontributin dhe ndihmën në hartimin e planit të biznesit me eprorët;
  • Hartimi dhe monitorimi i një plani vjetor të departamentit të marketingut, të detajuar më pas në atë mujor dhe javor;
  • Planifikon arritjen e targeteve strategjike të kompanisë në raport me rritjen e pjesës në treg, rritjen e numrit të konsumatorve dhe mbajtjen e konsumatorit të kënaqur në afat të gjatë;
  • Bën propozimet buxhetore në lidhje me planet e zhvillimeve dhe marketingun e kompanisë;
  • Zbatimi optimal i buxhetit vjetor në bazë të planifikimit të saj duke pranuar së paku 3 oferta për pozicionet e duhura;
  • Jep sygjerime për të gjitha elementet e marketing mix;
  • Përcaktimin e çmimit (në bazë të analizës së konsumatorve dhe të konkurencës);
  • Përcaktimin e asortimanit (në bazë të analizës së konsumatorve, konkurencës dhe zhvillimit të ofertave dhe kampanjave);
  • Përcaktimin e planit promovues (Çfarë, kur, ku, sa gjatë dhe si), bazuar në zhvillimet në treg dhe nevojat e konsumatorëve;
  • Monitoron zhvillimin e konkurencës dhe zhvillimin e nevojave të klientëve;
  • Përcakton qëllimet dhe objektivat e kampanjave dhe ofertave;
  • Planifikon resurset në departament dhe pjesëmarrësit në një projekt;
  • Delegon detyra dhe përgjegjësi tek personeli i angazhuar sipas detyrës;
  • Monitoron, kontrollon dhe raporton në tërësi aktivetin e marketingut;
  • Drejton grupin dhe departamentet ndërlidhëse në realizimin e objektivave;
  • Rishikimi i ekzekutimit të planit të aktivitetit për veprime proaktive dhe korrigjuese të mundshme;
  • Udhëheq kërkime në treg për të identifikuar kërkesat e tregut aktual dhe në të ardhmen;
  • Përgatit politikën e çmimeve në përputhje me zhvillimin e tregut, projektit dhe kërkesave të kompanisë;
  • Së bashku me ekspertët organizon hulumtime profesionale të tregut;
  • Ndan detyrat dhe përgjegjesitë për stafin e marketingut dhe të anërarëve të tjerë nga departamentet ndërlidhëse dhe kontrollon zbatimin e detyrave në afat shkurtër dhe afat vjetor;
  • Kordinon dhe bashkëpunon me kontraktorët e marketingut duke krijuar plane mujore dhe javore të punës;
  • Identifikon nevojat për trajnim për të gjitha departamentet, si dhe merr pjesë në procesin e rekrutimit të stafit në varësi;
  • Bashkëpunon me eprorët lidhur me idetë dhe iniciativat e reja, gjithëmonë duke menduar, vepruar dhe respektuar korrnizat e rregullave e të etikës së kompanisë dhe brandit të saj;
  • Gjatë kampanjave dhe publikimeve kujdeset për mbrojtjen e imazhit të kompanisë;
  • Bën vlerësimin e performancës për arritjen e targeteve të stafit të shitjes dhe bën takime të rregullta periodike, për ecurinë dhe problematikat e shitjeve;
  • Respekton etikën dhe rregullat e caktuara të brandit dhe mishëron kulturën e kompanisë;
  • Mbron vlerat e organizatës duke i mbajtur informacionet konfidenciale;
  • Zbaton detyra të tjera që i caktohen;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Arsim Universitar në Marketing/Menaxhim Biznesi dhe i/e çertifikuar nga trajnimet e ndryshme sipas kërkesave profesionale të postit;

Eksperiencë Pune: 

Eksperiencë 5 vjeçare si menaxher/e marketingu;

AFTËSITË:

  • Njohje të mira në fushën e marketingut dhe të marrëdhënieve me publikun;
  • Shkathtësi të avancuara analitike, strategjike, planifikuese, organizative, mbikqyrëse dhe këshilluese;
  • Shkathtësi profesionale në të shkruar dhe komunikim verbal;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera në organizim dhe komunikim me palët e interesuara dhe me të gjithë operatorët e tjerë;
  • I/E aftë që të shfaq përvojën e vetë në menaxhim dhe kordinim;
  • Punëtor/e, këmbëngulës-e, dhe i/e besueshëm-e;
  • Pozitiv-e dhe entuziast-e;
  • I/E matur, i/e besueshëm-e dhe professional-e në marrëdhëniet me ekzekutivët e kompanisë;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të dijë të bëhet pjesë e grupit;
  • Njohuri të gjuhës angleze;
  • Të ketë leje drejtimi;
  • Njohuri shumë të mira të programeve të paketëse në MS Office (Excel, Word, Outlook, PowerPoint);             

Mirëpresim të gjithë kandidatët-et e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe cv) në adresën: info@konak.investments 
Ju informojmë se vetëm kandidatët-et e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 20 Shkurt 2018

JU MIRËPRESIM!  

Expired

Advertising
Advertising
Facebook