Job

Qatar Charity hap aplikimet për ndihmë financiare për jetimët

Organizata Qatar Charity ka nisur pranimin e aplikimeve të reja, për ndihmë financiare për fëmijët jetimë pranimin e fëmijëve jetimë

Familjet me fëmijë jetim të lindur nga viti 2010 deri në 2025, të cilët kanë humbur babain, janë të ftuar të aplikojnë për pensione.

Aplikimet duhet të dorëzohen fizikisht në zyrat tona në Prishtinë. Dokumentet e kërkuara për aplikim janë:

  • Çertifikata e lindjes (origjinale) e fëmijës jetim
  • Çertifikata e vdekjes (origjinale) e babait
  • Deklarata e bashkësisë familjare (origjinale)
  • Vërtetim nga shkolla
  • Llogari bankare në bankën NLB (në emër të nënës ose kujdestarit të fëmijës)
  • Kopje e letërnjoftimit të nënës/kujdestarit (nga të dyja anët)
  • Çertifikata mbi denimet penale nga Gjykata (origjinale) për nënën/kujdestarin e fëmijës
  • Një foto e fëmijës me dimensionet 3.5x4.5 cm (si për pasaportë)
  • Vendimi nga gjykata për personin që ka kujdestarinë ligjore të fëmijës (në rastet kur nëna e fëmijëve nuk ka kujdestarinë e tyre për arsyje të vdekjes ose tjetër)

Pranimi i dokumenteve bëhet çdo ditë pune (e hënë/e premte) nga ora 09:00-15:00.

Kjo thirrje vlen për fëmijët jetimë që nuk kanë aplikuar më parë.

Për më shumë informacion, mund të na kontaktoni në:

Nr kontaktues: 045-725-869 / 045-819-953

Adresa: Rr. Abdyl Frasheri nr. 24, afër sallës 1 Tetori, Prishtinë

Jemi këtu për t'ju mbështetur dhe për t'u siguruar që fëmijët tuaj të kenë mundësinë për një të ardhme më të mirë