Rrjeti CSR Kosova bashkon bizneset dhe organizatat e përgjegjshme që veprojnë në Kosovë, per te punuar bashkërisht drejtë një zhvillimi të qëndrueshëm, duke promovuar konceptin, idetë dhe implementimin e praktikave efektive që rrisin ndikimin e Përgjegjësisë Shoqërore Korporative (CSR) në shoqëri.

Si institucion që bashkon bizneset e përgjegjshme dhe organizatat që veprojnë në vend, Rrjeti CSR Kosova kontribon vazhdimisht drejtë një zhvillimi të qëndrueshëm, duke promovuar konceptin, idetë dhe implementimin e praktikave efektive që rrisin ndikimin e Përgjegjësisë Shoqërore Korporative (CSR) në shoqërinë kosovare. Anëtarët e Rrjetit janë të përkushtuar në rritjen e rëndësisë së CSR-it në adresimin e sfidave shumë-dimensionale, me të cilat përballet shoqëria jonë, në fushat e të drejtave të njeriut dhe punëtorëve; çështjet mjedisore; luftimin e korrupsionit; dhe çështje të ndryshme të karakterit shoqëror, nën supozimin se përgjegjësia jonë vullnetare ndaj shoqërisë shkon përtej detyrimit për të respektuar rregulloret dhe ligjet në fuqi.
Rrjeti CSR Kosova është anëtar i rrjetit të bizneseve të përgjegjshme evropiane, CSR Europe, përmes së cilit rrjeti jonë synon të integrojë tutje organizatat kosovare në strukturat evropiane. Rrjeti jonë synon të respektojë dhe aplikojë 10 principet në kuadër të "UN Global Compact", e cila është kornizë e inciuar nga Kombet e Bashkuara, dhe ka për qëllim krijimin e një kulture të integritetit dhe përgjegjësisë nga sektori privat, në fushat e të drejtave të njeriut dhe të punëtorëve, ambientit dhe anti-korrupsionit