
Studio Arkitekturës PROFOND, me seli në Prishtinë, shpall konkurs për pranimin e stafit të ri për dy pozita në fushën e projektimit arkitekturës. Ftojmë të gjithë të interesuarit që plotësojnë kriteret e mëposhtme të aplikojnë brenda afatit të caktuar.
POZITA: Junior Arkitekt
Lloji i angazhimit: Me kohë të plotë
Vendi i punës: Prishtinë
Kualifkimet dhe kërkesat:
Diplomë universitare në Arkitekturë (Bachelor ose Master);
Aftësi të mira konceptuale dhe teknike në përgatitjen e projekteve;
Njohuri të avancuara në programet softuerike:
Revit, AutoCAD, Enscape, Photoshop;
Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip;
Përvoja e mëparshme në zyrë projektimi përbën avantazh.
POZITA: Praktikant
Lloji i angazhimit: Praktikë profesionale
Vendi i punës: Prishtinë
Kualifkimet dhe kërkesat:
Student/e i/e vitit të fundit ose i/e diplomuar në Fakultetin e Arkitekturës;
Njohuri bazë në programet:
Revit, AutoCAD, Enscape, Photoshop;
Shkathtësi të mira në komunikim dhe organizim të punës;
Vullnet dhe motivim për të mësuar në një ambient profesional;
Disponueshmëri për angazhim të rregullt gjatë periudhës së praktikës.
Mënyra e aplikimit:
Të interesuarit duhet të dërgojnë CV-në dhe, nëse aplikohet për pozitën e Junior Arkitektit, portofolion profesional, në adresën elektronike: [email protected]
Afati i fundit për aplikim: 12 qershor 2025
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Për më shumë informata, ju lutem na kontaktoni nëpërmjet emailit të lartcekur.
Apliko shpejtë përmes sistemit!