business

Analist Kredie për NVM, Mikro dhe Agro Kredi (2)

  • star Publikuar: 19-09-2024
  • star Skadon: 28-09-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Bankë, Analist kreditor
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Gjakovë
Shikime 530

Shield Recruitment & HR kërkon Analist Kredie për NVM, Mikro dhe Agro Kredi (2 vende pune) për klientin e saj, një ndër institucionet më të mëdha dhe të konsoliduara bankare në vend.

Vendi i Punës: Gjakovë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të prezantoj produktet dhe shërbimet e Bankës në mënyrë aktive;
  • Të identifikoj klientë potencial dhe të mirëmbajë marrëdhëniet me klientë ekzistues;
  • Përgjegjës për analizimin e rasteve kreditore dhe përgatitjen e pasqyrave financiare për klientët;
  • Identifikimin e NVM (Ndërmarrje të vogla dhe të mesme) Mikro dhe Agro Bizneseve në regjionin ku operon përmes promocioneve dhe vizitave të klientët potencial dhe ekzistues të biznesit;
  • Të inicioj dhe kompletoj aplikacionet për shërbime kreditore dhe prezanton ato tek komitetet përkatëse;
  • Mirëmban kualitetin e portfolios kreditore në mënyrë efektive dhe ndërmerr hapat e nevojshëm për parandalimin e vonesave;
  • Bën analiza/hulumtime për sektorin e NVM (Ndërmarrje të vogla dhe të mesme) Mikro dhe Agro Bizneseve dhe i prezanton ato para menaxhementit të degës;
  • Bashkëpunon ngushtë me Departamentin për Biznes dhe Agro për zhvillimin e portfolios kreditore drejt arritjes së objektivave të përcaktuara;
  • Organizon të gjitha dokumentet sipas politikave dhe procedurave dhe dokumenteve tjera zyrtare;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura, performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt.

Kualifikimet:

  • Fakultetin Ekonomik, Fakultetin e Bujqësisë ose Administrim të Biznesit;
  • Njohuri të mira të produkteve bankare;
  • Së paku dy vite përvojë pune bankare në sektorin relevant;
  • Të jetë i gatshëm për punë në teren;
  • Nivel i pranueshëm i gjuhës angleze;
  • Aftësi të mira të menaxhimit të kohës dhe arritjes së objektivave;
  • Aftësi të mira nder personale dhe komunikuese.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 28.09.2024 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.