business

Lënda: Ofertim për rafta për market

  • star Publikuar: 21-03-2024
  • star Skadon: 31-03-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Pejë
Shikime 761

Lënda: Ofertim për rafta për market

Qendra për Jetë të Pavarur është organizatë jo qeveritare e cila funksionin që 24 vite në qytetin e Pejës.

Organizata ka si mision pavarësimin dhe përgaditjen për një jetë të pavarur të personave me aftësi të kufizuara mendore .

Visioni I organizatës është që këta persona të jenë të aftë që në të ardhmen të ken mundësi punësimi, socializimi dhe përfshirje në jetën në komunitet.

Organizata funksionin 5 ditë në javë me ofrimin e shërbimeve tërë ditore për 30 përfitues të cilët janë të kyqur në proceset e zhvillimit social, vetëkujdesit dhe motorrikës, aftësimit profesional dhe aktiviteteve të tjera që zhvillohen në kuadër të qendrës.

Ajo tashmë është fituese e Grantit me emër: ‘Qendra për Jetë të Pavarur më e qëndrueshme financiarisht përmes angazhimit në punë në dyqanin “Mix shop” të personave me aftësi të kufizuara mendore” për të rinjtë nga komuniteti shumicë dhe pakicë’’ të financuar nga Qeveria e Japonisë nëpërmjet Fondit të Zhvillimit Social të Japonisë (JSDF), i administruar nga Banka Botërore, në partneritet me MAPL-në Komunën e Pejës dhe organizatën CDF.

Projekti do të ketë si qëllim primar angazhimin dhe punësimin e të rinjve me aftësi të kufizuara mendore në Vitomiricë. QJP synon që të fillon një aktivitet ekonomik i cili do të mundësonte punësimin e të rinjve me aftësi të kufizuara në Vitomiricë. Ky aktivitet socio ekonomik do të mundëson që përveç angazhimit të të rinjtë të gjenerojnë të ardhura për ta, por një pjesë e tyre të shkonte edhe për vazhdimësinë dhe qëndrueshmërinë e QJP e cila ofron shërbime ditore për personat me aftësi të kufizuar anë Vitomiricë.

Ne kuadër të këti projekti është e paraparë blerja e raftave te metalit per markete:

  • Rafta me madhesi 2 m
  • Rafta me madhesi 1.5 m

Bizneset që do aplikojn duhen që të prezentojn:

  • Ofertën pa TVSH pasi që projekti është i lirum nga TVSh

Të gjitha dokumentet duhet të dërgohen ne emaillin: [email protected]

Adresa: Vitomirice, Rajoni 2, Tel: +383 44 137 623.

Afati për dorëzimin e ofertave është deri me datë 31.03.2024.