business

Thirrje për aplikime nga agrobizneset

  • star Publikuar: 01-01-2024
  • star Skadon: 22-01-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Pejë, Podujevë
Shikime 4553

Thirrja për propozime

Për agrobizneset për t'i mbështetur zinxhirët e zgjedhur të vlerës sipas qasjes së zhvillimit të sistemit të tregut

Udhëzime për aplikantë

Programi numër 8191-00/2023 i financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim

Afati për dorëzimin e aplikacionit

22.01.2024 ora 16:00 (CET)

Thirrje për Aplikim

për organizatat që t’i zbatojnë prioritetet e projektit dhe të investojnë në përforcimin e zinxhirëve të përzgjedhur të vlerës në Pejë dhe Podujevë

  1. Sfondi

Që nga muaji nëntor i vitit 2023, Caritas-i Zviceran (CaCH) është duke zbatuar projektin “Fuqizimi i Ekonomive Rurale në Bujqësi” (EREA), i financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC). Projekti ka për qëllim të promovojë sisteme më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse të tregut përmes rritjes së prodhuesve dhe aktorëve të tregut dhe rritjes së të ardhurave dhe produktivitetit të tyre, duke kontribuar kështu në uljen e varfërisë së popullsive rurale, veçanërisht të grave dhe grupeve shoqërore të margjinalizuara në komunat e synuara të projektit.

Bazuar në kërkesat e tregut dhe sipas analizës së plotë, CaCH ka identifikuar tre zinxhirë të vlerave/sisteme tregu si nën sektorë bujqësorë që kanë potencial të mjaftueshëm për rritje gjithëpërfshirëse ekonomike, ekologjike, të ndjeshme gjinore dhe për zvogëlimin e varfërisë:

  • Produkte Pyjore Jodrusore (PPJD) dhe Bimë Mjekësore dhe Aromatike (BMA),
  • Fruta manore (mjedra, dredhëza, boronica) dhe
  • Përpunimi vendor i perimeve dhe frutave.

EREA do të përmirësojë qasjen në tregje dhe burime për prodhuesit, përpunuesit, punëtorët vendas, si dhe për agrobizneset e vogla dhe të mesme. Kjo do të çojë në rritjen ekonomike, krijimin e vendeve të punës, përfshirjen, përmirësimin e kushteve mjedisore dhe jetesën më të mirë në sektorin e bujqësisë. Gjithashtu, vëmendje e veçantë do t'i kushtohet marketingut dhe konsumit lokal të produkteve vendore, duke përfshirë produktet e shëndetshme organike.

Projekti EREA - përmes Qasjes për Zhvillimin e Sistemit të Tregut (ZHST) - u siguron aktorëve të tregut zgjidhje që i përgjigjen kufizimeve sistemike dhe arsyeve të tyre themelore. Shumica e shkaqeve të punës së pakënaqshme nuk qëndrojnë në marrëdhëniet midis aktorëve të tregut, por në funksione dhe rregulla mbështetëse të ndërlidhura që rrisin zinxhirët e vlerës, të cilët deri diku janë jofunksional ose jo adekuat. Projekti EREA - përmes intervenimeve - do të ofrojë zgjidhje për t’i përmirësuar këto funksione të ndërlidhura dhe për t’i përforcuar zinxhirët specifikë të vlerës të sektorëve të përzgjedhur bujqësorë.

Kjo thirrje i dedikohet komunave të Pejës dhe të Podujevës.

  1. Qëllimi i kësaj thirrjeje

Të identifikohen Akterët e Tregut (agrobizneset, kooperativat dhe organizatat e fermerëve) në zinxhirët e përzgjedhur të vlerës, të cilët janë të interesuar për të përforcuar zinxhirët specifikë të vlerës në mënyrën e bujqësisë së mençur klimatike.

Mbështetja financiare do t'u sigurohet aktorëve të pranueshëm të tregut, të cilët do t’i mbështesin më tej fermerët, prodhuesit dhe përpunuesit që të përvetësojnë praktikat e qëndrueshme, për të rritur kapacitetet prodhuese, shërbimet këshillimore, certifikimin, shitjet dhe qasjen në financa sipas objektivave të projektit EREA. Për më tepër, do të mbështeten mundësitë e tregtisë dhe të shitjes për ta përmbushur kërkesën e tregut dhe për t’i forcuar zinxhirët e vlerës në nivel vendor dhe ndërkombëtar. Akterët e përzgjedhur të tregut do të vënë theks të veçantë në integrimin gjinor, gjithpërfshirjen sociale dhe në qëndrueshmërinë mjedisore.

  1. Rezultatet e pritshme të projektit EREA
  2. Akterët e tregut profesionalizojnë kushtet e tyre të punës, duke rritur kapacitetet e tyre prodhuese dhe përpunuese në një mënyrë miqësore me klimën.
  3. Akterët e tregut prezantojnë aftësi të përmirësuara dhe më të qëndrueshme përpunimi, duke përmirësuar funksionimin e përgjithshëm të tregut, praktikat e prodhimit, standardet e cilësisë dhe integrimin e zinxhirit të furnizimit.
  4. ​Akterët e tregut artikulojnë strategji që promovojnë një rritje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, duke krijuar mundësi për fermerët dhe prodhuesit e vegjël që të marrin pjesë aktive në zinxhirët e vlerës.
  5. ​Akterët e tregut kontribuojnë për një mjedis pune më të shëndetshëm dhe më produktiv.
  6. Akterët e tregut kontribuojnë në mënyrë aktive në rritjen e mirëqenies duke krijuar mundësi të reja pune dhe në të hyra për komunitetet e tyre, veçanërisht për të varfrit.
  7. Akterët e tregut sigurojnë integrimin social dhe gjinor, duke promovuar përfshirjen dhe barazinë gjinore brenda veprimtarive të tyre.
  8. Akterët e tregut punojnë në mënyrë aktive për të siguruar stabilitetin mjedisor, duke adoptuar praktika të qëndrueshme që minimizojnë ndikimet negative në mjedis dhe veçanërisht ndryshimet klimatike.
  9. ​Akterët e tregut lehtësojnë kultivimin e tokës bujqësore të fermerëve, zgjerimin e sipërfaqeve të kultivimit dhe promovimin e përdorimit të përgjegjshëm të tokës.
  10. ​Akterët e tregut vendosin marrëdhënie dhe bashkëpunim me fermerët, duke krijuar partneritete reciproke të dobishme që forcojnë të gjithë sistemin e tregut.
  11. ​Akterët e tregut me intervenimet e tyre kontribuojnë në qëndrueshmërinë afatgjatë të sistemit të tregut
  12. Akterët e tregut përmirësojnë pajisjet dhe linjat e prodhimit në mënyrë të qëndrueshme, adaptojnë pajisjet e avancuara, duke rezultuar në ndryshime sistematike që rrisin konkurrencën dhe efikasitetin në tregun bujqësor.

  1. Lokacioni

Aktivitetet do të mbështeten në komunat në vijim:

  • Pejë,
  • Podujevë
  1. Korniza kohore

Kohëzgjatja e aktiviteteve të propozuara të projektit mund të jetë midis 01.02.2024 – 31.12.2024

  1. Kush mund të aplikojë:

Akterët e regjistruar të tregut, (agrobizneset, kooperativat dhe organizatat e fermerëve) që punojnë në kultivim, përpunim, shitje, marketing dhe trajnime të përshtatura në zinxhirët e mëposhtëm të vlerës:

  • Frutat manore: mjedra, boronica, dredhëza dhe frutat manore të tjera,
  • Produkte pyjore jodrusore, bimë mjekësore dhe aromatike,
  • Përpunimi i perimeve dhe pemëve.

Inkurajohen të aplikojnë agrobizneset e drejtuara nga gratë në zinxhirët e sipërpërmendur të vlerave.

  1. Aktivitetet e mbështetura dhe kostot e pranueshme:
  • Këshilla për planifikimin e biznesit,
  • Marketing (trajnim dhe investim në markë, paketim, artikuj promovues),
  • Shërbime këshillimore për kultivim, përpunim ose marketing, posaçërisht për produkte organike.
  • Shërbime këshillimore për përfshirjen sociale ose përfshirjen gjinore në bujqësi.
  • Bujqësia e kontraktuar[1]:
    • Pakot mbështetëse për kultivimin e frutave manore, BMA-ve dhe pemëve dhe perimeve (përpunuesit do të vijnë me idenë rreth arsyeshmërisë gjatë aplikimit) do t'u shpërndahen fermerëve nga aplikanti, të cilat mund të përfshijnë fidanë, sistemet e ujitjes pikë-pikë dhe materialet mbështetëse,
    • Plehra organike (nuk lejohen plehra konvencionale ose pesticide),
    • Metoda/risitë dixhitale për përmirësimin e kultivimit dhe përpunimit.


Infrastruktura:

  • Zgjidhje inovative të TI për bujqësinë
  • Pajisjet për linjat e prodhimit dhe përpunimit të zgjuar klimatike për frutat manore, BMA-të dhe PPJD-të.
  • Pajisje për përpunimin e qëndrueshëm të pemëve dhe perimeve,
  • Dhomat e tharjes për BMA, PPJD dhe frutat manore,
  • Montimi/instalimi i objekteve të punës (panele sandviç), linja prodhimi për fruta manore, BMA, pemë dhe perime.

  1. Kostot e papranueshme:
  • Kosto për stafin/personelin,
  • Dhomat e ftohjes (kompresorët)
  • Makineri bujqësore dhe automjete,
  • Ndërtimi i ndërtesave dhe rinovimet,
  • Serrat,
  • Material ambalazhimi i paqëndrueshëm (nuk lejohet plastika),
  • Material promovues i paqëndrueshëm (nuk lejohet plastika),
  • Çdo shpenzim i bërë para dhe pas kohëzgjatjes së kontratës,
  • Shpenzimet operative dhe kostot e funksionimit (materialet shpenzuese, mirëmbajtja, transporti, energjia elektrike, interneti, qiraja ose të ngjashme).

  1. Ofrimi i të dhënave dhe shenimeve

Akterët e përzgjedhur të tregut obligohen t'i japin Caritas-it Zviceran informacione dhe të dhëna për prodhimin, shitjet dhe kërkesat e tjera gjatë periudhës së zbatimit të programit EREA 2024-2026, të cilat do të përdoren për monitorim të brendshëm, vlerësim dhe qëllime mësimore.

  1. Shuma e financimit e pranueshme për aplikant që mund të kërkohet nga CACH
    • Minimum: 25,000.00 EURO

Shuma e pranueshme që mund të kërkohet nga Caritas-i zviceran në kuadër të kësaj thirrjeje duhet të jetë brenda vlerave të mëposhtmee:

  • Maksimum: 50,000.00 EURO
  • Shërbime këshillimore, trajnime dhe marketing: Agrobizneset duhet të marrin pjesë me minimum 30% dhe projekti EREA me maksimum 70% e shumës së përgjithshme të projektit (pjesa CACH nuk e kalon shumën maksimale të specifikuar më lart për komunat e respektuara).
  • Bujqësia e kontraktuar: Agrobizneset duhet të marrin pjesë me minimum 30% dhe projekti EREA me maksimum 70% të shumës së përgjithshme të projektit (pjesëmarrja e CACH nuk e kalon shumën maksimale të specifikuar më lart për komunat përkatëse).
  • Infrastruktura/pajisjet: Agrobizneset duhet të marrin pjesë me minimum 50% dhe CACH me deri në 50% të shumës së infrastrukturës/investimit (pjesëmarrja e CACH nuk e kalon shumën maksimale të specifikuar më sipër për komunat përkatëse).
  • Të tre elementët mund të kombinohen në një buxhet.

Shënim: Nuk do të ketë parapagesë (avans) për akterët e përzgjedhur të tregut. Këstet do të lirohen bazuar në ecurinë e projektit dhe shpenzimet aktuale të paraqitura në raporte.

  1. Kriteret e pranueshmërisë për të gjithë aplikuesit
  2. Organizata/agrobiznesi (selia) duhet të jetë i regjistruar me zyrën e tij kryesore në një nga komunat e synuara të projektit (Pejë dhe Podujevë) dhe të jetë aktiv për të paktën dy vjet.
  3. Agrobizneset, kooperativat dhe organizatat e fermerëve, aktiviteti dhe përvoja kryesore e të cilave është brenda zinxhirëve të përzgjedhur të vlerës (frutat manore, BMA-PPJD, përpunimi pemëve dhe perimeve). Të paktën dy vjet përvojë në këtë sektor.
  4. Investimet duhet të bëhen brenda kufijve administrativë/territorit të komunës përkatëse ku është regjistruar selia e organizatës, Pejë dhe Podujevë. Degët e kompanive të regjistruara në komuna të tjera, të ndryshme nga selia e tyre, nuk mund të aplikojnë.
  5. Dëshmia për infrastrukturën ekzistuese të punës, kapacitetet përpunuese ose linjat e prodhimit.

  1. Kriteret e përzgjedhjes:

Lista e pikëve:

Rezultati i aplikuesve do të jepet në bazë të kritereve të mëposhtme të përzgjedhjes:

Kriteri

Pikët

Kapaciteti për të menaxhuar investimin, njohuria dhe përvoja e punës në të paktën një nga sektorët e sipërpërmendur në përpunimin, tregtimin dhe shitjen e frutave manore, pemëve dhe perimeve, produkteve pyjore jodrusore ose bimëve mjekësore dhe aromatike.

10

Ndikimi në treg përtej biznesit kryesor brenda zinxhirit të vlerës, krijimi i vendeve të reja të punës (sezonale, afatgjatë, vetëpunësimi) dhe të ardhura për akterët e vegjël të tregut, përveç aplikantit. Përfituesit përfundimtarë të jenë nga komunat e lartpërmendura

15

Shërbime këshillimore, marketing dhe përvoja në kultivim. Lidhjet me fermerët vendas, kontratat me fermerët, mbështetja e fermerëve në kultivim, ofrimi i këshillave dhe inputeve, grumbullimi i produkteve bujqësore, përpunimi, marketingu dhe shitjet.

10

Mbështetje për pakicat apo personat me aftësi të kufizuara

10

Mbështetje për gratë, kontribut në integrimin gjinor, përfshirjen sociale dhe mbrojtjen e mjedisit (siç specifikohet në formularin e aplikimit)

10

Prodhim organik i certifikuar, konvertim në prodhim organik, aplikimi i standardeve të sigurisë ushqimore dhe produktet cilësore.

10

Ndikimi mjedisor duke përfshirë efiçencën e energjisë dhe teknologjinë inteligjente ndaj klimës dhe aplikimi i qasjeve inovative mjedisore do të vlerësohen me pikë shtesë

15

Oferta financiare dhe buxhet i propozuar me çmime reale të tregut, duke përfshirë nivelin e bashkëfinancimit.

20

Shënim: Komisioni i vlerësimit do t'i verifikojë aplikacionet e pranueshme gjatë vizitave në terren që do të kryhen gjatë procesit të përzgjedhjes, si pjesë e vlerësimit.

  1. Dokumentet që duhet të dorëzohen nga aplikuesit
  2. Do të pranohen vetëm aplikacionet që përdorin formularët e projektit EREA të dorëzuara si pjesë e kësaj pakoje. (Formularët e Aplikimit dhe Buxhetit, Shtojca 1 dhe 2).
  3. Buxheti duhet të jetë në Euro pa TVSH për të gjithë linjat.
  4. Regjistrimi i Biznesit/Organizatës (të gjitha faqet) dhe certifikatat e TVSH-së.
  5. Dokumenti i Verifikimit Tatimor nga Administrata Tatimore e Kosovës. Kompanitë të cilat kanë marrëveshje me ATK-në për borxhet e tyre, duhet të paraqesin kontrata të nënshkruara dhe të vulosura nga ATK-ja.
  6. Dokument i cili dëshmon se kompania/përfaqësuesi ligjor nuk është nën hetim (dosja penale nga policia/gjykata).
  7. Verifikimi i llogarisë bankare aktive.
  8. Dokumentacioni mbi infrastrukturën ekzistuese të punës, kapacitetet përpunuese apo prodhuese
  9. Opsionale: Plani i biznesit
  10. Opsionale: raporti financiar vjetor (ideale për 3 vjetët e fundit) që paraqet qarkullimin dhe fitimin
  11. Opsionale: auditimi vjetor (ideale për 3 vjetët e fundit)
  12. Opsionale: Lista e projekteve referuese

  1. Klauzola e Etikës dhe Kodi i Sjelljes
  2. Mungesa e konfliktit të interesit

Aplikuesi nuk duhet të përfshihet nga asnjë konflikt interesi dhe nuk duhet të ketë asnjë lidhje ekuivalente në atë drejtim me aplikuesit ose palët e tjera të përfshira. Çdo përpjekje e një aplikuesi për të marrë informacione konfidenciale, për të lidhur marrëveshje të jashtëligjshme me konkurrentët ose për të ndikuar në komisionin e vlerësimit ose në autoritetin kontraktues gjatë procesit të shqyrtimit, sqarimit, vlerësimit dhe krahasimit të aplikacioneve do të çojë në refuzimin e aplikacionit dhe mund të rezultojë në ndëshkime administrative.

  1. Respektimi i të drejtave të njeriut, legjislacionit mjedisor dhe standardeve kryesore të punës

Aplikuesi dhe stafi i tij duhet t’i respektojnë të drejtat e njeriut. Në veçanti dhe në përputhje me ligjin në fuqi, aplikuesit të cilëve u janë dhënë kontratat duhet t’i përmbahen legjislacionit mjedisor duke përfshirë marrëveshjet shumëpalëshe mjedisore, dhe standardeve kryesore të punës të zbatueshme dhe të përcaktuara në konventat përkatëse të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (të tilla si konventat mbi lirinë e shoqërimit dhe negocimin kolektiv; eliminimin e punës së detyruar dhe të detyrueshme; diskriminimin me bazë gjinore në lidhje me punën; ndalimi i punës së fëmijëve).

  1. Zero tolerancë për shfrytëzimin seksual dhe abuzimin seksual

Caritas-i zviceran zbaton një politikë të 'tolerancës zero' në lidhje me të gjitha sjelljet e gabuara që kanë ndikim në kredibilitein profesional të aplikuesit. Ndalohen abuzimi ose ndëshkimi fizik, ose kërcënimet për abuzim fizik, abuzimi ose shfrytëzimi seksual, ngacmimi dhe abuzimi verbal, si dhe format e tjera të frikësimit.

  1. Masat kundër korrupsion dhe ryshfetit

Aplikuesi duhet t’i përmbahet të gjitha ligjeve dhe rregulloreve dhe kodeve në fuqi në lidhje me masat kundër ryshfetit dhe korrupsionit. Caritas-i zviceran rezervon të drejtën të pezullojë ose anulojë financimin e projektit nëse zbulohen praktikat korruptive të çdo lloji në çdo fazë të procesit të dhënies ose gjatë ekzekutimit të një kontrate dhe nëse autoriteti kontraktues nuk merr të gjitha masat e duhura për të korrigjuar situatën. Për qëllimet e kësaj dispozite, 'praktika korruptive' janë ofrimi i ryshfetit, dhuratës, shpërblimit ose përqindjes së komisionit për çdo person si nxitje ose shpërblim për kryerjen ose përmbajtjen nga çdo veprim në lidhje me dhënien e një kontrate ose ekzekutimin e një kontrate tashmë të lidhur me autoritetin kontraktues.

  1. Shpenzime komerciale të pazakonta

Do të refuzohen aplikacionet ose do të ndërpriten kontratat nëse rezulton se dhënia ose ekzekutimi i një kontrate ka shkaktuar shpenzime të pazakonta komerciale. Shpenzime të tilla të pazakonta komerciale janë përqindje komisioni që nuk përmenden në kontratën kryesore ose që nuk rrjedhin nga një kontratë e lidhur në mënyrë të duhur duke iu referuar kontratës kryesore, komisione që nuk paguhen në këmbim të ndonjë shërbimi aktual dhe legjitim, komisione të dërguara në një parajsë tatimore, komisione që i paguhen një përfituesi i cili nuk është identifikuar qartë ose komisione që i paguhen një kompanie e cila i ka të gjitha paraqitjet e të qenurit kompani guackë. Përfituesit për të cilët është konstatuar se kanë paguar shpenzime komerciale të pazakonta për projektet e financuara nga Caritas-i zviceran, janë të detyruar, në varësi të seriozitetit të fakteve të vëzhguara, me ndërprerje të kontratave të tyre.

  1. Shkelja e detyrimeve, parregullsitë ose mashtrimi

Caritas-i zviceran rezervon të drejtën ta pezullojë ose anulojë procedurën, kur procedura e dhënies dëshmon se i është nënshtruar shkeljes thelbësore të detyrimeve, parregullsive ose mashtrimit. Nëse zbulohen shkelje thelbësore të detyrimeve, parregullsi ose mashtrim pas dhënies së kontratës, autoriteti kontraktues mund të përmbahet nga lidhja e kontratës`.

  1. Procesi i aplikimit

Hapi 1: Njihuni me dokumentet e aplikimit në detaje:

Formularët e aplikimit mund të shkarkohen duke klikuar në këtë link:

https://drive.google.com/drive/folders/1zz3SoYTobOSkYIu-uflFJZr_J-8nxGRN?usp=drive_link

ose të dorëzohen me email sipas kërkesës (shih adresën e postës elektronike më poshtë).

Hapi 2: Sesionet Informuese

Në Podujevë do të mbahet në “Twins Cafe” me 21.12.2023 në orën 10:00.

Në Pejë do të mbahet në restorantin “Shpella e Bobit” me 22.12.2023 në orën 10.00

Hapi 3: Dorëzoni aplikacionin me kohë

Aplikacionet në gjuhën shqipe ose serbe duhet të dorëzohen në zarfe të mbyllura në adresën:

Zyra e Caritas-it zviceran në Kosovë

Fazli Balaj 59

10000 Prishtinë

Kosovë

Afati i fundit: Aplikacionet duhet të dorëzohen në zarfe të mbyllura dhe të arrijnë në adresën e mësipërme deri më 22.01.20224 (ora 16:00). Aplikacionet që mbërrijnë pas datës dhe orës së ditës nuk do të merren parasysh.

Informacione shtesë:

Për pyetje rreth formularit të aplikimit dhe informacione shtesë, ju mund ta kontaktoni zyrën e Caritas-it zviceran në Kosovë përmes postës elektronike ose telefonit prej 11.01.2024 – 19.01.2024 (prej orës 09:00 deri në 16:00, nga e hëna deri të premten):

Caritas-i zviceran në Kosovë: [email protected]; +383 46 988 000

Ju lutem vendosni në CC Koordinatorin përgjegjës të zinxhirit të vlerave:

[email protected] dhe [email protected]

Kostoja e ofertimit: Caritas-i zviceran në Kosovë nuk do t'i mbulojë kostot e ofertimit dhe ka të drejtë t'i pranojë ose refuzojë ofertuesit, ose ta anulojë ose shtyjë të gjithë procesin e ofertimit para nënshkrimit të ndonjë marrëveshje.

Shtojca 1: Formulari i aplikimit

Shtojca 2: Formati i Buxhetit

[1] Prodhimi bujqësor, certifikimi organik ose përmirësimi i tokës i realizuar sipas një marrëveshjeje midis një blerësi dhe fermerëve, e cila krijon kushte për prodhimin dhe marketingun e një produkti ose produkteve të fermës.