business

Njoftim për Furnizim me Akikah - Dele

  • star Publikuar: 26-06-2024
  • star Skadon: 10-07-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1000

Njoftim për Furnizim me Akikah - Dele

Data e përgatitjes së njoftimit: 26/06/2024

T-10/2024

Detajet për kontakt:

Adresa Postare: Rr. Bajram Kelmendi nr 10/A, lagjia Katër Llullat
Qyteti: PrishtinëKodi postar: 10000Vendi: Prishtinë
Personi kontaktues: Zyra e Prokurimit - IR Kosova

Telefoni: 038/232-431

Mobil:+383 44 239 349

Email: [email protected]

Përshkrimi

Islamic Relief është një organizatë humanitare ndërkombëtare me qendër në Birmingham të Britanisë së Madhe dhe e shtrirë në më shumë se 45 shtete të botës përfshirë Kosovën ku aktivitetin e ka filluar në vitin 1999 si Islamic Relief Kosova (IRK). Gjatë kësaj periudhe (më shumë se 20 vite) IRK ka implementuar projekte të ndryshme, duke filluar prej atyre emergjente, edukative, shëndetësore, infrastrukturë si dhe financiare me anë të cilave ka kontribuar në zbutjen e brengave dhe nevojave të familjeve dhe individëve në Kosovë.

Pjesë e projekteve të ndryshme me karakter humanitar është edhe projekti që ka për qëllim blerjen e deleve për Akika e do te implementohet gjatë gjithë vititë, ku parashihen qe ne çdo jave te therën 2 deri ne 5 dele kjo sasi mundet te ndryshoj ne baze te kërkesave. Ky aktivitet prokurimi ka karakter humanitar me të cilin Islamic Relief Kosova do të bëjë shpërndarjen e mishit, ku çdo familje do të përfitojnë rreth 6-7 kg mish.

Shpërndarja e tyre do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga Islamic Relief Kosova, ku kompania fituse do te kete për obligim qe ti therri, ti ndaj ne paketim dhe ti sjell deri tek zyrat e Islamic Relief Kosova ne dy pika: 1 Rr. Bajram Kelmendi nr 10/A, lagjia Katër Llullat dhe pika 2. Drenas Rr.Besim Mala, afër market “Shqipdoni” shpërndarja e mishit do te behet nga stafi Islamic Relief Kosova.

Pagesat do të bëhen në fund të çdo muaji në llogarinë e furnitorit.

Dokumentacioni që kërkohet të bashkëngjitet dosjes së tenderit:

Dokumentacioni ligjor

Lloji

1.Certifikata e BiznesitKopje
2.Certifikata e TVSH-së (nëse ka)Kopje
3.Deklaratë me shkrim nga operatori ekonomik në të cilën thuhet se do t’i përmbahet të gjitha detyrimeve për kryerjen e shërbimeve nga ky tenderE vulosur dhe e nënshkruar nga kompania
4.Deklaratë me shkrim mbi atë se kompania garanton që forma e therjes së kurbaneve është hallall (apo Çertifikatë Hallall nëse ka) dhe se therja do të bëhet në thertore të licencuar.E vulosur dhe e nënshkruar (në rast të certifikatës hallall atëherë kopje të kësaj certifikate). Licenca e thertores (kopje)
5.Deklaratë me shkrim nga operatori ekonomik mbi përcjelljen e gjendjes shëndetësore, vaksinimet etj.E vulosur dhe e nënshkruar, (fituesi duhet të prezantojë çertifikatë nga Veterinari apo AVUK /Dogana e Kosovës)
6.Deklaratë me shkrim nga operatori ekonomik se vërteton që mishi që del nga therja e lopëve është i sigurt për konsum të gjërë dhe nuk e rrezikon shëndetin publik.E vulosur dhe e nënshkruar
8.Deklaratë me shkrim mbi atë se kompania garanton që Delet që janë pjesë e ofertës, pesha minimale 45 kg.E vulosur dhe e nënshkruar nga kompania
3.TVSH – “Faturimi do të behet pa TVSH, duke shënuar në faturë referencën e nenit 33, paragrafi 3, nënparagrafi 3.1 të Ligjit Nr.05/L-037 për TVSH” nga vendimi shpjegues publik nr 04/201600.00

Oferta Financiare:

Nr.

Karakteristikat

Çmimi për njësi

Çmimi total

1.Therjen e Deleve te behet në mënyrë hallall, te ketë shenjen / numrin e martikulimit para therjes, pesha minimale para therjes 45 kg, prerjen në copëza dhe paketimin e mishit

Vërejtje: IRK rezervon të drejtën për të kontraktuar ofertën më të mirë, Ofertat tuaja me dokumentacionin e tenderit duhet ti dërgoni me në një zarf të mbyllur me titull `Oferta për Furnizimin me Dele, Islamic Relief Kosova’ duke i sjell ato në adresën: rr. Bajram Kelmendi nr.10/A, Prishtinë.

Islamic Relief Kosova – ka zero tolerance ndaj cdo thyerje te procedurave si me poshtë:

  • Politikat kundër Ryshfetit dhe Korrupsionit.
  • Kodi i Sjelljes.
  • Respektimi dhe mbrojtja e grupeve Vulnerable ( përfituesve ) te IRK-se.

Ofertat në zarf duhet të dërgohen në adresat e lartcekura më së voni deri më datë: 10/07/2024 në ora 15:00. Çdo ofertë e cila vjen pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi.