business

Zyrtar/e për Shërbime të Punësimit - Obiliq

  • star Publikuar: 16-09-2024
  • star Skadon: 13-10-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucionet Qendrore
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Obiliq
Shikime 1275

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve - Agjencia e Punësimit të Kosovës shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur vetëm gjininë femërore

Emri i grupit: Grupi i shkencave shoqërore

Titulli i pozitës së punës: Zyrtar/e për Shërbime të Punësimit 2

Klasa e pozitës: Profesional 2

Koeficienti/Paga: 5.1

Nr. i kërkuar: 1

Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar

Data e njoftimit: 13/09/2024

Afati për aplikim: 14/09/2024 - 13/10/2024

Institucioni: Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve - Agjencia e Punësimit të Kosovës

Departamenti : Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm

Divizioni: Zyra e Punësimit - Obiliq

Vendi i punës: Obiliq

Nr. i Referencës: RN00015108

Kodi: RPC0008647

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Identifikon vështirësitë për punësim të të papunësuarve nëpërmjet intervistimit, këshillimit, profilizimit dhe regjistrimit në SistemiInformativ për Menaxhimin e Punësimit (SIMP),duke ofruar asistencë dhe informim për mundësi punësimi, sipas profilit që të papunësuarit kanë në përputhje me kërkesat e tregut të punës;
  • Orienton të papunësuarit në aftësim profesional dhe masa të tjera aktive,sipas nevojave të tyre dhe kritereve të specifikuar në dokumentet kyçe për këto shërbime;
  • Kontakton, dhe organizon vizita në biznese dhe subjekte tjera të punëdhënësve në mënyrë të rregullt, për të promovuar shërbimet dhe mundësitë e bashkëpunimit me Zyrën e Punësimit përfshirë Masat Aktive në Tregun e Punës, duke grumbulluar të dhëna për vende të lira të punës dhe të njëjtit i regjistron në SIMP;
  • Realizon procesin e ndërmjetësimit në përputhshmëri me kërkesat e punëdhënësit dhe orienton të papunësuarit/punëkërkuesit tek ofertat e përshtatshme të punës ose mundësit për masa aktive të tregut të punës;
  • Ndihmon klientët të kompletojnë formate aplikacionit dhe përgatitë marrëveshjen formale mes palëvepër masat aktive të tregut të punës si dhe monitoron dhe vlerëson implementimin e tyre;
  • Rishikon realizimin e aktiviteteve që dalin nga këshillimi ose nga Plani Individual i Punësimit, motivon të papunësuarit gjatë tërë periudhës së kërkimit aktiv të punës dhe ofron mbështetje konkrete përgjatë këtij procesi;
  • Propozon dhe zhvillonaktivitete, takime dhe sesione informuese brenda dhe jashtëZyrës së Punësimit në koordinim me mbikëqyrësin me qëllim të promovimit dhe prezantimit të rolit dhe shërbimeve publike të punësimit;
  • Përmbledhë dhe raportonnë periudha periodike dhe sipas kërkesëstek mbikëqyrësi mbi aktivitetet e realizuara, arritjen e trageteve dhe implementimin e masave apo shërbimeve të tjera.

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.

Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor) në fushën: Juridik, Ekonomik (pa specifikim), Sociologji, Antropologji, Filozofi, Histori,Shkenca Politike, Psikologji, Punë Sociale Gjeografi apo Administratë Publike.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 1 (një) vit përvojëpune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.


Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  • Njohuri të plota dhe të specializuara në fushën e tregut te punes;
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatësedhe të kuptuarit e fushaveqë ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të mira metodavekërkimore, që ndihmojnënë përgatitjen e raporteve bazike ose analitikedhe në marrjen e vendimeve;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale; Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
  • Njohja e gjuhëve të huaj (e preferueshme).


Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  1. Letërnjoftimi i kompletuar dhe me afat/pasaporta me afat;
  2. Diplomat e kërkuara me konkurs të lëshuara nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diplomat janë fituar jashtë vendit, duhet te bashkëngjitet vërtetimi i nostrifikimit apo akti qe dëshmon se diploma e fituar jashtë vendit është ne procedure te nostrifikimit, me kusht qe nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të emërimit në pozitë;
  3. Kopjet e dëshmisë së punësimit (kontratën/kontratat dhe vërtetimin/vërtetimet) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë. Dëshmisëse punësimit jashtëinstitucioneve publike u bashkëngjitet së paku njëra nga dëshmitë mbështetëse si në vijim: pasqyrën e pagesave ne fondin e kursimeve pensionale dhe/apo pasqyrën e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personale;
  4. Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kandidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike)
  5. Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  6. Kopjet e dokumenteve tjeraqë provojnë plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Vëmendje: Referenca/Rekomandimi nuk e zëvendëson asnjërin nga dokumentet e sipërpërmendura dhe nuk mund të konsiderohen si dëshmi për të vërtetuar përvojën e punës, periudhën e punësimit apo masën disiplinore.

Dëshmitë që nuk kërkohengjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit (mund të vendosettek pika 5 ose në fund tek të dhënat shtesë, sido që është më e lehtë teknikisht).

  • ­Certifikatë mbi dënimet penale origjinale e lëshuar nga gjykata përmes së cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.

Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 28/10/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

Kriteret specifike shtesë

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

Mënyra e aplikimit

Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohenindividualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues,njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen