business

Zyrtar për Auditim të Brendshëm

  • star Publikuar: 08-05-2024
  • star Skadon: 07-06-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Trainkos Sh.A
Kategoritë Ekonomi
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Fushë Kosovë
Shikime 1298

Në bazë të dispozitave të Nenit 21 të Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike (“Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës”, Nr. 31/15 qershor 2008), respektivisht Nenit 13 të Ligjit Nr. 04/L-111 për Ndryshimin dhe Plotësimin e ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës” Nr. 13/30 maj 2012), në bazë të Nenit 6 të Rregullores Nr. I/32, të datës 29.02.2024 për Procedurat e Rekrutimit të Pozitave të Zyrtarëve të Lartë të HK-Trainkos Sh.A, Komisioni i Auditimit i Hekurudhave të Kosovës-Trainkos Sh.A, në mbledhjen e mbajtur më 26.04.2024 mori vendim të PËRSËRITET:

K O N K U R S I

Pozita: Zyrtar për Auditim të Brendshëm (ZAB)

I përgjigjet: Komisionit të Auditimit të HK-Trainkos Sh.A

Lokacioni: Fushë Kosovë

Afati i fundit për aplikim: 07.06.2024

Politika e Trainkos Sh.A:

Trainkos Sh.A duke qenë i përkushtuar për krijimin e mundësive të barabarta të punësimit, fton të gjithë të interesuarit e të dy gjinive, të të gjitha moshave dhe prejardhjeve etnike që të aplikojnë në Konkursin për ZAB. Trainkos Sh.A është i përqendruar te tregu, ngritja e efikasitetit dhe zhvillimi në një kompani të qëndrueshme dhe të suksesshme në treg duke u bazuar në praktikat më të mira në biznes.

Kushtet dhe kualifikimi i kërkuar:

  • Të ketë diplomë universitare në ekonomi, juridik, administratë publike, financa publike apo fusha të tjera të studimeve relevante.
  • Të jetë Auditor i Certifikuar në sektorin publik.
  • Të ketë pesë (5) ose më shumë vite përvojë pune në fushën e auditimit.
  • Të ketë njohuri mbi rolin e auditimit të brendshëm;
  • Të ketë njohuri, dhe aftësi për të interpretuar dhe zbatuar standardet kombëtare dhe ndërkombëtare për raportim financiar.
  • Të ketë njohuri për planifikim afarist dhe strategjik, buxhet dhe kontroll të shpenzimeve.
  • Të ketë njohuri për rreziqet afariste dhe kontroll të brendshëm. Aftësi për të dhënë siguri të pavarur dhe objektive për besueshmërinë e raporteve financiare, dhe përputhshmërinë e tyre me ligjet dhe rregulloret në fuqi.
  • Të ketë aftësi për të analizuar dhe vlerësuar të gjitha proceset në ndërmarrje në domenin e operativës (gjenerimin e të hyrave, shpenzimet operative dhe kapitale, prokurimin, personelin dhe pagat, menaxhimin e aseteve, etj.) dhe domenin e menaxhimit (planifikim strategjik, buxhetim, planifikim afarist, raportim financiar, tatimor, menaxhues dhe rregullator, analizë dhe vendimmarrje, etj.) dhe të japë rekomandime specifike përkitazi me kontrollin e tyre të brendshëm.
  • Të ketë aftësi për të kryer vlerësime të pavarura të efikasitetit të politikave, procedurave dhe standardeve nëpërmes të cilave bëhet menaxhimi i resurseve financiare, fizike dhe teknologjike;
  • Të ketë aftësi për të këshilluar Menaxhmentin dhe Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes lidhur me rreziqet e mundshme në afarizmin e Ndërmarrjes.

Të gjithë kandidatët për ZAB duhet të plotësojnë edhe kushtet dhe kriteret sipas Nenit 13 të Ligjit Nr. 04/L-111 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike:

  1. i plotësojnë kushtet e kualifikimit sipas nenit 17.1 (ligjit bazik),
  2. i plotësojnë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2 (ligj t bazik) pikat (d), (f), (j), (k) dhe (l),
  3. nuk janë, ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës tridhjetë e gjashtë (36) muajsh para datës së aplikimit nuk kanë qenë Drejtorë të Bordit të Kompanisë gjegjëse, dhe
  4. kanë përvojën e nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar për pozitën në fjalë.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Rregullisht të shqyrtojë gjendjen financiare të NP-së dhe kërkesat e saj të planifikuara financiare, si dhe t’i sigurojë Komisionit të Auditimit çfarëdo vërejtje ose sugjerime të cilat i konsideron të nevojshme;
  • Planifikon dhe përgatitë raportet e auditimit që pasqyrojnë qartë objektivat e auditimit, fushëveprimin, gjetjet, rekomandimet dhe konkluzionet sipas Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit të Brendshëm.
  • Të menaxhojë dhe organizojë funksionin e rregullt të sistemeve dhe procedurave të cilat kanë për qëllim që të sigurojnë se librat dhe dokumentacioni i NP-së, duke përfshirë dokumentacionin financiar, mbahen në përputhje me standardet e kontabilitetit dhe me ligjet ne fuqi;
  • Të kryejë vlerësime të pavarura të efikasitetit të politikave, procedurave dhe standardeve nëpërmes të cilave bëhet menaxhimi i resurseve financiare, fizike dhe informative.
  • Të planifikojë, organizojë dhe mbikëqyrë punën e Zyrës së Auditimit të Brendshëm, duke përfshirë, planifikimin, hartimin dhe menaxhimin e programit për auditimin, organizimin dhe delegimin e punëve, dhe përllogaritjen e resurseve të nevojshme.
  • Të përcaktojë llojin dhe teknikën e auditimit të brendshëm që do të përdoret për secilin rast konkret, bazuar në ligjin pozitiv, praktikat më të mira, si dhe në njohuritë dhe përvojën profesionale.
  • T’i raportojë Komisionit të Auditimit dhe menaxhmentit përkitazi me politikat, programet dhe aktivitetet e Zyrës.
  • Të koordinojë kornizat e auditimit me auditorët e jashtëm dhe të përkujdeset që palët jo vetëm të jenë në dijeni për punën e palës tjetër, por edhe t’u raportohet për fushat gjegjëse.
  • Të monitorojë zbatimin e përgjigjes së menaxhmentit sikurse edhe zbatimin e të gjitha rekomandimeve të Komisionit të Auditimit.
  • Të ekzekutojë shqyrtime apo punë që kërkohen nga Bordi i Drejtorëve, Komisioni i Auditimit, Kryeshefi Ekzekutiv dhe Drejtori Financiar, me kusht që shkurtimi apo punët e tilla të mos cenojnë pavarësinë, objektivitetin dhe funksionet e auditimit të brendshëm.
  • Të demonstrojë integritet, kompetencë dhe kujdes profesional konform me misionin, vizionin dhe vlerat e Ndërmarrjes.
  • Të rekrutojë, trajnojë, mbikëqyrë dhe vlerësojë punonjësit e zyrës.
    • Aplikacionin;

Mandati i ZAB:

ZAB emërohet nga Komisioni i Auditimit me kontratë të rregullt pune me kohëzgjatje tri (3) vite.

Kompensimi i pagës mujore:

Paga e ZAB është e përcaktuar me Kategorizimin dhe Poentimin për Zyrtarë e Lartë – Trainkos Sh.A.

Informatë për procedurën e aplikimit:

Kandidatët për ZAB, duhet t’i dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • CV-në e detajuar duke përfshirë datat e sakta të punësimit dhe detaje të përgjegjësive për çdo pozicion duke përfshirë nivelin e vendimmarrjes, numrin e punonjësve të mbikëqyrur, buxhetin dhe përgjegjësitë;
  • Letër motivimin;
  • Dëshminë mbi kualifikimin profesionale (diplomat dhe certifikimet adekuate);
  • Dëshminë mbi përvojën e punës;
  • Certifikatën mbi dënimin penal të lëshuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, se nuk ka dënime penale në evidencën qendrore penale të Republikës së Kosovës (certifikata e nxjerrë online në platformën e-Kosova do të pranohet);
  • Kopjen e letërnjoftimit.

Aplikanti duhet ta vendosë datën dhe të nënshkruajë deklaratën nën betim ku deklarohet që i përmbushë të gjitha kushtet e pranueshmërisë. Kjo deklaratë së bashku me aplikacionin mund të shkarkohen nga uebfaqja e Ndërmarrjes Publike HK-Trainkos Sh.A.:

https://www.trainkos.com/publikimet/punesimi/

Dokumentacioni i kompletuar (aplikacioni së bashku me deklaratën nën betim dhe të gjitha dokumentet përcjellëse) dorëzohet personalisht, apo përmes Postës, në zarf të mbyllur në zyrën e arkivit në ndërtesën e Drejtorisë së Trainkos-it në adresën: Rr. "Salih Puçolli", P.N., në Fushë Kosovë, me shënimin: për z. Afrim Kuleta, Sekretar i HK-Trainkos Sh.A., ose përmes e-mailit zyrtar: [email protected]

Në aplikacion duhet të ceket qartë titulli i vendit të punës dhe dokumentet e bashkangjitura të aplikacionit duhet të jenë kopje pasi që ato nuk kthehen. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe kandidatët me aplikacionet e pa kompletuara nuk do të ftohen në intervistë.

Kandidatët të cilët konkurrojnë duhet ta shënojnë saktë adresën dhe numrin e telefonit kontaktues si dhe e-mail adresën.

Çdo përgënjeshtrim material, qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca, ose ndryshim material nga informatat e dhëna në deklaratën e sipërpërmendur, do të rezultojë me diskualifikim të menjëhershëm.

Vlerësimi formal i kandidatëve dhe intervista do të bëhet në një kohë optimale pas përfundimit të afatit për aplikim. Komisioni i Auditimit i NP Hekurudhave të Kosovës-Trainkos Sh.A e mban të drejtën e formimit të listës së ngushtë me aplikantët si dhe përzgjedhjen e Zyrtarit për Auditim të Brendshëm.

Konkursi mbetet i hapur nga data 08.05.2024 deri më 07.06.2024 në ora 16:00

Na osnovu odredaba člana 21 Zakona br. 03/L-087 za Javna Preduzeća ("Službeni list Republike Kosovo", br. 31/15 jun 2008), odnosno član 13 Zakona br. 04/L-111 za Izmenu i Dopunu Zakona br. 03/L-087 za Javna Preduzeća (Službeni List Republike Kosovo“ br. 13/30.05.2012), na osnovu člana 6. Uredbe br. I/32, od 29.02.2024. godine za Procedure Regrutovanja na Pozicije Visokih Službenika ŽK-Trainkos D.D, Revizorska Komisija Javnog Preduzeća Železnička Kosova (Trainkos D.D.) sa sedištem u Kosovu Polju, na sastanku održanom 26.04.2024 godine, odlučili su da PONAVLJANJE:

K O N K U R S

Pozicija: Službenika za Unutrašnju Reviziju (SUR)

Odgovara: Revizorska Komisija KŽ Trainkos A.D

Lokacija: Kosovu Polje

Rok za prijavu: 07.06.2024

Politika Trainkos D.D:

Trainkos D.D, posvećena stvaranju jednakih mogućnosti za zapošljavanje, poziva sve zainteresovane strane oba pola, svih uzrasta i nacionalnosti da se prijave na Konkurs SUR. Trainkos Sh.A je fokusiran na tržište, podižući efikasnost i razvijajući se u stabilnu i uspešnu kompaniju na tržištu zasnovanu na najboljim poslovnim praksama.

Potrebni uslovi i kvalifikacije:

  • Da ima univerzitetsku diplomu iz oblasti ekonomije, prava, javne uprave, javnih finansija ili drugih relevantnih oblasti studiranja;
  • Da budete Ovlašćeni Revizor u javnom sektoru;
  • Imate pet (5) ili više godina radnog iskustva u oblasti revizije;
  • Da imaju znanja o ulozi interne revizije;
  • Imaju znanje i sposobnost tumačenja i primjene nacionalnih i međunarodnih standarda finansijskog izvještavanja;
  • Imaju znanje i poslovanju i strateškom planiranju, budžetiranju i kontroli potrošnje;
  • Upoznajte poslovne rizike i interne kontrole. Sposobnost obezbeđivanja nezavisnog i objektivnog osiguranja pouzdanosti finansijskih izveštaja i njihovo poštovanje važećih zakona i propisa;
  • Da ima sposobnost da analizira i proceni sve procese u preduzeću u domenu operacija (proizvodnja prihoda, operativni i kapitalni troškovi, nabavka, osoblje i zarade, upravljanje sredstvima itd.) i domen upravljanja (strateško planiranje, budžetiranje, poslovno planiranje, finansijsko izveštavanje, oporezivanje, upravljanje i regulativa, analiza i donošenje odluka itd.) i da daju konkretne preporuke u vezi sa njihovom unutrašnjom kontrolom;
  • Imaju sposobnost da izvrše nezavisnu procenu efektivnosti politika, procedura i standarda kroz koje se upravljaju finansijski, fizički i tehnološki resursi;
  • Imaju mogućnost da savetuju menadžment i odbor direktora preduzeća u vezi sa potencijalnim rizicima u poslovanju kompanije.

Svi kandidati za SUR takođe moraju ispunjavati uslove i kriterijume iz člana 13. Zakona br. 04/L-111 o Izmenama i Dopunama Zakona br. 03/L-087 za javna preduzeća:

  1. ispunjava kvalifikacione uslove u skladu sa članom 17.1 (osnovni zakon),
  2. ispunjava kriterijume nezavisnosti u skladu sa članom 17.2 (osnovni zakon) tačke (d), (f), (j), (k) i (l),
  3. nisu, ili u bilo kom trenutku tokom perioda od trideset šest (36) meseci pre datuma prijave nisu direktori odbora relevantne kompanije, i
  4. da ima neophodno profesionalno iskustvo i obrazovanje potrebno za dotičnu poziciju.

Glavne dužnosti i odgovornosti:

  • Redovno pregledati finansijsko stanje JP i planiranih finansijskih zahteva i pružiti Komisije za Reviziju bilo kakve primedbe ili sugestije koje smatra potrebnim;
  • Planira i priprema revizorske izvještaje koji jasno odražavaju ciljeve revizije, obim, nalaze, preporuke i zaključke u skladu sa Međunarodnim standardima interne revizije;
  • Da upravlja i organizuje redovno funkcionisanje sistema i procedura koje imaju za cilj da obezbede da se knjige i dokumentacija JP, uključujući finansijsku dokumentaciju, čuvaju u skladu sa računovodstvenim standardima i važećim zakonima;
  • Izvršiti nezavisnu procjenu efektivnosti politika, procedura i standarda kroz koje finansijski, fizički i informacioni resursi upravljaju;
  • Planirati, organizovati i nadzirati rad Ureda unutrašnje revizije, uključujući, planiranje, dizajniranje i upravljanje programom za reviziju, organizovanje i delegiranje radova, kao i izračunavanje potrebnih resursa;
  • Odrediti vrstu i tehniku interne revizije koja će se koristiti za svaki konkretan slučaj, na osnovu pozitivnog zakona, najboljih praksi i profesionalnih znanja i iskustava.
  • Da izveštava Komisije za Reviziju i menadžment u vezi sa politikama, programima i aktivnostima kancelarije;
  • Da se ​​koordiniraju okviri revizije sa vanjskim revizorima i da se osigura da stranke nisu svjesne samo rada druge strane, ali i da budu prijavljene u relevantna polja;
  • Pratiti implementaciju odgovora rukovodstva, kao i implementaciju svih preporuka Komisije za Reviziju;
  • Izvršiti preglede ili radove koje zahtijeva Odbor Direktora, Komisija za Reviziju, Izvršni Direktor i Finansijski Direktor, pod uslovom da takvo skraćivanje ili rad ne utiče na funkcije nezavisnosti, objektivnosti i unutrašnje revizije;
  • Demonstrirati integritet, kompetentnost i profesionalnu brigu u skladu sa misijom, vizijom i vrijednostima preduzeća;
  • Da regrutuje, obučava, nadzire i ocenjuje radno osoblje.

Mandat SUR

SUR imenuje Komisija za Reviziju sa redovnim ugovorom o radu na period od tri (3) godine.

Mesečna naknadazarade

Plata SUR-a je određena kategorizacijom i bodovanjem za visoke službenike - Trainkos-Sh.A.

Informacija o konkursnoj proceduri

Kandidati za SUR trebaju podneti sledeću dokumentaciju:

  • Aplikacija;
  • Detaljan CV uključujući tačne datume zaposlenja i detalje odgovornosti za svaku poziciju, uključujući nivo strateškog odlučivanja, broj zaposlenih pod nadzorom, budžet i odgovornosti;
  • Motivaciono pismo;
  • Kratko predstavljanje njegovih ideja, ciljeva i perspektive za uspešno upravljanje Komisije za Unutrašnju Reviziju;
  • Dokaz o stručnoj spremi (diplome i adekvatne sertifikate);
  • Dokaz o radnom iskustvu;
  • Potvrda o krivičnoj osuđivanosti, koju je izdao Sudski savet Kosova, da nema krivičnih osuda u centralnoj krivičnoj evidenciji Republike Kosovo (prihvataju se potvrde koje je e-Kosova izdalo onlajn);
  • Kopija lične karte.

Podnosilac prijave mora uvesti datum i potpisati izjavu pod zakletvom u kojoj se navodi da ispunjava sveuslove podobnosti. Ova izjava zajedno sa aplikacijom može se preuzeti sa veb stranice Javnog preduzeća Železnice Kosova:

https://www.trainkos.com/publikimet/punesimi/?lang=sr

Popunjena dokumentacija (zahtev zajedno sa izjavom pod zakletvom i svim pratećim dokumentima) predaje se lično, ili preko Pošte, u zatvorenoj koverti u kancelariju arhive u zgradi Uprave TRAINKOS na adresi Ul. "Salih Pucoli", B.B, Kosovo Polje, sa naznakom: za g. Afrim Kuleta, sekretar “TRAINKOS”-a, ili putem službenog e- maila: [email protected]

U aplikaciji naziv radnog mesta mora biti jasno naveden a dokumenti priloženi uz prijavu moraju biti kopije jer se ne vraćaju. Prijave podnete nakon isteka roka se ne prihvataju, a nepotpune prijave se odbijaju;

Kandidati koji konkurišu moraju tačno a unesu adresu i kontakt telefon, kao i e-mail adresu;

Svako materijalno falsifikovanje, bilo namerno ili iz nemara, ili materijalna promena u odnosu na informacije date u gore pomenutoj izjavi, rezultiraće trenutnom diskvalifikacijom;

Formalna procena kandidata i intervjui će se obaviti u optimalno vreme nakon roka za prijavu. Revizorska Komisija RP Železnička Kosova, "TRAINKOS "D.D ima pravo formiranja uže liste kandidata kao i izbora Službenika za Unutrašnju Reviziju.

Konkurs ostaje otvoren od 08.05.2024. do 07.06.2024. godine u 16:00 časova.