business

Thirrje për aplikim: Trajnime për zhvillimin e aftësive të punësimit – Trajnim për aftësitë e buta dhe TI

  • star Publikuar: 23-12-2022
  • star Skadon: 23-01-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë OJQ
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 4114

Thirrje për aplikim

Trajnime për zhvillimin e aftësive të punësimit – Trajnim për aftësitë e buta dhe TI

Data e publikimit: 23 dhjetor 2022 Afati për aplikim: 23 janar 2023

Rreth Projektit për Pjesëmarrje të Rinisë së Kosovës - KYP

CARE International Balkans, Zyra në Kosovë, në partneritet me Students Helping Life Kosovë (SHL-K) po zbatojnë projektin Pjesëmarrja e Rinisë së Kosovës - KYP, projekt ky i financuar nga Bashkimi Evropian (BE).

Veprimi do të zbatohet nga CARE si aplikuesi kryesor dhe Students Helping Life - Kosova (SHL-K) si bashkë-aplikues dhe në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës – APRK. Projekti Pjesëmarrja e Rinisë së Kosovës - KYP kontribuon në përfshirjen aktive të shoqërisë civile në Kosovë në promovimin e vlerave demokratike, qeverisjes gjithëpërfshirëse dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Objektivi specifik i projektit është të nxisë pjesëmarrjen demokratike, angazhimin qytetar dhe përfshirjen sociale të grupeve të ndryshme të të rinjve të margjinalizuar në Kosovë.

Objektivi i përgjithshëm i projektit KYP është t'i mbështesë të rinjtë me më pak mundësi, veçanërisht gratë e reja, që vijnë nga zonat rurale dhe qytete të vogla të Kosovës, në mënyrë që të krijohet perspektivë shtesë për rritjen e pjesëmarrjes së tyre sociale dhe ekonomike. Të gjitha aktivitetet do të përbëhen strikt nga pesë parime të punës: zbatimi i të gjitha të drejtave, pjesëmarrja dhe qasja në vendimmarrje, mosdiskriminimi dhe qasja e barabartë, llogaridhënia dhe qasja në sundimin e ligjit dhe transparenca dhe qasja në informacion.

Projekti pritet të:

1) Rrisë pjesëmarrjen e të rinjve të pafavorizuar në vendimmarrje, në bashkësitë lokale dhe në nivel qendror, përmes ngritjes së kapaciteteve/ndërgjegjësimit lidhur me të drejtat e njeriut dhe aktivizmin; mentorimit të grupeve rinore për përfshirje në proceset vendimmarrëse lokale dhe kombëtare; veprimeve rinore lokale për të përmirësuar pozitën e të rinjve të pafavorizuar.

Rrisë angazhimin dhe nivelin e punësimit tek të rinjtë e margjinalizuar, në veçanti tek gratë e reja, nëpërmjet zhvillimit të aftësive dhe përfshirjes në iniciativat vullnetare. Si pjesë e aktiviteteve do të jenë fushatat informuese, trajnimet për zhvillimin e aftësive për punësim (rritja e nivelit të punësimit të të rinjve përmes trajnimeve, praktikave dhe aktiviteteve të mbështetura sipërmarrëse të të rinjve), dhe mbështetja për vullnetarizmin tek të rinjtë të pafavorizuar nga zonat rurale dhe qytetet më të vogla.

3) Nxisë dialogun demokratik në mesin e të rinjve të Kosovës, përmes ndërgjegjësimit dhe promovimit të barazisë gjinore, solidaritetit, marrëdhënieve ndërkulturore dhe kundër stereotipeve dhe dezinformimit, duke ngritur ndërgjegjësimin dhe fascilituar debate; shkëmbyer në mes të kolegëve; përfshirjes në diskutime të vazhdueshme të udhëhequra nga të rinjtë në Kosovë.

Thirrja ka në fokus rritjen e kapaciteteve për punësim dhe aktivizimin për angazhim social të të rinjve, veçanërisht të grave të reja, përmes trajnimeve për ngritjen e aftësive në kërkesë për punësim.

Problemet e identifikuara dhe ushtrimi i hartëzimit fillestar

Të rejat dhe të rinjtë, njerëz të të gjitha gjinive, nga zonat rurale dhe qytetet e vogla të Kosovës, të moshës 15-25 vjeç, përfaqësojnë grupin kryesor të synuar të projektit. Pozicioni i tyre karakterizohet nga mungesa e mundësive praktike për pjesëmarrje sociale dhe ekonomike. Me 53% të popullsisë nën moshën 25 vjeçare[1], Kosova ka popullsinë më të re në Evropë. Kjo rrethanë paraqet një presion të madh demografik dhe ekonomik mbi shoqërinë kosovare, pasi çdo vit një gjeneratë e të rinjve përfundon shkollimin dhe fillon të kërkojë punë.Për ta përkeqësuar edhe më shumë këtë situatë, sistemi arsimor i Kosovës nuk i përcjellë kërkesat e tregut të punës, kështu që të rinjtë e arsimuar nuk kanë njohuri konkurruese dhe shpeshherë duhet të bëjnë edhe përpjekje shtesë (përmes aftësimit profesional dhe përmirësimit të aftësive të buta) për t'i rritur shanset e tyre për punësim. Si rezultat, të rinjtë e moshës 15-24 vjeçare në Kosovë kanë një shkallë jashtëzakonisht të lartë të papunësisë prej 46,9%, në krahasim me atë të popullatës së përgjithshme prej 24,6%.[2]Niveli i papunësisë tek vajzat e reja (15-24 vjeç) është edhe më i lartë sipas të njëjtave statistika, në 61%, për dallim nga niveli i djemve të ri 40,8%, që tregon për diskriminim dhe përjashtim të shumëfishtë të vajzave të reja. Niveli i aktivizimit të të rinjve nga zonat rurale dhe qytetet e vogla në Kosovë mbetet i ulët pasi që ka mungesë të informacionit dhe njohurive për të drejtat e tyre, vlerat demokratike dhe rëndësinë e pjesëmarrjes në proceset sociale dhe proceset vendimmarrëse në të gjitha nivelet.

Qëllimi i trajnimeve

Ky aktivitet do të rrisë mundësitë për përfshirjen ekonomike të të rinjve dhe do të rrisë statusin e tyre në shoqëri. Për ta arritur këtë gjë, projekti do të përdorë skemën e Mbështetjes Financiare për Palët e Treta - FSTP për të organizuar aktivitete të ndryshme për ngritjen e kapaciteteve, me synim kryesisht në: rritjen e punësimit tek grupi i të rinjve të synuar. Përmes bashkëpunimit të drejtpërdrejtë dhe nën fascilitimin e Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës – APRK dhe Qendrave të Aftësimit Profesional, projekti KYP po organizon trajnime për të formësuar aftësitë e punës në përputhje me kërkesat e tregut të punës, që ofrohen posaçërisht për të rinjtë nga zonat rurale të interesuar në këto mundësi punësimi.

Modulet e trajnimeve

Projekti KYP në bashkëpunim me APRK-në do t'u ofrojë 50 kandidatëve të interesuar të ndjekin një nga modulet e trajnimit:

  1. Trajnim për aftësitë e buta (moduli ALMM/60 orë).
  2. Teknologjia e informacionit dhe komunikimi (modulet ALMM /afërsisht 70 orë).

Kriteret e pranimit:

  • Të rinjtë e moshës (18 – 24) që vijnë nga komuna e Deçanit, Fushë Kosovës, Gjakovës, Junikut, Obiliqit, Pejës, Rahovecit dhe Suharekës;
  • Të jenë të regjistruar në Zyrën përkatëse të Punësimit.

Marrë pasur parasysh shkallën e lartë të papunësisë së vajzave dhe grave, i inkurajojmë ato të aplikojnë për këtë mundësi.

Si të aplikoni?

HAPI 1: Shkarkoni formularin e aplikimit dhe plotësoni me informatat tuaja bazike në mënyrë elektronike.

HAPI 2: Formulari i plotësuar i aplikimit, CV-ja, dhe Diploma Arsimore mund të dërgohen në adresën e emailit: [email protected] dhe cc: [email protected] me titullin: ''Aplikim për pjesëmarrje - KYP'' dhe/ose dorëzoni kopjen fizike në Zyrën e Punësimit në komunën tuaj jo më vonë se 23.01.2023.

Aplikacionet e paplotësuara nuk do të merren parasysh për vlerësim.

Periudha e aplikimit është e hapur nga data 23.12.2022 deri më 23.01.2023.

Informata shtesë

Trajnimet pritet të zhvillohen gjatë muajve shkurt – prill 2023. Të gjithë kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen përmes emailit dhe telefonit. Trajnimet do të organizohen dhe mbahen në tri Qendra kryesore për Aftësim Profesional në Gjakovë, Prishtinë dhe Pejë. Për ta lehtësuar procesin dhe për të mundësuar qasje më të lehtë për të rinjtë në trajnime, CARE ofron mbështetje për transportin e të rinjve nga zonat rurale dhe qytetet e vogla. Vetëm kandidatët të cilët kanë ndjekur trajnimet e përzgjedhura në kohëzgjatje të plotë do të certifikohen.

[1]Raporti i Asistencës së BE-së për Kosovën https://eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/press_corner/education_for_the_future_en.pdf

[2]Agjencia e Statistikave të Kosovës, shtator 2020