business

Zyrtar për Administrimin e Teknologjisë Informative - Pejë

  • star Publikuar: 30-10-2024
  • star Skadon: 27-11-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucionet Qendrore
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Pejë
Shikime 695

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve - Agjencia e Punësimit të Kosovës shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit : Grupi i teknologjisë informative

Titulli i pozitës së punës: Zyrtar për Administrimin e Teknologjisë Informative

Klasa e pozitës: Profesional 2

Koeficienti/Paga: 5.1

Nr. i kërkuar: 1

Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar

Data e njoftimit: 28/10/2024

Afati për aplikim: 29/10/2024 - 27/11/2024

Institucioni: Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve - Agjencia e Punësimit të Kosovës

Departamenti : Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm

Divizioni : Zyra e Punësimit - Pejë

Vendi i punës: Pejë

Nr. i Referencës: RN00015088

Kodi:RPC0008627

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Administron rrjetin e internetit dhe intranetit ne Zyrën e Punësimit, Qendrën për Aftësim Profesional dhe me autorizim nga udhëheqësi edhe në Zyrat e Punësimit të tjera;
  • Është përgjegjës për funksionimin e internetit dhe intranetit;
  • Rregullon dhe eliminon problemet softuerike dhe harduerike dhe mbron sistemet informative nga viruset;
  • Ofron mbështetje për zyrtaret rreth përdorimit të Sistemit Informativ për Menaxhimin e Punësimit (SIMP);
  • Mirëmban, konfiguron dhe mundëson funksionimin e outlook-ut por edhe paketës se Office ne tërësi;
  • Administron konzollen e shfrytëzuesve te postes elektronike, bazën e të dhënave dhe ju mundëson të gjithë kompjuterëve të kenë qasje të përhershme;
  • Mirëmban kompjuterët, printerët dhe fotokopjet;
  • Rregullon dhe eliminon problemet softuerike dhe harduerike;
  • Merr pjesë në realizimin e zgjidhjeve që lidhen me rrjetet kompjuterike dhe mirëmbajtjen e sistemeve softuerike;
  • Kryen dhe detyra të tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.

Kërkesat e përgjithshme formale

Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor). Diplomë e nivelit të pestë të KKK, për fushën e TIK.

Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor) në fushën: Shkencave kompjuterike, Inxhinieri kompjuterike dhe softuerike, Informatikë inxhinierike, Teknologji e informacionit dhe Telekomunikim, Informatikë dhe Teknologji informative, InxhineriElektroteknike Kompjuterike me Telekomunikacion.

Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 1 (një) vit përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.


Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

Njohuri të plota dhe të specializuara në fushën e TI-se;

Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;

Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve;

Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;

Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;

Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale; Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.

Njohja e gjuhëve të huaj (e preferueshme).


Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  1. Letërnjoftimi i kompletuar dhe me afat/pasaporta me afat;
  2. Diplomat e kërkuara me konkurs të lëshuara nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diplomat janë fituar jashtë vendit, duhet te bashkëngjitet vërtetimi i nostrifikimit apo akti qe dëshmon se diploma e fituar jashtë vendit është ne procedure te nostrifikimit, me kusht qe nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të emërimit në pozitë;
  3. Kopjet e dëshmisë së punësimit (kontratën/kontratat dhe vërtetimin/vërtetimet) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë. Dëshmisë se punësimit jashtë institucioneve publike u bashkëngjitet së paku njëra nga dëshmitë mbështetësesi në vijim: pasqyrën e pagesave ne fondin e kursimeve pensionale dhe/apo pasqyrën e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personale;
  4. Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kandidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike)
  5. Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  6. Kopjet e dokumenteve tjera që provojnë plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Vëmendje: Referenca/Rekomandimi nuk e zëvendëson asnjërin nga dokumentet e sipërpërmendura dhe nuk mund të konsiderohen si dëshmi për të vërtetuar përvojën e punës, periudhën e punësimit apo masën disiplinore.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit (mund të vendoset tek pika 5 ose në fund tek të dhënat shtesë, sido që është më e lehtë teknikisht).

­Certifikatë mbi dënimet penale origjinale e lëshuar nga gjykata përmes së cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.

­Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.

­Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.

Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 12/12/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

Kriteret specifike shtesë

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

Mënyra e aplikimit

Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik(https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personat me aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen