business

Agjent Shitjesh, Analist Shitjesh, MARCHANDISER

  • star Publikuar: 27-04-2023
  • star Skadon: 27-05-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Eurolab
Kategoritë Shitje
Numri i pozitave 3
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 19703

EUROLAB INTERNACIONAL GRUP ështe një ndër kompanitë pioniere në sektorin e shitjes, distribucionit dhe importit të produkteve ushqimore dhe pijeve në Shqipëri.

Eurolab Kosova, pjese e Eurolab Internacional Grup, ka krijuar eksperience në shitje, distribucion, import/eksport dhe shërbime të tjera (marketing, zhvillim tregu dhe produktesh, veprime operacionale etj).

Sot jemi prezent në 8 tregje të Europës Juglindore: Shqipëri, Kosovë , Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnje-Hercegovinë, Serbi, Slloveni dhe Kroaci, duke e bërë Eurolab një nga partnerët më të besueshëm të markave premium si: Peroni, Asahi, Dom Perignon, Moet&Chandon, Craft Masters, Vinium Master, Bella Serata, Welfbrau etj.

Pozicioni i punë: Agjent Shitjesh

Lokacioni: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë

1. Arritja e Targetit të Shitjes

2. Zhvillimi i tregut sipas routes se percaktuar

3. Prezenca e produktit në treg dhe vizibiliteti ne pikat e shitjes

4. Manaxhimi I marredhenieve me kliente

5. Menaxhimi i Stokut sipas pikave

6. Ruajtja e cilësisë së produktit dhe sherbimit

7. Raportimi mbi ecurine e punes

Kualifikimet dhe Kërkesat

1.Diplomë e Shkollës së Lartë në Ekonomik, Administrim Biznesi apo fusha të tjera të ngjashme.

2. Minimum 3 vjet përvojë në shitje në industrinë FMCG

3. Kuptimi i procesit dhe dinamikës së shitjeve

4. Njohuri të mira në paketën Microsoft Office.

5. Njohuri të një gjuhe të huaj, preferohet anglisht

6. Leje drejtimi kategoria B

7. Të ketë komunikim shumë të mirë verbal dhe me shkrim

8. Të ketë aftësi shumë të mira negociuese

Pozicioni i punë: Analist Shitjesh

Lokacioni: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë

1. Realizon analiza të detajuara të shitjeve, performances së shitjes.

2. Përgatit parashikime për shitjet bazuar në vleresimet e tregut dhe statistikat e kryera.

3. Bashkepunon me departamentin e shitjes për të siguruar integritetin e të dhënave në sistemin elektronik.

4. Performon analiza komplekse dhe zgjidh probleme.

5. Realizon implementime në sistem.

6. Përpilon/paraqet raporte dhe statistika sipas kërkesave/nevojave të drejtuesve dhe departamenteve të kompanisë.

7. Evidenton dhe analizon të dhënat për të mbeshtetur vendimet e drejtimit.

8. Cdo detyrë tjetër në lidhje me funksionet e saj, e caktuar nga eproret e drejtperdrejtë.

Kualifikimet dhe Kërkesat

1.Diplome universitare me drejtim ekonomik

2. Eksperiencë pune ne role te ngjashme te pakten 3 vjet, avantazh eksperienca ne FMCG.

3. Aftesi teknike ne perdorimin e softëare financiare.

4. Perdorues shume i mire i MS Office, specifikisht programit excel.

5. Aftesi shume te mira komunikuese .

6. Aftesi të punës në grup.

7. Aftësi të spikatura analitike.

8. Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze të folur dhe të shkruar.

Pozicioni i punë: MERCHANDISER

Lokacioni: Prishtinë

Përshkrimi i shkurtër i pozicionit të punës:

1. Promovimi dhe shitja e produkteve sipas rutit të lëvizjes

2. Implementimi i programit dhe aktivitetit sipas standarteve të kompanisë

3. Vendosja dhe vizibiliteti i produkteve nëpër rafte sipas kërkesave të

kompanisë dhe standarteve.

4. Monitorimi dhe analizimi I tregut dhe konkurrencës

5. Krijimi dhe forcimi i marrëdhënieve me klientin dhe Pikave të shitjes

6. Raportimi, përgatit dhe dërgon raporte sipas instruksioneve të menaxherit të linjës

7. Sigurohet për të marrë të dhëna për stokun si dhe për vizibilitetin e produktit

8. Asiston stafin e pikave të shitjes për të zhvilluar biznesin me produktet

e kompanisë.

Kualifikimet dhe Kërkesat

1. Diplomë Bachelor në biznes, marketing, ekonomik ose në një nga fushat e ngjashme

2. Minimumi 1 vit eksperiencë të mëparshme pune në FMCG (Shitje, merchandaising, marketing)

3. Kuptimi i kërkesave të konsumatorit dhe Dinamikave.

4. Aftësi shumë të mira në shërbim klienti

5. Njohuri të mira të paketës Microsoft Office

6. Aftësi shumë të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar

7. Preferohet të ketë njohuri të gjuhës angleze.

Per aplikim dergoni CV në: [email protected]