Kategoritë
Bankë
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
1539
Konkurs për vend pune
Institucioni Financiar Jo Bankar “Lesna” sh.a. fton të gjithë të interesuarit të cilët janë të motivuar në arritjen e rezultateve në fushën e kredisë që të aplikojnë për pozitën në vijim.
Pozita: Menaxher/e i Degës – Prishtine
Përgjegjësitë:
- Të drejtoj të gjitha aspektet operacionale të degës duke përfshirë shitjen dhe shërbimin ndaj klientit;
- Të udhëheqë, suportoj dhe mbikëqyrë punonjësit e degës në planifikimin dhe arritjen Menaxhon portfolion e degës dhe te gjitha punët lidhur me aktivitetin kreditor,
- Menaxhon stafin e degës dhe definon prioritetet për punën e tyre ne përputhshmëri me procedurat e IFJB Lesna- se,
- Kontribuon ne përpilimin e planeve strategjike te IFJB Lesna- se.
- Merr pjese ne mbledhjet e komitetit kreditor te degës kur kërkohet,
- Vlerëson performancen e stafit te degës se bashku me përgjegjësit e tij dhe propozon trajnimet e nevojshme,
- Kontrollon kualitetin e te dhënave lidhur me kredit e degës dhe respektimin e afateve për regjistrimin e kthimeve dhe shpërndarjeve te kredive ne databaze,
- Koordinon punën ne mes te degës dhe zyrës qendrore te IFJB Lesna- se.
- Planifikon dhe Menaxhon shpenzimet e funksionimit te degës ku punon,
- Kontrollon dokumentet qe transmetohen nga stafi i degës ne Zyrën Qendrore ne Prishtine,
- Kontrollon dhe është përgjegjës për kompletimin dhe sistemimin e dokumentacionit lidhur me kredit dhe dokumentacionin financiar lidhur me shpërndarjen dhe kthimin e kredive,
- Dhe detyra te tjera qe i caktohen nga menaxhmenti.
Kushtet e kerkuara:
- Diplomë universitare në ekonomi apo në një fushë të ngjashme
- Minimum 3 vite përvojë pune ne menaxhim ne fushën e institucioneve financiare
- Aftësitë drejtuese dhe menaxhuese, si dhe fokusim tek klientët dhe rezultatet;
- Aftësi ne menaxhimin e stafit dhe monitorimin e punës se tyre,
- Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit, dhe i gatshëm për punë në ekip,
- Njohuri shume të mira të punës me kompjuter
- Njohuri të gjuhës angleze
- Të posedoj patentë shofer
Si të aplikoni?
Aplikimi në Institucionin Financiar Jo Bankar “Lesna” sh.a. bëhet përmes postës elektronike, duke dërguar CV-në tuaj, dokumentet mbi kualifikimet si dhe një letër motivuese, në e-mail: [email protected] , duke cekur në subjekt titullin e pozitës për të cilën aplikoni. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë.
Afati i fundit për aplikim: 18/10/2024