business

Punëtore Teknike

  • star Publikuar: 27-08-2025
  • star Skadon: 10-09-2025
Kategoritë Mirëmbajtje
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

INSTITUCIONI PARASHKOLLOR MILINGONAT

Në bazë të Nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L – 212, ( Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr. 90/2010), Nenit 5, pika C të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr. 03/L – 068, IP ‘’Milingonat’’ – shpall:

K O N K U R S

  1. Punëtore Teknike – Orari i plotë

Aplikacioni i kompletuar për pozitën Punëtore Teknike duhet të ketë këto dokumente:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar ( i cili merret në Institucionin Parashkollor ‘’Milingonat’’ në Lagjen Kodra e Trimave, Rruga ‘’Vëllezërit Fazliu’’, Prishtinë);
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë)
  • Dëshmi të përvojës së punës.

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes për pozitën Punëtore Teknike:

  1. Të ketë të kryer arsimin bazik;
  2. Të ketë së paki 1 vit përvojë pune përkatëse.

Detyrat dhe përgjegjsitë për punëtore teknike

  • Mirëmbanë ambientet mbrenda objektit si: klasat, korridore, toalete, zyre, dritare, dyer dhe jep përgjegjësi për nivelin e pastërtitsë në këto ambiente.
  • Bënë pastrimin gjeneral të klasëve (xhama, dysheme, tavolina, karrige) sipas nevojes një herë në javë apo një herë në dy javë. Pastron qarqafët e fëmijëve dhe hekuros të njejtit një herë në javë apo edhe më shpesh sipas nevojes.
  • Mbanë përgjegjësinë për detergjentët dhe mjetet tjera të higjienës që merr në shfrytzim nga administrata e kopshtit.
  • Siguron që detergjentët dhe mjetet higjenike janë në vend të përshtatshëm, ku fëmijët nuk mund të kenë çasje.
  • Kryen edhe detyra tjera të caktuara nga Drejtoresha.

Kandidatët me kualifikime jo përkatëse dhe ata të pakualifikuar sipas këtyre ligjeve dhe Udhëzimeve Administrative nuk do të merren në shqyrtim.

Sqarime shtesë:

  • Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen kopje në I.P Milingonat dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.
  • Mosplotësimi i saktë dhe i qartë i formularit të aplikimit, aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.
  • Informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).
  • Për intervistë do të ftohen vetëm kandidatët që i plotësojnë më së miri kushtet ligjore dhe kriteret e përcaktuara si më lartë.

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në mjetet e informimit publik, duke filluar nga data e publikimit me: 27.08.2025 deri më datën 10.09.2025.

Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet në Institucion Parashkollor ‘’Milingonat”, në adressen: rr. ‘’Vëllezerit Fazliu’’ pn. në Kodrën e Trimave, nga ora 09:00 – 15:00.