business

Përfaqësues i Shitjes dhe Marketingut në HoReCa

  • star Publikuar: 24-03-2023
  • star Skadon: 02-04-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Buçaj Sh.p.k
Kategoritë Shitje
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Lipjan
Shikime 15155

Korporata BUÇAJ shpall konkurs për pozitën “Përfaqësues i Shitjes dhe Marketingut në HoReCa”

Përgjegjësitë për pozitën

  • Përgjegjës për kontaktimin e blerësve të rinj në lëminë e hoteleve, restauranteve, kafiterive (Horeca), si dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me klientët ekzistues;
  • Bën vizita të rregullta të pikave të kontraktuara për të kuptuar nga afër nevojat e tyre;
  • Përgjegjës për krijimin e raporteve të shëndosha me blerësit;
  • Përgjegjës për identifikimin e blerësve potencial të ri;
  • Përkujdeset që kushtet dhe termet e kontratës për produktet e brendeve të caktuara të kompanisë janë duke u respektuar nga të dy palët;
  • Përgjegjës për zgjerimin e asortimantit të produkteve të brendeve të kompanisë;
  • Raporton në baza ditore/javore për punën që realizon me pikat e caktuara (Power Point – Gjuhe Angleze);
  • Kontrollon prezencën e asortimantit të produkteve në pikat shitëse dhe raporton për prezencën e tyre (Pack Count per table – LAS +18);
  • Është përgjegjës të përcjellë aktivitetet e konkurrencës: promocionet, aksionet, lojërat shpërblyese dhe jep propozime për tu ballafaquar me konkurrencen direkte;
  • Është përgjegjës të paraqes të gjitha vërejtjet/pengesat e mundshme ne treg dhe propozon masa për zgjidhjen e tyre;
  • Përgjegjës për organizimin dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve nëpër të gjitha eventet dhe festivalet pjesëmarrëse nga ana jonë konform kushteve dhe rregullave në treg per tobacco kompani;
  • Përgjegjes per menaxhimin e ekipeve: CEX & F2F ne HoReCa & LAMP;
  • Të jetë fleksibil dhe i gatshëm për të qenë pjesmarrës në orare të ndryshme sipas nevojës dhe aktiviteteve që mbahen në HoReCa;
  • Mbanë kontakte të vazhdueshme me personat nga prodhuesi dhe raporton ҫdo herë në kohë.

Kualifikimet e kërkuara

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme - preferohet të kenë diplomë universitare;
  • E preferuar 1 vit përvojë pune në shitje;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
  • Të aftë të punojnë në ekip dhe të pavarur;
  • Të jenë të aftë të punojnë me mbikëqyrje minimale;
  • Kandidatët duhet të kenë aftësi të punës ekipore dhe fleksibilitet;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të punës nën presion;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të ekipës;
  • Të posedojnë aftësi të mira ndërpersonale;
  • Të kenë njohuri të gjuhës angleze dhe paketes Microsoft Office.

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV ose aplikacionin e korporatës Buçaj përmes e-mail adresës elektronike në: [email protected]. Aplikacioni gjendet në faqen zyrtare www.bucaj-ks.com. CV apo aplikacioni mund të dërgohet edhe fizikisht tek zyrat e Korporatës Buçaj me adresë Magjistralja Prishtinë-Shkup, km 10 p.n. Lipjan.

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit. Konkursi do të jetë i hapur nga data 24 Mars 2023 deri më 02 Prill 2023.